By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova sot ia dorëzoi Serbisë mbetjet e tre trupave të vrarë gjatë luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova sot ia dorëzoi Serbisë mbetjet e tre trupave të vrarë gjatë luftës
Lajme

Kosova sot ia dorëzoi Serbisë mbetjet e tre trupave të vrarë gjatë luftës

Kosova Times
Last updated: 2024/06/18 at 1:59 PM
Kosova Times Published June 18, 2024
Share
SHARE

Mbetjet e tre trupa të qytetarëve serbë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, u janë dorëzuar autoriteteve të Serbisë, të martën, në pikën kufitare në Merdarë.

Siç u raportua, bëhet fjalë për trupat e Svetisllav Xhapos, Perka Mlladenoviqit dhe Momir Millenkoviqit.

Deri sot trupat e tyre janë mbajtur bashkë me 280 mbetje të tjera të paidentifikuara në morgun e Prishtinës.

Ditor Haliti, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka thënë për Radion Evropa e Lirë se mbetjet e trupave që u dorëzuan sot, janë mbajtur në Institut që nga paslufta, por ka pasur probleme për identifikimin e tyre.

“Kanë qenë në Institut, sepse nuk kanë mundur të identifikohen gjatë kësaj kohe për arsye se familjarët nuk kanë dhënë mostra të gjakut që të mund të identifikohen. Vitin e kaluar janë dhënë mostrat e gjakut të familjarëve edhe janë dërguar mostra shtesë të ADN-së, të cilat na kanë dhënë rezultatet e atyre që janë të identifikuar”, ka thënë ai.

Për pranimin e këtyre trupave kanë njoftuar edhe autoritetet e Serbisë. Sipas Qeverisë në Beograd, ata janë vrarë në Ferizaj, Prizren dhe Prishtinë në vitin 1999.

Lilana Millenkoviq, bashkëshortja e Momir Millenkoviqit, tha në Merdarë se ai ishte kidnapuar më 29 gusht 1999, në Prizren, ku kishte shkuar për ta vizituar shtëpinë. Që atëherë, tha se nuk ka ditur asgjë për të.

“Falë Zotit që e gjetëm, të paktën të dimë ku është varri, ku ta ndezim qiriun. Deri më tani gjithçka ka qenë e paqartë”, tha ajo.

Haliti ka thënë se në Institut ka ende shumë mbetje mortore të paidentifikuara.

“I kemi 280 trupa (mbetje kockore) që nuk kanë përputhje me mostrat e gjakut, janë të dy komuniteteve, serbë dhe shqiptarë. Po punohet edhe në rrafshin e zhvarrimeve që janë bërë vitin e kaluar, por edhe rishikimin e mbetjeve mortore që janë”, ka thënë ai.

Haliti, po ashtu, ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës, Policia e Kosovës, misioni i EULEX-it e Komisioni qeveritar për të pagjeturit, janë duke i vazhduar kërkimet për mbetje mortore, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Gjatë luftës së viteve 1998/’99 në Kosovë u vranë rreth 13.000 njerëz, 10.794 shqiptarë, 2.119 serbë, ndërsa të tjerët u përkasin etnive të tjera.

Nga rreth 6.000 njerëzit e zhdukur me forcë atëkohë, të pagjetur sot mbeten edhe më shumë se 1.600 persona. Shumë prej të zhdukurve u gjetën ndër vite nëpër varreza masive në Serbi.

Sipas Komisionit qeveritar të Kosovës për persona të pagjetur, gjatë vitit 2023 u gërmua në 15 lokacione brenda territorit të Kosovës, që ndërlidhen me procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur, si dhe në një lokacion në Serbi.

“Të zhvarrosura janë mbetjet mortore të njëzet individëve – viktima të luftës, edhe pse numri i personave të zhvarrosur dhe identiteti i tyre do të përcaktohen pasi të përfundojnë të gjitha ekzaminimet mjekoligjore dhe identifikimi përmes analizës së ADN-së”, thuhet në raportin e Komisionit qeveritar të Kosovës.

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

TAGGED: #Kosova, #Mbetjet mortore, #Momir Millenkoviq, #Perka Mlladenoviq, #Serbia, #Svetisllav Xhapo
Kosova Times June 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Reagimi i parë nga Rusia: Nëse NATO mbyll qiellin mbi Ukrainën, kjo do të thotë luftë me NATO-n

Kosova Times Kosova Times September 15, 2025
Rusia vuan ditët më vdekjeprurëse të njëpasnjëshme pasi Putini humbi gati 4,000 trupa në 48 orë përpara sulmit masiv në Kursk
Skandal, pajisjet elektronike hidhen në kamion pa përgjegjshmëri
Rashiti: BE-ja të mos hezitojë, Kosova dhe Serbia kanë thënë ‘po’
Hill: Vendimi i BQK-së për dinarin, një befasi e panevojshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?