By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dinjiteti shqiptar dhe torturat serbe në 13 burgje
June 8, 2025
Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës
June 8, 2025
Kombëtarja e Kosovës po stërvitet për përballjen e radhës
June 8, 2025
Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren
June 8, 2025
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përshpejtimi i integrimit evropian në fokus të Samitit të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Përshpejtimi i integrimit evropian në fokus të Samitit të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore
Rajon / Botë

Përshpejtimi i integrimit evropian në fokus të Samitit të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore

Kosova Times
Last updated: 2024/06/14 at 12:12 AM
Kosova Times Published June 13, 2024
Share
SHARE

Mesazhet për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE), ruajtja e paqes dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, thellimi i bashkëpunimit rajonal dhe afrimi me tregun e përbashkët evropian, ishin në fokus të samitit të krerëve të shteteve dhe të qeverive të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SEECP).

Samiti u mbajt të enjten në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku pjesëmarrësit vlerësuan punën e deritanishme të këtij forumi, para se gjithash në “mbylljen e çështjeve të hapura, ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe atë të bashkëpunimit për arritjen e qëllimit të përbashkët- flamurin e Bashkimit Evropian”.

Në këtë samit rajonal, morën pjesë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe ai i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Presidenti malazez mori pjesë në cilësinë e ish-shtetit kryesues me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore ndërsa presidenti shqiptar në cilësinë e kryesuesit e ardhshëm me këtë forum rajonal.

“Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të kontribuar në ruajtjen e paqes në Evropë, ndërtimin e një kontinenti demokratik, të sigurt dhe të begatë”, tha presidentja maqedonase, Gordana Siljanovska Davkova.

Përshpejtimi i integrimit evropian dhe avancimi i bashkëpunimit rajonal janë me rëndësi në bashkëpunimin e mëtejmë me shteteve, theksoi presidenti malazez, Jakov Milatoviq.

“Është e rëndësishme që ne të qëndrojmë me vendosmëri në rrugën e zhvillimit demokratik dhe sundimit të ligjit, sepse vetëm kështu shoqëritë tona mund të avancojnë në mundësinë e ofruar nga entuziazmi i zgjuar dhe momenti i ri që kemi në Bruksel për zgjerimin e unionit”, tha Milatoviq.

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj tha se Shqipëria si kryetare e ardhshme do të mbetet proaktive në mbështetjen e bashkëpunimit rajonal.

“Shqipëria do të fokusohet në një sërë prioritetesh për anëtarësimin në BE, stabilitetin ekonomik, agjendën e gjelbër dhe digjitale, turizmin, kulturën”, tha Begaj.

Ndër zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu si dhe kryetari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beqiroviq.

Shtetet tjera u përfaqësuan në nivele të përfaqësuesve të ministrive të jashtme dhe të ambasadorëve.

Në mesin e tyre ishte edhe shefi i diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis, që shënon edhe takimin e parë të një zyrtari të lartë grek me presidenten e re maqedonase, Gordana Siljanovska Davkova, e cila refuzon të përdor emrin e shtetit Maqedonia e Veriut, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta në Athinë.

Në Samit morën pjesë edhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian; zëvendësdrejtori në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme të BE-së, Marko Makovec dhe përfaqësuesja e Komisionit Evropian, Ana Veziroglu.

Paraprakisht, është mbajtur takimi i përfaqësuesve të Ministrive të Punëve të jashtme në të cilin është biseduar për “marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore” dhe “aspiratat për integrimin në strukturat euroatlantike”.

Bujar Osmani në cilësinë e kryesuesit të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SEECP) dhe ministër i aktual i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut është takuar me zëvendësministren e jashtme të Greqisë, Aleksandra Papadopulo më të cilën kanë biseduar kryesisht për integrimin evropian dhe detyrimin për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

“Kemi biseduar për përkushtimin e dy shteteve jo vetëm për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, por edhe për mbështetjen që Athina i jep vendit tonë në procesin e integrimit evropian. Marrëveshja e Prespës është më shumë se sa një marrëveshje për çështjen e emrit. Ajo është shtylla e integrimit evropian dhe e forcimin të fqinjësisë mes dy vendeve”, ka thënë Osmani.

Një ditë para takimit ministror dhe Samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive, në Shkup u mbajt takimi vjetor i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), i cili është organ ekzekutiv i Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SEECP) .

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani e cilësoi përfundimin e presidencës njëvjeçare të këtij procesi si fitore të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut sepse të mërkurën në Shkup u arrit marrëveshje për sekretarin e ardhshëm të përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Funksionin do ta ushtrojë Amer Kapetanoviq nga Bosnja dhe Hercegovina.

Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është një iniciativë për bashkëpunim rajonal, që është lansuar më 1996.

Ajo synon të forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis shteteve të Evropës Juglindore dhe ta transformojë këtë rajon në një fushë të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit, me synimin kryesor të integrimit të plotë në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Vendet anëtare të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania, Bosnje e Hercegovina, dhe Serbia.

You Might Also Like

Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm

Publikohen pamjet e ndjekjes së të miturit që qëlloi kandidatin presidencial të opozitës kolumbiane

Sulm i fuqishëm me dron në Moskë. Aeroportet janë mbyllur, fabrika është në flakë…

Trumpi dërgon Gardën Kombëtare në Los Angeles pas përleshjeve të dhunshme

Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në mitingu

Kosova Times June 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Prigozhin shfaqet pas disa javësh dhe konfirmon largimin e Wagnerit nga Ukraina

Kosova Times Kosova Times July 19, 2023
Brenda asaj që ka mbetur në Avdivkan e pushtuar nga Rusia
Man United insiston për De Ligt, gati oferta
16 të vdekur në stuhinë që ka mbuluar BE-në: Italia e goditur rëndë, gjendja kritike në Firence
Diaspora e Maqedonisë së Veriut e voton bindshëm Bujar Osmanin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?