By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin
June 28, 2025
Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përkushtimi për atdhedashuri po shndërrohet në islamofobi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Përkushtimi për atdhedashuri po shndërrohet në islamofobi
Opinion

Përkushtimi për atdhedashuri po shndërrohet në islamofobi

Kosova Times
Last updated: 2022/11/09 at 6:59 PM
Kosova Times Published November 9, 2022
Share
SHARE

Shkruan: don Lush Sopi

Islamofobia është bërë temë shumë e përfolur dhe e debatuar në Kosovë. Temë që po krijon ndarësi dhe armiqësi në popullin tonë shqiptar. Temë shumë e ndjeshme, por e shoh të rëndësishme të jap një preokupim, një mendim apo qoftë edhe kontribut të dobishëm timin të vogël në këtë drejtim .

Termi “islamofobi” nënkupton frikë, urrejtje apo paragjykim ndaj fesë islame ose myslimanëve në përgjithësi.

Ngritja e alarmit për islamofobinë në Kosovë, nga politikan, intelektual të rangit të lartë të nivelit qendror e lokal, të prijësve fetar, si dhe nga popullata e pafajshme dhe e thjeshtë që frymëzohet në këtë frymë, shpirtërisht nuk më le të qetë, sepse siç thotë një fjalë e urtë popullore: “Mizën po e bëjmë buall” kur është në pyetje islamofobia, ndërsa “Buallin e bëjmë mizë”, kur janë në pyetje ngjarjet historike, kulturore dhe kombëtare, nëpërmjet të cilave përmes paraardhësve tanë është ruajtur gjuha, kultura, tradita dhe identiteti ynë  i shëndosh kombëtar.

Në Kosovë, nga islamofobia nuk do të duhej të ketë frikë asnjë Shqiptarë, por as ta preokupoj asnjëherë kjo çështje, sepse në Kosovë, islamofobi të vërtetë apo reale nuk ka. Prandaj, nuk paraqet kurrnjë rrezik për  vëllezërit tanë shqiptarë të besimit islam. Nëse ndonjë herë krijohet përshtypja e tillë (islamofobisë), kjo ndodhë jo për shkak të islamit, por atëherë kur vjen  kundërpërgjigjëja ndaj personave  apo grupeve ekstreme e fundamentaliste të cilët fyejn personalitetet e shquara kombëtare, si dhe ndaj atyre që tentojnë ta ç’orjentojnë popullin tonë drejtë një kulture apo kataklizmë e traditë të huaj fetare e kombëtare, që do të ishte hapi më i gabuar dhe më tragjik për popullin tonë.

Shqiptarët në Kosovë, pa dallim besimi, patjetër se duhet të shqetësohen dhe të brengosen shumë për shqiptarofobi, sepse çdo veprim apo përkushtim i njeriut për atdhedashuri po shndërrohet në islamofobi. Kjo mund të dëshmohet me shumë fakte dhe argumente në jetën e sotme të përditshme.

Ndaj po i veçoj disa sish dëshmi:

Kur diskutohet apo debatohet për pasojat e mëdha që populli ynë ka përjetuar nga Perandoria Otomane, menjëherë pason etiketimi: islamofob.

Kur debatohet për Turqinë e sotme, që punon për interesa të veta kulturore  dhe fetare në Kosovë, pason etiketimi: islamofob.

Kur kundërshtohet pohimi se Turqit i kemi vëllezër, menjëherë etiketimi: islamofob.

Kur diskutohet për Shtetet Arabe dhe konstatohet se popullin tonë kurrë nuk e ka lidhur asgjë me kulturën apo traditën arabe, menjëherë etiketimi: islamofob.

Kur kundërshtohet ndonjë prijës fetar (hoxhë) i cili merr guxim dhe fyen personalitetet kombëtare të cilët kanë lanë gjurmë të mëdha në historinë e Kombit tonë, menjëherë etiketimi: islamofob. Ai ka të drejtë të fyen, ndërsa askush nuk ka të drejtë atë ta kundërshton!

Kur me të drejtë konstatohet, se përdorimi i flamurit arab (që nuk është simbol i fesë islame) është i panevojshëm (neveritëse) në ritet e salikimit (varrimit)  mbi trupin e njeriut që lindi Shqiptar, jetoj si Shqiptar dhe vdiq  si Shqiptar, prapë etiketimi: islamofob.

Kur diskutohet për rreziqet e mëdha që i kanosen Kosovës nga sektet e ndryshme (të dyshimta) që fshehën nën ombrellën e institucioneve fetare, menjëherë etiketimi: islamofob.

Njerëzit të cilët duan ta mbrojnë dhe respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila e definon Kosovën si shtet laik, si dhe frika e njerëzve nga islami politik, që mund të jetë kërcënimi më i rrezikshëm dhe më i dëmshëm për Kosovën dhe popullin shqiptar, prapë etiketimi: islamofob.

Pra, gjithçka që nuk shkon në dobi të individëve apo grupeve me ide të tilla, qoftë edhe në dëme të kombit tonë shqiptar, po qe se u kundërshtua, menjëherë pason etiketimi: islamofob.

