By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Imazhi i Kosovës së lirë, të varur nga ndërkombëtarët!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Imazhi i Kosovës së lirë, të varur nga ndërkombëtarët!
Opinion

Imazhi i Kosovës së lirë, të varur nga ndërkombëtarët!

Kosova Times
Last updated: 2024/06/14 at 6:54 AM
Kosova Times Published June 14, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Me “Paradën Ushtarake” të FSK-së me 12 Qershor në sheshin kryesor në Prishtinë u tentua të krijohet përshtypja sikur Kosova është vendi i i lirë dhe më i fuqishëm në rajonin e Ballkanit të kërcënuar nga lufta dhe trazirat. Mirëpo, prezenca e forcave paqeruajtëse në Kosovë na e thotë të kundërtën!

Politikanët janë të përkohshëm, atdhetarët janë të përjetshëm

Një politikan që vjedh buxhetin e shtetit e vjedh arkën e shtetit, një politikan që i vjedh ndihmat humanitare i vjedh edhe ndihmat e mërgimtarëve, një politikan që e vjedh votën e qytetarit e vjedh edhe kafshatën e gojës së nevojtarit. Janë këta politikanët e vodhën të ardhmen e qytetarëve.

Një popull që përfiton subvencione nga shteti pa e punuar tokën e vet nuk e meriton më mirë dhe vetvetiu bëhet pjesë e vjedhjes së shtetit bashkë me pushtetarët. Një popull që përfiton statusin e veteranit të luftës pa qenë fare pjesë e luftës çlirimtare nuk e meriton të jetoj i lirë. Manifestimet e Ditës së Çlirimit i nxorën në shesh të gjitha shkathtësitë e përfitimit personal, gjegjësisht të personalizimit të meritave e të tjerëve nga politikanët në pushtet.

Rrallë herë gjatë historisë ka ndodhur ajo që po ndodh tani. Në krye të institucioneve më të larta të shtetit kanë zënë vend njerëzit pa asnjë meritë personale në çlirimin e vendit.

Në këtë moment më bien ndërmend fjalët e babait tim të ndjerë (Halil Zeqa), i cili kah fundi i viteve të ’90-ta m’i tha këto fjalë, po citoj; “Do të vije dita kur çdo gjë do të harrohet, ju që sot po e rrezikoni jetën për të mirën e vendit nesër do të harroheni nga të gjithë”!

Dhe vërtetë, pa kaluar një gjysmë shekulli, jo vetëm që u harruan në tërësi aktivistët dhe veprimtarët e viteve të ’90-ta, u harruan edhe ata që u sakrifikuan më së shumti gjatë luftës çlirimtare. U harruan çlirimtarët, u harruan luftëtarët e lirisë, u harruan invalidët dhe veteranët e luftës çlirimtare, u harruan familjet e dëshmorëve.

Kurse vendin e tyre e zunë përfituesit dhe hamshorët e politikës ditore, zuzarët dhe zvarranikët e të gjitha pushteteve të pasluftës të cilët përfituan nga të gjitha pushtetet e pasluftës, duke u shtyrë me bërryla për t’u ulur në rreshtin e parë të gardës shtetërore, për t’u dukur në syrin e popullit që janë shtetar të devotshëm!

Mirëpo, kjo nuk është e keqja më e madhe! Për fatin e keq, u joshen me nga një “zallog” nga pushteti siç thoshte Adem Demaçi, edhe një pjesë e njerëzve të ndershëm, për t’ua bërë më të lehtë punën pushtetarëve në raste ceremoniale, siç ishte rasti në aktivitetet e shënimit të “Ditës së Paqes” pa qenë fare Dita e Çlirimit në krye të festave zyrtare shtetërore!

Me prezencën e miqve të shumtë ndërkombëtar në Ditën Çlirimit, madje edhe të atyre që ishin kundër ndërhyrjes së forcave të NATO-s, pushtetarët deshën të mbulojnë realitetin e hidhur në të cilin e sollën Kosovën 25 vite pas çlirimit, nën sanksione të BE-së dhe të anashkaluar nga vëmendja e ShBA-ve. Deklaratat kontradiktore të dy ambasadorëve amerikan për Kosovën, të njërit në Beograd (Hill) dhe tjetrit në Prishtinë (Hovenier) e dëshmojnë shpërqendrimin e amerikanëve në Ballkan.

You Might Also Like

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

Analiza: Moldavia Voton Mes Varfërisë, Migracionit dhe Lodhjes së Thellë

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times June 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mot i khjellët në Shqipëri

Kosova Times Kosova Times May 27, 2025
Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, Krasniqi: Nderojmë paraardhësit e vendit për përkushtimin
Elita e basketbollit rikthehet me përballje interesante
Ajax bëhet me trajner të ri
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?