By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës
November 2, 2025
Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova
November 2, 2025
Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos
November 2, 2025
Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari
November 2, 2025
Trupat ruse djegin kamionët e tyre për të ndaluar vendosjen e Pokrovsk
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kritika ndaj Nigel Farage pasi tha se Perëndimi provokoi luftën në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kritika ndaj Nigel Farage pasi tha se Perëndimi provokoi luftën në Ukrainë
Rajon / Botë

Kritika ndaj Nigel Farage pasi tha se Perëndimi provokoi luftën në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/22 at 12:33 PM
Kosova Times Published June 22, 2024
Share
SHARE

Nigel Farage, lider i partisë britanike kundër migrimit, “Reforma në Mbretëri të Bashkuar”, është përballur me kritika të ashpra të shtunën, pasi ka thënë se Perëndimi e ka provokuar luftën e Rusisë në Ukrainë më 2022.

Në një intervistë për transmetuesin britanik, BBC, Farage ka thënë se “ne e kemi provokuar këtë luftë”, duke shtuar se “natyrisht” ka qenë “faji” i presidentit rus, Vladimir Putin.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, u ka thënë gazetarëve se pretendimi i Farage-it është “plotësisht gabim dhe shkon vetëm në të mirë të Putinit”.

Farage – ish deputet i Parlamentit Evropian, ka tentuar dhe dështuar shtatë herë të bëhet deputet në Parlamentin britanik – dhe tani po mëton të garojë në zgjedhjet e përgjithshme britanike, muajin e ardhshëm.

Aktualisht partia e tij është e treta në listë, mirëpo ai pritet të fitojë pak ulëse.

Popullariteti i partisë që udhëheq ai është rritur prej kur Farage e ka marrë pozitën e liderit më herët gjatë këtij muaji.

Mirëpo, të shtunën është përballur me shumë kritika për deklaratën e bërë në intervistë.

Ministri i Brendshëm britanik, James Cleverly, e ka kritikuar Farage-in për “përsëritje të arsyetimit të Putinit për pushtimin brutal në Ukrainë”.Ish-ministri britanik i Mbrojtjes, Tobias Ellwood, ka thënë se komentet janë “tronditëse” dhe që “Churchill po rrotullohet në varr”, referencë për ish-liderin britanik.

I pyetur më shumë për qëndrimet e tij për Putinin, Farage ka thënë gjatë intervistës se “nuk e pëlqen si person”, por e admiron “si operator politik, sepse ka arritur të ketë nën kontroll Rusinë”.

Ish-figurë e Brexitit, Farage është i afërt me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Farage ka thënë publikisht se synon të garojë për kryeministër më 2029.

Ai, po ashtu, ka përsëritur pretendimet se Sunak, kryeministri i parë me ngjyrë i Britanisë, “nuk e kupton kulturën tonë”.

Komentet e tij ndaj Sunakut, janë kritikuar ashpër prej deputetëve britanikë.

You Might Also Like

Trupat ruse djegin kamionët e tyre për të ndaluar vendosjen e Pokrovsk

Ligjvënësit amerikanë planifikojnë të rëndojnë tërheqjen e Pentagonit nga Europa

Mediat ruse kritikojnë Vuçiçin: “Shpalli bashkëpunimin me ushtrinë evropiane”

Një polic ngacmoi një kamariere, pastaj qëlloi vëllanë e saj

Policia përjashton motivin terrorist në sulmin në trenin e Londrës

Kosova Times June 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 24 Nëntor

Kosova Times Kosova Times November 24, 2024
Tmerr ne France: Vritet një vajzë teksa lozte, qëllohen edhe prindërit e saj…
Tërheqja e Emmersonit, MD: Pagesa e ulët s’është justifikim
Lajm i keq për Francën, Griezmann s’luan në miqësoret e marsit
IPK me 8 rekomandime për procesin e gradimeve të rreshterëve të policisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?