By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump befasoi me një deklaratë në lidhje me rënien e fuqisë së lobit izraelit
September 2, 2025
Xi Jinping: Marrëdhëniet Kinë-Rusi i kanë rezistuar provës së ndryshimeve ndërkombëtare
September 2, 2025
Axhenda ndërkombëtare
September 2, 2025
Moti në Shqipëri me orë të plota me diell
September 2, 2025
Mbahet seancë gjyqësore për hedhjen e gazit në Kuvend
September 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbahet dëgjim publik për rregullimin e përdorimit të kriptovalutave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Mbahet dëgjim publik për rregullimin e përdorimit të kriptovalutave
Financa

Mbahet dëgjim publik për rregullimin e përdorimit të kriptovalutave

Kosova Times
Last updated: 2024/06/20 at 12:43 PM
Kosova Times Published June 20, 2024
Share
SHARE

Në kohën kur numri i qytetarëve që po investojnë në kripto-asete është i madh, Komisioni për Ekonomi po punon në projektligjin që rregullon këtë veprimtari.

Për këtë, ky komision sot ka organizuar dëgjim publik me përfaqësues të institucioneve financiare, organizatave joqeveritare, oda tregtare e kompani që merren me teknologji informative.

Anëtarja e Komisionit për Ekonomi, Mimoza Kusari-Lila tregoi se çfarë përfshin ky projektligj.

“U bënë më shumë se dy vite që nisma për projektligjin është filluar në Kuvendin e Kosovës. Deri më tani grupi i punës ka mbajtur dy dëgjime publike. Ajo çfarë ka qenë diskutabile në vazhdimësi, kanë qenë institucionet përgjegjëse. Ne kemi lëvizur që funksionet mbi rregullimin e kripto-aseteve të jenë në kuadër të Bankës Qendrore të Kosovës. Ky ligj synon të rregulloj licencimin, autorizimin dhe mbikëqyrjen e operatorëve që merren me emetimin, shpërndarjen, tregtimin dhe ruajtjen e kripto-aseteve. Kushtet dhe operimin, kushtet dhe kriteret për transparencë, rregullat për mbrojtjen e konsumatorëve, sanksionet në rastin e praktikave abuzive dhe çështje tjera”, deklaroi ajo.

Nga Banka Qendrore e Kosovës thanë se tashmë kanë filluar bisedimet për ndarjen dhe organizimin e resurseve të nevojshme në lidhje me zbatimin e këtij ligji.

Përfaqësues të institucioneve private kërkuan informata nëse deputetët që janë marrë me hartimin e këtij ligji janë të informuar lidhur me kripto-asetet.

Për këtë deputeti i AAK-së, Pal Lekaj potencoi se ligji duhet të jetë në përputhje me ligjet e shteteve tjera.

“Meqenëse Kosova është fillestare në këtë drejtim, ne duhet patjetër që të komunikojmë dhe t’i standartizojmë edhe ligjet edhe rregulloret. Ne duhet të kemi një licencim të tyre si dhe një kontroll. Nuk mendoj se për këtë ka kompetencë dikush tjetër përveç Bankës Qendrore të Kosovës, tha ai.

Ndërsa, kritika ngriti edhe avokati Virtyt Ibrahimaga.

Ai tha se në draftin e parë të këtij ligji kanë qenë të përfshira dispozitat që rregullonin autorizimin dhe licencimin e kësaj veprimtarie, të cilat pastaj janë larguar nga drafti i dytë.

“Drafti paraprak ka paraparë dispozita sa i përket autorizimit dhe licencimit. Janë paraparë dispozitat dhe kushtet se në cilat raste operatorët cilat kushte duhet t’i përmbushin për të marrë autorizimin dhe licencën. Pra kritere që janë shumë me rëndësi për transparencë. Meqenëse ato janë larguar, ato duhet të rregullohen me akte nënligjore. Unë e konsideroj se është e panevojshme që janë larguar ato”, tha ai.

Projektligji për kripto-asete ka për synim që të sigurojë një kornizë ligjore e cila do të sigurojë një mjedis të sigurt për përdorimin si dje tregtimin e kriptovalutave.

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

TAGGED: #Dëgjim publik, #Përdorimi i kriptovalutave
Kosova Times June 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Australi u gjet një alpinist i zhdukur pas 13 ditësh. Ai mbijetoi me ujin e përroit

Kosova Times Kosova Times January 8, 2025
Rruga ‘Enver Zymberi’ dhe ‘Rinia’ mbyllen sot për automjete në Prishtinë
Reagon Hoti: Ndarja e buxhetit të RTK-së në 2021 ishte plotësisht ligjore
Imitim zgjedhjesh në kohë lufte në Krimenë e pushtuar nga Rusia
“Kthehuni në Afrikë”, deputeti i partisë së Le Pen thirrje raciste ndaj kolegut, reagime të ashpra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?