By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Një britanik i arrestuar në Kiev, i dyshuar për spiunazh. Përgatit një sulm terrorist?
October 29, 2025
Një uragan goditi Karaibet, dëmet janë të mëdha. 40 të vdekur në Haiti, 4 në Xhamajka
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA ndalon programin e kompanisë ruse të sigurisë kibernetike ‘Kaspersky’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > ShBA ndalon programin e kompanisë ruse të sigurisë kibernetike ‘Kaspersky’
Teknologji

ShBA ndalon programin e kompanisë ruse të sigurisë kibernetike ‘Kaspersky’

Kosova Times
Last updated: 2024/06/21 at 11:38 PM
Kosova Times Published June 21, 2024
Share
SHARE

Kompania që operon në fushën e sigurisë kibernetike “Kaspersky” mohoi të premten se përbënte një kërcënim ndaj sigurisë pasi Departamenti amerikan i Tregtisë ndaloi përdorimin e programit të saj, në Shtetet e Bashkuara.

Kompania me bazë në Moskë, me drejtor ekzekutiv Eugene Kaspersky-n, një shtetas rus, u shpreh në një deklaratë se vendimi i Departamentit të Tregtisë, nuk do ta pengojë atë të shesë apo reklamojë produktet e saj, si dhe të kryejë trajnime në fushën e sigurisë kibernetike në ShBA.

Kompania tha se Uashtingtoni e kishte bazuar vendimin tek “klima gjeopolitike dhe shqetësimet teorike” në vend që të verifikonte në mënyrë të pavarur nëse përballej me ndonjë rrezik.

Qeveria amerikane thotë se lidhjet ruse të kompanisë “Kaspersky” nënkuptojnë se ajo paraqet një “rrezik të mëdh e të papranueshëm për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Kompania e kryen pjesën më të madhe të biznesit të saj në Rusi dhe si një shtetas rus, që jeton në atje, Eugene Kaspersky u nënshtrohet ligjeve ruse, thuhet në vendimin e Departamentit amerikan të Tregtisë, të datës 14 qershor.

Zyrtarët amerikanë thanë se e kishin marrë në konsideratë kundërshtimin e kompanisë ndaj gjetjeve fillestare të hetimeve nëse produktet, ose shërbimet e saj përbënin kërcënim dhe arritën në përfundimin se vendimi për të ndaluar programin, ishte i bazuar në fakte.

Përveç detyrimit të kompanisë për t’iu përmbajtur ligjeve dhe vendimeve ruse, programi i saj mund të shfrytëzohet për të gjetur të dhëna të ndjeshme të qytetarëve amerikanë dhe për t’i vënë ato në dispozicion të aktorëve të qeverisë ruse, bënë të ditur zyrtarët amerikanë.

“Rreziqet ndaj sigurisë kombëtare amerikane që çuan në vendimin përfundimtar për ndalimin e kompanisë, nuk rrjedhin nga fakti nëse produktet e Kaspersky-t janë efektive në identifikimin e viruseve, por, nëse ato mund të përdoren në mënyrë strategjike për t’u shkaktuar dëme Shteteve të Bashkuara”, thuhet në deklaratë.

Kompania “Kaspersky” krenohet me një nga produktet antivirus të njohura ndërkombëtarisht, si dhe një njësi ekspertësh kibernetikë, të respektuar gjerësisht, që vazhdimisht ekspozojnë grupe të njohura hakerësh.

Në vitin 2019, agjencia e lajmeve “Associated Press” zbuloi se një operativ i fshehtë kishte shënjestruar disa ekspertë të sigurisë kibernetike në një përpjekje të dyshuar për të mbledhur informacione rreth kritikëve të zotit Kaspersky.

Kompania thotë se nuk mund të sigurojë në mënyrë të qëllimtë të dhëna të ndjeshme të amerikanëve dhe se operacionet dhe punonjësit e saj në Rusi, mund të kenë qasje vetëm tek të dhëna të përgjithshme ose statistikore, që nuk i atribuohen një personi të caktuar.

Kompania tha se nga ky vendim i qeverisë amerikane do të përfitonte krimi kibernetik, si dhe do të reduktohej gjithashtu liria e konsumatorëve, dhe organizatave për të zgjedhur mbrojtjen kibernetike që dëshirojnë.

“Ne shohim drejt të ardhmes dhe do të vazhdojmë të mbrohemi kundër veprimeve që synojnë të dëmtojnë në mënyrë të padrejtë reputacionin dhe interesat tona tregtare”, thuhej në deklaratën e kompanisë ruse.

You Might Also Like

Musk sfidon Wikipedia-n me Grokipedia-n e re dhe premton një revolucion

Japonezët kanë krijuar një lavatriçe për të larë njerëzit, dhe ja si funksionon ajo

Facebook mbyll aplikacionin Messenger në miliarda pajisje, përdoruesit paralajmërohen të ruajnë bisedat para se të zhduken

Kjo është një Škoda e re, asgjë si ajo nuk është prodhuar kurrë më parë…

Dacia në marshin e shtatë: Prezantojne konceptin Hipster

TAGGED: #Kaspersky, #Ndalon, #Program rus, #ShBA, #Siguria kibernetike
Kosova Times June 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Malisheva-Buduçnosti, dalin në shitje biletat

Kosova Times Kosova Times July 7, 2024
Thaçit dhe të tjerëve u hiqen kufizimet për vizita
Dhjetëra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Gjermania konfiskoi rafinerinë e naftës që furnizon Berlinin nga Rosneft
Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?