By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit
June 27, 2025
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pasnesër nis RLIOF 2024 me temën ‘T’knoft zemra’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Pasnesër nis RLIOF 2024 me temën ‘T’knoft zemra’
Lajme

Pasnesër nis RLIOF 2024 me temën ‘T’knoft zemra’

Kosova Times
Last updated: 2024/06/19 at 11:12 AM
Kosova Times Published June 19, 2024
Share
SHARE

Festivali Ndërkombëtar i Operas – Ramë Lahaj, edicioni i katërt, do të mbahet mes datave 21 korrik dhe 2 gusht. Festivali do të hapet me mbrëmjen ‘Nexhmije Pagarusha’, dedikuar muzikës shqipe dhe do të përmbyllet me gala mbrëmjen ‘Ramë Lahaj & Friends’.

 

Sipas njoftimit nga RLIOF, ky edicion përfshin ekspozitë, masterklasë dhe pesë mbrëmje muzikore.

“Ekspozita – Galeria e Fakultetit të Arteve, 21 korrik, mbrëmja ‘Nexhmije Pagarusha’ – Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, 22 korrik, masterklasë –  Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, 23-27 korrik, Opera Night – Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, 24 korrik, Ensemble Evening – Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, 26 korrik,  New Generation – Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, 28 korrik, Gala Mbrëmja ‘Ramë Lahaj & Friends’ me Orkestrën e Operës së Kosovës – Sheshi ‘Skënderbeu’, 2 gusht”, thuhet në komunikatën për medie të RLIOF.

Më tutje në njoftim thuhet se edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Operës – Ramë Lahaj do të bashkojë zëra nga e gjithë bota për ta nderuar trashëgiminë muzikore të bartur ndër breza. Frymëzuar nga kujtimet e tenorit Ramë Lahaj, i rritur me këngët e njohura të muzikës shqipe, të cilat i këndonte me urimin e nënës ‘T’knoft zemra’, këtë vit festivali RLIOF bën ndërlidhjen e trashëgimisë muzikore dhe rrëfimeve personale të artistëve me gjuhën universale të operës.

Festivali shfrytëzon fuqinë e zërave operistikë si jehonë për vlerat e familjes, dashurinë për artin e mirëfilltë muzikor dhe rolin e figurës së nënës në formësimin e identitetit artistik. Nëpërmjet performancave që burojnë nga thellësia e zemrës, kujtimeve dhe eksperiencave diverse, do t’i rijetojmë në formën e artit operistik, këngët e nënës që vazhdojnë të rezonojnë në zemrat tona duke u dhënë formë personaliteteve artistike dhe duke shërbyer si inspirim i pashtershëm për shpirtin tonë.

“Me temën ‘T’knoft zemra’, RLIOF festivali synon ta frymëzojë dashurinë për të kaluarën, ta pasurojë të tashmen dhe t’i inspirojë gjeneratat e reja të këndojnë me zemër e të marrin rrugë drejt skenave prestigjioze të operës”, thuhet tutje në komunikatë.

You Might Also Like

Sonte Opera e Kosovës sjellë perlat shqipe me koncertin “Kosova në tinguj”

Kosova hap Këndin e Librit në Bibliotekën Kombëtare të Bullgarisë

MAShTI reagon ndaj zhvillimeve në Institutin Albanologjik: Emërimi i drejtorit u bë pa kuorum dhe është i pavlefshëm

IAP, MASHTI-t: Caktimi i u.d. drejtore, i bazuar në akte e procedura

​MAShTI heton vendimin për drejtorin e ri të Institutit Albanologjik

TAGGED: #Ramë Lahaj, #RLIOF 2024, #‘T’knoft zemra
Kosova Times June 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Polonia mbyll konsullatën ruse në Poznan. Rusia: Përgjigja jonë do të jetë e dhimbshme

Kosova Times Kosova Times October 22, 2024
Krasniqi pas vrasjes së policit: Sulm direkt kundër Kosovës – të gjithë ta dënojnë fuqishëm
Ukraina pranon ndihmë të re financiare nga evropianët
“Memorial”: Janë më shumë se 500 persona në listën e të burgosurve politikë rusë
E vranë me plumb në kokë, rrëfimi rrëqethës i të dashurës së 34-vjeçarit shqiptar: Më thanë zgjohu se kanë vrarë Janin…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?