By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Basha premton mbështetje për stabilitetin e RTK-së
October 29, 2025
Siria njeh Kosovën
October 29, 2025
Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona
October 29, 2025
SPERTK-u takoi Bashën, kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së
October 29, 2025
Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës raketa kundërajrore të planifikuara për vendet e tjera aleate
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës raketa kundërajrore të planifikuara për vendet e tjera aleate
Rajon / Botë

ShBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës raketa kundërajrore të planifikuara për vendet e tjera aleate

Kosova Times
Last updated: 2024/06/20 at 8:50 PM
Kosova Times Published June 20, 2024
Share
SHARE

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se do ta përshpejtojë furnizimin e Ukrainës me raketa për mbrojtje ajrore duke ia dërguar asaj dërgesat e planifikuara për vendet e tjera aleate.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se ShBA-ja e mori “këtë vendim të vështirë, por të nevojshme për ta ndryshuar prioritetin në lidhje me dërgesat e planifikuara të shitjes së armëve në vendet e tjera”.

Ai nuk tregoi se sa vende apo cilat vende preken nga ky vendim.

Vendimi nënkupton se dërgesat e “raketave që dalin nga linja e prodhimit” do të shkojnë në Ukrainë, në vend se të shkojnë në vende të tjera të planifikuara.

“Me këtë do të sigurohemi që do të jemi në gjendje ta furnizojmë Ukrainën me raketat të cilat i nevojiten për të pasur rezerva në këtë çast të rëndësishëm në luftë”, tha Kirby.

Vendimi i prek gjithashtu edhe raketat e përdorura nga Sistemi i Avancuar Kombëtar i Raketave Tokë-Ajër (NASAMS), si dhe raketat e përdorura nga kundërajrorët Patriotë, tha Kirby, duke theksuar se vendimi vlen vetëm për raketat.

Armë të tjera – sisteme radari dhe raketahedhësit – nuk janë në dispozicion, shtoi ai.

Dërgesa e parë do të kryhet para përfundimit të verës, tregoi Kirby. Dërgesat e përgjithshme do t’i mbulojnë nevojat e Ukrainës për 16 muaj përafërsisht.

Njoftimi i Kirbyt vjen disa orë pasi Rusia kreu sulme me raketa dhe dronë gjatë natës, duke dëmtuar infrastrukturën e energjisë në katër rajone, sipas kompanisë kombëtare ukrainase të energjisë, Ukrenerho.

“Pajisje janë dëmtuar në ndërtesat e energjisë në rajonet e Vinitsjas, Dnipropetrovskit, Donjeckut dhe Harkivit”, tha Ukrenerho përmes një postimi në Telegram.

Kjo kompani tha se gjatë sulmeve në një ndërtesë energjetike janë plagosur tre punonjës.

Ndaras, Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia sulmoi Ukrainën më 20 qershor me nëntë raketa dhe 27 dronë.

Ushtria ukrainase tha se ka rrëzuar të gjithë dronët dh pesë raketa.

You Might Also Like

Diplomatët perëndimorë në Moskë nderojnë viktimat e represionit sovjetik

Kievi arreston trajnerin e huaj të shndërruar në spiun të dyshuar të FSB-së

Beteja në rrugë, ‘Situatë kritike’ në qytetin e fushëbetejës Pokrovsk

A po i hakmerret Vuçiç – Erdoganit përmes Malit të Zi? Rebelim spontan apo operacion i drejtuar

Trump pritet me një kurorë: Koreja e Jugut përgatiti një “pritje mbretërore” për presidentin e SHBA-së

TAGGED: #ShBA, #Ukrainë, raketa
Kosova Times June 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Gjobat bien rrëke mbi turistët nga Serbia në Greqi!

Kosova Times Kosova Times August 27, 2025
Salmon në një salcë kremoze: Një recetë e thjeshtë për pjatën tuaj të preferuar
Komuna e Istogut, subvencion çdo nënë lehonë me nga 150 euro
Fitorja eventuale e së djathtës ekstreme frikëson migrantët në Austri
Tare: Inzaghi ka krijuar një ekip fitues
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?