Të etiketohen njerëzit e besimeve tjera si islamofob, mund të kuptohet disi. Por të etiketohen si islamofob shqiptarët e besimit islam, të cilët haptas e pranojnë se i takojnë këtij besimi, e çuditshme. D.m.th. që besimtari islam ka frikë nga vetvetja, ka paragjykime për besimin e vet, e urren vetveten, familjen, si dhe besimtarët që  i takojnë po të njëjtit besim! Ja, në çfarë mënyre  vlerësohet islamofobia në Kosovë!

Islamofobia ka filluar të përhapet viteve të fundit, sikur edhe shumë çka tjetër, me qëllime të destabilitetit kulturor, fetar dhe kombëtar. Tendenca është shumë e çartë: që nëpërmjet “islamofobisë” t’i nxisin njerëzit të bëhen besimtarë më të devotshëm, ta duan më shumë islamin (për inat të tjerëve), sepse islami qenka i rrezikuar nga islamofobët!

Populli ynë Shqiptar në të kaluarën ka vuajtur shumë nga pushtues dhe armiq të jashtëm, por shpesh herë kemi qenë e keqja apo më konkret e zeza e vetvetes, me armiq të brendshëm të cilët e kanë quajtur veten shqiptar, por në fakt kanë qenë argat të armiqve tanë, të cilët edhe janë shkolluar nga shtetet armike, për misionin e tyre në dëme të popullit (e paraardhësve të tyre që e dhanë jetën dhe gjakun e tyre për vendin e tyre-Shqipërinë Kastriotane dhe Kosovën Dardane).

Unë kam shumë miq shqiptar të besimit islam, me të cilët kemi krijuar raporte familjare, sepse ashtu ndihemi njëri me tjetrin në vizitat e ndërsjella që i bëjmë. Më ka ndodhur shumë herë që të moshuarit të ma bëjnë pyetjen: “Pse na kanë thanë hoxhallarët: për tu ba katalik, më parë duhet me u ba shka!” Çfarë tmerri! Përse e kanë thënë këtë gjë? Sigurisht nga frika e kthimit të popullit shqiptar në rrënjët e veta dhe nga dëshira e armiqve tanë, për ta lenë popullin shqiptar të pa emancipuar, të mbrapa mbetur dhe të pa kulturuar.

Këta njerëz kanë mësuar (predikuar) që gjinia femërore nuk benë të shkollohet! Përse? Që vajza të mbetet e pa emancipuar, të jeton si skllave, të manipulohet me te në çdo aspekt, të mos i jepet mundësia për edukim dhe avancim të familjes-fëmijëve, sepse roli i gruas – nënës është detyrë e shenjtë, njëkohësisht është rol shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për edukim dhe formim të brezave të ardhshëm.

Kanë mësuar (predikuar) që në varreza të mos vendosen përmendore, të mos ketë kurrnjë epitaf (mbishkrim varri) apo foto! Përse? Që të zhduket çdo gjurmë e ekzistimit të familjarëve të tyre shqiptarë në trojet e tyre. Një gurë pa kurrnjë mbishkrim, pa emër, pa mbiemër, pa datë të lindjes, pa datë të vdekjes, pas një kohe zhdukët çdo gjurmë historike të ekzistimit të njerëzve në ato troje.

Ndërsa sot (për interesa materiale), tentohet t’i humbë shkëlqimi fytyrës së bukur shqiptare, në të cilën ka shkëlqyer nderi dhe morali personal dhe familjar. Prandaj, humbja e vlerave dhe virtyteve familjare, nderit dhe moralit familjar, na dërgon në një errësirë apo qorrsokak, në asimilim dhe zhdukje të popullit shqiptar, i cili në të kaluarën ka qenë burim i kulturës, moralit, emancipimit dhe civilizimit njerëzor.

Këto shqetësime e preokupojnë pjesën dërmuese të popullit tonë dhe si të tilla nuk kanë lidhje me islamofobi, por me Atdhedashuri.

Krizës së madhe politike e shoqërore në Kosovë, t’i shtohet kriza fetare, kombëtare dhe kulturore, është e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme.

Vëllezër dhe motra Shqiptarë, pavarësisht rrethanave dhe situatave në të cilat gjendemi, duhet vepruar me qetësi, guxim dhe urti, për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt të kombit tonë, për një të ardhme me kulturë dhe traditë të lashtë Iliro-Dardanë.

“Jini, prandaj të mençur porsi gjarpërinjtë dhe të thjeshtë porsi pëllumbat!” (Mt 10,16)

You Might Also Like

Fatmir Limaj e tha burrërisht: – Kushtetuesja veç e shkroi me ligj!

Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë

Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike

Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?

Deri kurë kështu- vend të bashkimit kemi inate, në vend të shtetndërtimit grupe interesi

Kosova Times November 9, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Bujqësi

Pyjet e Kosovës përballen me shkatërrim të pakontrolluar

Kosova Times Kosova Times October 1, 2024
Ish komandanti i KFOR për luftën në Ukrainë dhe sugjerimet për Kosovë
Kurti në Kopër, viziton ekspozitën mbi shtëpinë e familjes Bruti
Erjon Veliaj uron 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
SHBA-ja mirëpret marrëveshjen për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?