By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Minatorët e Trepçës thirrje qeverisë: Të na zgjidhet problemi i pagave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Minatorët e Trepçës thirrje qeverisë: Të na zgjidhet problemi i pagave
Lajme

Minatorët e Trepçës thirrje qeverisë: Të na zgjidhet problemi i pagave

Kosova Times
Last updated: 2024/06/20 at 8:36 PM
Kosova Times Published June 20, 2024
Share
SHARE

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një postimi në Facebook, kanë reaguar për siç thonë ata vonesat e pagave. Ata kanë theksuar se prej kohësh po ballafaqohen me problemin elementar të punës, mos ekzekutimin e pagës me kohë.

Në reagim ata kanë thënë se është bërë traditë që menaxherët dhe drejtuesit e “Trepça Sh.A.”, problemet me mos punën e tyre, t’i adresojnë te minatorët, duke tentuar që vazhdimisht fajin kryesor për dështimin e ndërmarrjes tua hedhin minatorëve.

“Për ironi të fatit përpjekjet tona të vazhdueshme për të kërkuar kushte me të mira pune dhe investime, injorohen nga të gjitha  institucionet, punë e cila para së gjithash është detyrë dhe obligim i menaxhmentit dhe vet qeverisë!!!”, thuhet në reagimin e minatorëve.

Sipas tyre sot menaxhmenti i ndërmarrjes përmes një postimi ne rrjete sociale është munduar të shantazhoj, frikësoj  dhe etiketoj minatorët si bojkotues dhe sabotues të punës, të cilët në mënyrë të kundërligjshme e pengojnë procesin e punës.

“Qasja e tillë fyese, joprofesionale dhe duke tentuar që të shantazhoj minatorët jo vetëm që është e papranueshme, por minatorët duan KËRKIM FALJE PUBLIKE nga menaxhmenti. Por ta dini se minatorët nuk mund ti shantozhoni e as ti frikësoni, asnjëherë. Pretendimet për ngecje në prodhim janë të paqëndrueshme. Ndërsa joprofesionalizmi dhe padijenia totale e këtij menaxhmenti janë evidente dhe s’duan koment”, thuhet tutje.

Tutje Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, kanë thënë se muajin që lamë pas kanë shënuar rezultate të jashtëzakonshme në prodhim, krahasuar me kushtet ekstrem të vështira të punës.

“Por ju zotri “Kryeshef”- menaxhment nuk e keni realizuar misionin për të cilin jeni mandatuar. Andaj nuk është e ndershme e as njerëzore që dështimin tuaj ta faturoni dikund tjetër. Duhet të merrni përgjegjësin për dështimet dhe dëmtimin e minierës”, thuhet në reagim.

Përmes këtij reagimi Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të gjejnë një zgjidhje për evitimin e problemeve financiare në ndërmarrjen Trepça Sh.A..

“Në këtë situate në të cilën ndodhemi lusim institucionet e Republikës së Kosovës (qeverinë) që të gjejnë një zgjidhje për evitimin e problemeve financiare në ndërmarrjen Trepça Sh.A., duke bërë investime kapitale në ndërmarrje, si e vetmja rrugë dalje nga kaosi dhe problemet serioze në të cilat ndodhet ndërmarrja”.

Po ashtu është theksuar se situata e rëndë në ndërmarrje kërkon reagim të shpejt dhe qasje serioze, si përpjekje për të shmangur problemet e vazhdueshme, dhe se siç e kanë cekur ekzekutimi në kohë dhe i plotë i pagave për minatorët, është obligim dhe detyrë e institucioneve përgjegjëse, andaj edhe kërkojmë realizimin e tyre menjëherë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

TAGGED: #Pagat, #Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës
Kosova Times June 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mjeku që përdhunoi pacienten por vazhdoi të punoje në të njëjtin spital!

Kosova Times Kosova Times August 30, 2024
Kryeministri i Rumanisë njoftoi kërcënimin e shfaqjes së “kopjeve të Putinit” në Evropë
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskuton për seancën e re plenare
Erdogan planifikon të bisedojë me Putinin për referendumet e rreme
Mikroplastikat janë kudo, por a janë të dëmshme për ne?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?