By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Cheesecake: 10 recetat tona më të mira
May 19, 2025
OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet
May 19, 2025
Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’
May 19, 2025
Gjukanoviç në Sarajevë: Nacionalizmat në Ballkan po ringjallen përsëri
May 19, 2025
Kush është presidenti i ri rumun?
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti e Vuçiq takohen të mërkurën në Bruksel
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti e Vuçiq takohen të mërkurën në Bruksel
Lajme

Kurti e Vuçiq takohen të mërkurën në Bruksel

Kosova Times
Last updated: 2024/06/20 at 2:49 PM
Kosova Times Published June 20, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, do të takohen të mërkurën, më 26 qershor në Bruksel, ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Takimi po mbahet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe nikoqirë do të jenë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe i dërguari special evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ky do të jetë takimi i parë në nivelin më të lartë politik këtë vit. Gjithashtu është ky takimi i parë i liderëve të Kosovës dhe të Serbisë, pas sulmit në Banjskë që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar.

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq janë takuar për herë të fundit më 14 shtator 2023 ku u diskutua sekuencimi i zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër në fillim të vitit 2023.

Takimi rezultoi i pasuksesshëm dhe dështoi për shkak se kryeministri i Kosovës akuzoi hapur ndërmjetësuesin evropian Miroslav Lajçak se “ka humbur neutrlitetin”.

Në fund të tetorit, pati edhe një tjetër përpjekje e pasuksesshme për të afruar palët, ku u përfshinë edhe liderët kryesorë nga vendet evropiane: kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Kurti dhe Vuçiq kanë pasur takime të ndara me liderët evropianë, por marrëveshja e tyre nuk ka qenë e mundur. Përderisa kryeministri i Kosovës këmbënguli në nënshkrimin e tërë pakos së marrëveshjeve, presidenti serb vazhdoi që ta refuzojë të njëjtën.

Për momentin, pala evropiane nuk ka detaje për agjendën e takimit të ardhshëm të liderëve. Takimi i liderëve në kuadër të dialogut do të mbahet në momentin kur zyrtarëve evropianë skadon mandati pasi ata për gati pesë vite janë marrë me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borel do largohet nga ky post në vjeshtë, ndërsa Miroslav Lajçak i cili tashmë është emëruar për ambasador të BE-së në Zvicër, do mbajë postin derisa të gjendet zëvendësimi për të.

You Might Also Like

Hajdaraj e Hennessey flasin për fuqizimin e sundimit të ligjit

Prokuroria nis hetimet, u gjet një foshnjë në mbeturina në Prishtinë

OVL-UÇK letër Komisionerit O`Flaherty: Hetim për shkeljet në Speciale

Prokuroria në Ferizaj ngre aktakuzë kundër një personi të dyshuar për pesë vepra penale

36 aksidente për një javë në Ferizaj, 14 konfiskime të patent-shoferëve

TAGGED: #Albin Kurti, #Aleksandër Vuçiq, #Bruksel
Kosova Times June 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Shorti i Europa League, superpërballje

Kosova Times Kosova Times March 15, 2024
Si u pushkatuan grekët dhe u deportuan në BRSS
Irani: Hakmarrja për vrasjen e Haniyehut mund të marrë kohë
27 vjet nga rënia e Luan Haradinajt
Shfaqet Video: Lavrov doli nga tualeti në Suedi i shqetësuar – “Është çnjerëzore…”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?