By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Promovohet vepra e plotë e Musa Ramadanit
June 7, 2025
Shqipëri – Serbi, sfida e zjarrtë për Botërorin, Tirana ‘ndizet’ nga tifozët kuq e zi
June 7, 2025
Nis ndeshja – Shqipëri – Ser
June 7, 2025
Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti
June 7, 2025
Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryqi i Kuq thotë se 22 njerëz janë vrarë si pasojë e një sulmi afër zyrës në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kryqi i Kuq thotë se 22 njerëz janë vrarë si pasojë e një sulmi afër zyrës në Gazë
Rajon / Botë

Kryqi i Kuq thotë se 22 njerëz janë vrarë si pasojë e një sulmi afër zyrës në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/22 at 10:06 AM
Kosova Times Published June 22, 2024
Share
SHARE

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se zyrat e tij në Gazë janë dëmtuar prej bombardimeve, të cilat kanë vrarë 22 njerëz të strehuar në afërsi të atyre ambienteve.

“Predha të kalibrit të rëndë kanë rënë disa metra larg zyrave të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në pasditen e së premtes”, ka thënë kjo organizatë përmes një deklarate.

Në të është thënë se të gjitha palët kanë obligim të marrin masa për të shmangur dëmet në civilë dhe zona humanitare.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite i ka thënë transmetuesit britanik BBC se hetimet fillestare tregojnë se “nuk ka tregues” që është kryer sulm në atë zonë, por që po kryhen hetime.

“Sulmi ka dëmtuar strukturën e zyrës së Kryqit të Kuq, e cila është e rrethuar me qindra civilë të pastrehë që po jetojnë në tenda, përfshirë shumë kolegë palestinezë”, ka thënë Kryqi i Kuq.

Sipas organizatës, 22 njerëz janë vrarë dhe 45 të tjerë janë të plagosur.

Ajo ka thënë se ky incident i rëndë është vetëm njëri prej disave në ditët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka raportuar për shifra tjera, duke thënë se 25 njerëz janë vrarë dhe 50 janë plagosur, dhe fajtor e ka bërë Izraelin.

Ushtria izraelite ka nisur fushatë ushtarake për të shkatërruar Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – pas sulmit të pashembullt të militantëve të grupit, në jug të Izraelit, më 7 tetor.

Në atë sulm janë vrarë rreth 1.200 izraelitë dhe janë marrë peng mbi 240 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë deklaron se prej nisjes së luftës janë vrarë më shumë se 37.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

You Might Also Like

Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre

Kreu i Dumës Ruse kërcënon Gjermaninë: Mos lejoni që gjithçka të përfundojë si Lufta e Dytë Botërore!

Në Uashington u dha alarmi. Ata nuk duan që t’u ndodhë skenari rus

Pamje të papara më parë. Filmuar të gjithë udhëtimin e dronit ukrainas nga kamioni deri te bombarduesi

Ambasada e Ukrainës në Belgjikë po monitoron rastin e vrasjes së dy ukrainasve

Kosova Times June 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti uron presidentin kroat për rizgjedhjen

Kosova Times Kosova Times January 13, 2025
Mojo e humbur
WSJ emëroi Patrushevin si organizatorin e vrasjes së Prigozhin
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të miturve
Stuhi në kryeqytet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?