By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tre ditë në Napoli: Pica e parë në botë, sekrete nëntokësore dhe sharmi i parezistueshëm i kaosit
June 14, 2025
Përmbyset autobusi me studentë ukrainas në Francë, 4 të vdekur
June 14, 2025
Katalonja ndalon plotësisht përdorimin e telefonave celularë në shkollat ​​fillore dhe të mesme
June 14, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 14, 2025
Moti në Shqipëri me diell
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mitaj thotë se Italia është harruar dhe se fokusi është te Kroacia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Mitaj thotë se Italia është harruar dhe se fokusi është te Kroacia
Sport

Mitaj thotë se Italia është harruar dhe se fokusi është te Kroacia

Kosova Times
Last updated: 2024/06/17 at 3:50 PM
Kosova Times Published June 17, 2024
Share
SHARE

Mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj, ka deklaruar se gjithë përqendrimi i skuadrës është te ndeshja e ardhshme me Kroacinë.

Të dy kombëtaret do të përballen të mërkurën në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B. Shqipëria vjen në këtë ndeshje pas një humbjeje të ngushtë ndaj Italisë me rezultatin 2-1, ndërsa Kroacia ka pësuar një humbje të thellë nga Spanja me rezultatin 3-0.

Mitaj është shprehur se skuadra ka lënë pas ndeshjen me Italinë dhe po përgatitet me seriozitet për përballjen me Kroacinë. “E kemi harruar ndeshjen me Italinë dhe mërzinë që patëm nga ajo ndeshje. Ne po përgatitemi dhe e kemi analizuar mirë Kroacinë. Duam të futemi në fushë dhe të luajmë futbollin tonë”, ka thën ëai. “Tani na intereson vetëm Kroacia dhe ishalla marrim rezultatin më të mirë e pastaj të shohim ndeshjen me Spanjën.”

Mitaj ka theksuar rëndësinë e përgatitjes taktike dhe analizës së kundërshtarit. “I dimë cilësitë që ka Kroacia dhe sa e fortë është si skuadër. Sot është stërvitja që do të jemi të gjithë bashkë, dje ka qenë më shumë stërvitje rikuperimi. Sot do t’i analizojmë më shumë taktikisht dhe si do të futemi ne në fushë. Sot është dita që do të përgatitemi për Kroacinë. Kroacia të gjithë repartet i ka të forta, besoj se mbrojtjen kanë pikën më të fortë”, ka thënë ai.

Mitaj gjithashtu ka pranuar se grupi në të cilin ndodhet Shqipëria është shumë i vështirë, duke e quajtur atë “Grupi i vdekjes”. “Ne nuk i nënvlerësojmë kundërshtarët, ashtu siç e kanë thënë të gjithë është ‘Grupi i vdekjes’. Kroacia mund të marrë edhe vendin e parë. Të përgatitemi, të analizojmë kundërshtarin dhe të japim më të mirën në fushë për të marrë një rezultat të mirë”, ka thënë ai.

Duke përmendur lojtarët kyç të Kombëtares, Mitaj ka shprehur besimin se ata mund të bëjnë diferencën në ndeshjet e ardhshme. “Besoj se në përgjithësi të gjithë ne mund të luftojmë për të luajtur sa më mirë me Kombëtaren. Kemi lojtarë si Broja me cilësitë e tij dhe Asani me goditjet e tij. Të luajmë sa më mirë dhe ta çojmë Kombëtaren sa më lart. Të gjithë lojtarët, por mendoj se Broja mund të jetë lojtari që mund të bëjë dëm”, ka thënë ai.

You Might Also Like

Shikoni si u soll Ronaldo me një tifoz të paedukatë që i kërkoi një foto

Duka përkujton Vokrrin: Një mik i rrallë, një simbol i futbollit në Kosovë

Kosova – Komoret, formacionet

Shtatë vjet pa legjendën e futbollit

Kosova përmbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Komoreve

TAGGED: #Italia, #Kombëtarja e Shqipërisë, #Kroacia, #Mario Mitaj, Euro 2024
Kosova Times June 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj dhe Rohde flasin për gjendje e krijuar në Kosovë

Kosova Times Kosova Times June 15, 2023
Plazhet e virgjera dhe një parajsë që do të zhduket në vitin 2050
Pse u përkeqësuan marrëdhëniet midis Putinit dhe Erdogan?
Skandali në Itali, Boccia: Sangiuliano po shantazhohet! Në bisedat tona ka mesazhe pikante, regjistrova…
Hudhra është një nga barishtet më të gjithanshme dhe më të dobishme, por këto 5 kategori njerëzish nuk duhet ta hanë atë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?