By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli njofton pauzë ushtarake në rrugën e Gazës, për lehtësimin e rrjedhës së ndihmave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli njofton pauzë ushtarake në rrugën e Gazës, për lehtësimin e rrjedhës së ndihmave
Rajon / Botë

Izraeli njofton pauzë ushtarake në rrugën e Gazës, për lehtësimin e rrjedhës së ndihmave

Kosova Times
Last updated: 2024/06/16 at 6:42 PM
Kosova Times Published June 16, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite tha të dielën se do të mbajë pauza të përditshme taktike në aktivitetet e veta ushtarake përgjatë rrugës kryesore në jug të Rripit të Gazës, për të lejuar futjen e më shumë ndihmave humanitare në enklavën palestineze.

Organizatat ndërkombëtare humanitare kishin paralajmëruar për një rritje të krizës humanitare në këtë pjesë të enklavës.

Ushtria tha se do të vazhdojnë luftimet në qytetin Rafah, ku Izraeli thotë se po e lufton bastionin e fundit të madh të Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ajo njoftoi se aktivitetet ushtarake do të ndalen prej orës 5:00 deri në orën 16:00 gjatë ditës, deri në njoftimin e radhës, përgjatë rrugës e cila lidh pikëkalimin Shalom me rrugën Salah al-Din dhe veriun.

Me gjithë trysninë në rritje për një armëpushim në Gazë, arritja e marrëveshjes për ndaljen e luftimeve duket larg, tetë muaj pasi ka filluar lufta në enklavën palestineze.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha këtë javë se nuk pret të arrihet një marrëveshje armëpushimi për luftën në Gazë në një të ardhme të afërt, pasi një propozim i mbështetur nga SHBA-ja dhe të tjerët, nuk është pranuar plotësisht nga Izraeli apo Hamasi.

Izraeli e nisi luftën, duke u zotuar për ta shkatërruar Hamasin, pasi grupi radikal palestinez i vrau rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, si dhe i rrëmbeu mbi 250 të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit.

Më shumë se 100 pengje u liruan gjatë një armëpushimi njëjavor në nëntor, në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli.

Më shumë se 37.000 palestinezë janë vrarë gjatë tetë muajve bombardime dhe sulme tokësore të Izraelit në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Lufta e ka kufizuar dukshëm rrjedhën e ndihmave ushqimore, barnave dhe furnizimeve të tjera për palestinezët, të cilët po përballen me uri të madhe. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara thonë se mbi 1 milion njerëz në Gazë mund të përjetojnë shkallën më të lartë të urisë kah mesi i korrikut.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

TAGGED: #Gazë, #Lehtësimi i rrjedhës së ndihmave, #Pauzë ushtarake
Kosova Times June 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bjellorusi në Poloni qëndroi në çatinë e një makine dhe i tregoi se ku të shkonte. Pastaj vrapoi lakuriq

Kosova Times Kosova Times April 16, 2025
Sekreti vdekjeprurës i Siçilisë: Kërkimi për informacion sekret në jahtin e fundosur të një miliarderi britanik
Borell: Në Pragë po krijojmë një rend të ri pa Rusinë
“Ai është kumbar i Vuciqit do ju vrasë të gjithëve” : Zbulohen detaje horror, pas pamjeve tronditëse nga lagjja…
Osmani viziton Defender Europe `25: Kosova po shkruan një kapitull të ri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?