By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
May 18, 2025
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: RIDEA prezanton sondazhin mbi dialogun Kosovë-Serbi, pak gra në përfaqësim e shumë pakënaqësi në rezultate
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > RIDEA prezanton sondazhin mbi dialogun Kosovë-Serbi, pak gra në përfaqësim e shumë pakënaqësi në rezultate
Lajme

RIDEA prezanton sondazhin mbi dialogun Kosovë-Serbi, pak gra në përfaqësim e shumë pakënaqësi në rezultate

Kosova Times
Last updated: 2024/06/20 at 12:33 PM
Kosova Times Published June 20, 2024
Share
SHARE

49 për qind e qytetarëve nuk janë të kënaqur në dialogun me Serbinë, ndërsa mbështetje nuk i dhanë as vazhdimësisë së këtij procesi për pesë vitet e ardhshme. Kështu u tha në prezantimin e rezultateve të sondazhit “Zëri i Popullit rreth ‘Shtegut të Paqes’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Shpalosja e Rolit të Grave”, të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA).

Në këtë hulumtim, kanë marrë pjesë 1.108 respodentë, nga të gjitha komunat e Kosovës. Prej tyre, 89 për qind kanë qenë shqiptarë, 9 për qind serb dhe 2 për qind të grupeve tjera etnike. Ndërkaq, 43 për qind e respodentëve kanë qenë burra, ndërsa 57 për qind gra.

E në grupin e dytë të gjetjeve për marrëveshjen e fundit të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë e lidhur me aneksin e Ohrit, 43 për qind të mostrave u ndanë te pakënaqur për gjendjen dhe rezultatin.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, ka thënë se pjesëmarrja e serbëve në këtë hulumtim nuk është i kënaqshëm.

“Mendoj se ky hulumtim është bazë e mirë e perceptimit te opinionit publik por përfshirja e komunitetit serb në hulumtim është numër i vogël, pa dashur të kontestoj përgjigjet e këtij studimi, opinioni im është se numri serb është shumë i vogël duke marrë parasysh qe si temë ka qenë roli i grave në procesin e dialogut. Ky hulumtim është marrë edhe në aspektin politik, gjinor por edhe në operacionalizimin e aspektit të ndikimit politik tek asociacionin, andaj fokusi nuk ka qenë vetëm tek roli i gruas por në brendi ka edhe pika tjera, si marrëveshja e Ohrit në marsin e vitit 2023”, u shpreh Tishukaj, teksa përmend edhe përfshirjen e presidentes Osmani në Këshill të Sigurisë së OKB.

“Sa i përket të kaluarës, përfaqësuese femër ka qenë Edita Tahiri por edhe tash me ligj e drejta i takon kryeministrit Albin Kurti, por nuk është që ka mbetur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të gjithë e dimë përfaqësimin e saj në Këshillin e Sigurisë në OKB ku ia përplasi të vërteten presidentit serb Vuçiq, por edhe ministren e punëve të jashtme, Donika Gërvalla”, tha tutje ajo.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se me kalimin e viteve ndryshimet politike janë pasqyruar mes këtij raporti.

“Në vitin 2010 dialogu është  parë si aspekt i fundit për ndërtimin e rrugës drejt anëtarësimit të BE-së. Dialogun e dimë se në fillim e kanë udhëhequr Edita Tahiri e cila ka pasur respektin e gjithë qeverisë, ajo e barti barrën e takimeve të renda me palën serbe. Kanë kaluar 13 vite, dje kanë ndodhur shumë ndryshime politike dhe ky raport qe po e diskutojmë sot jep drite mbi atë se çka ndodh në Kosovë dhe rreth saj”, u shpreh ajo.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se nuk ka pasur përfaqësim nga gratë në dialog, që nga koha e ish-kryenegociatorës, Edita Tahiri.

“Prej kohës së Edita Tahirit nuk ka pasur gra në përfaqësim. Ka shumë arsye se gratë dinë dhe munden, përfshirja e grave në dialogun Kosovë-Serbi është e nevojshme kur për këto 4 vite të qeverisë nuk kemi pasur progres është edhe arsye mungesa e grave.

Ndërkaq deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se Kosova ka pranuar dialogun pa pranuar kërkim falje nga Serbia për krimet e luftës. Sipas saj, dialogu me Serbinë është dashur të zhvillohet me parime.

“Gjatë këtij rrugëtimi të dialogut kemi pasur marrëveshje por sa janë zbatuar ato. Disa po disa s’janë zbatuar fare. Më duket se jemi përballur me standarde të dyfishta. Në vitin 2018, Kosova ka marr miratim pozitiv dhe atë drejtë e gëzoi në vitin 2024. Kemi filluar me një dialog teknik i cili kaloi tutje në politik, me drejtim në Bruksel, e stërgjatët dialogu tash e 13 vjet, i cili është rezultati i këtij dialog, është dashur të ketë dialog me parime”, u shpreh ajo.

E zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Mathias Conrad, tha se Kosova mund të mësoj shumë dhe se ky raport paraqet prezantim të mirë.

“Dialogu është e vetmja rrugë, është proces i vështirë dhe as nuk kemi pritur të jetë i lehtë, për faktin se na është dashur shumë kohë për arritjen e marrëveshjeve te vogla. Sa i përket marrëveshjes e Ohrit, më duket interesante  se 40 për qind nuk kanë mendim sepse unë mendoj se kjo marrëveshje e ka ndryshuar lojën, duhet implementuar”, u shpreh ai.

You Might Also Like

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Bajrami: KESCO po përjashton ndërmarrjet në kundërshtim me ligjin

BDI dënon përjashtimin e shqiptarëve nga punësimet në Regjistrin Qendror

TAGGED: #Dialogu Kosovë - Serbi, #Pak gra në përfaqësim, #RIDEA
Kosova Times June 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Socialistët në PE: Bashkimi Evropian nuk duhet të mbyllë sytë ndaj sundimit autokratik të Vuçiqit

Kosova Times Kosova Times May 11, 2023
Mbyllen vendvotimet në Shqipëri
Zidojce Zeitung për Srebrenicën: Tensionet ushqehen nga politikanët serbë
Ambiciet personale fundosën LDK-në!
Jep dorëheqje presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?