By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”
November 3, 2025
Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike
November 3, 2025
Koçi: Fatos Nano tha për Millosheviçin “Çfarë tr*pi qenka”!
November 3, 2025
Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’
November 3, 2025
Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKD: Dy Projektligje shoqërohen me shkelje të Kushtetutës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IKD: Dy Projektligje shoqërohen me shkelje të Kushtetutës
Lajme

IKD: Dy Projektligje shoqërohen me shkelje të Kushtetutës

Kosova Times
Last updated: 2022/11/10 at 1:10 PM
Kosova Times Published November 10, 2022
Share
SHARE

Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozimin e Ministrisë së Drejtësisë, ka iniciuar në Kuvend Projektligjet për Ndryshimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.

Këto Projektligje, ndër të tjera, kanë për synim përcaktimin e dispozitave për ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në luftimin e veprave penale të dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje.

Përkundër qëllimit tejet legjitim për të luftuar këto dukuri serioze kriminale, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në publikimin analizës: “Masat represive për mbrojtjen e grave”, ka gjetur se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria nuk kanë ndjekur rrugën adekuate për ta bërë këtë.

Përmes një komunikate për medaia nga IKD thuhet se ky institut gjen se të dy këto Projektligje shoqërohen me shkelje të Kushtetutës, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Po ashtu, sipas komunikatës, IKD gjen se këto Projektligje janë në kundërshtim me disa prej parimeve bazë të drejtësisë penale e në disa raste, IKD ka gjetur se këto dispozita janë në kundërshtim edhe me interesat e viktimave, të cilat interesa synohet të avancohen përmes këtyre Projektligjeve.

“Përcaktimi i Projektligjit të Procedurës Penale se në të gjitha rastet e dhunimit dhe dhunës në familje duhet të caktohet paraburgimi nga gjykata është në kundërshtim me Kushtetutën, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo krijon potencial të lartë të keqpërdorimit përmes raportimeve të pa vërteta, madje edhe ndaj grave, mbrojtja e të cilave synohet përmes këtyre Projektligjeve”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu IKD vlerëson se projektligjet kanë përcaktuar se në rastet e dhunimit dhe dhunës në familje aplikohen dënime plotësuese të cilat nuk janë në harmoni me synimet e dënimeve plotësuese.

“Përmes dënimeve plotësuese si ndalimi i blerjes në ankande, aplikimit si investitor strategjik, punësimit në sektorin publik dhe drejtimit të automjetit, Projektligjet kanë ndjekur një qasje represive ndaj të dënuarve për këto raste, e cila qasje nuk njihet në të drejtën penale bashkëkohore. Kjo qasje represive është në kundërshtim me qëllimet e dënimit. Përmes këtyre dënimeve, rritet potenciali për recidivizëm, potencial ky i kundërt me qëllimet e dënimit”, thuhet më tej në komunikatë.

Gjithashtu, IKD gjen se publikimi i aktgjykimeve në rastet e dhunës në familje krijon kundër efekt për viktimat e dhunës në familje.

“Veçanërisht në një shoqëri të vogël si Kosova, viktimat e dhunës në familje dhe fëmijët lehtësisht mund të identifikohen. Shkelja e konfidencialitetit në këtë rast shkon në kundërshtim me interesat e viktimave të dhunës në familje. Po ashtu, si dispozitë e cila paraqet dëmtim të interesave të viktimave të dhunës në familje është edhe shkurtimi i afateve të hetimit të këtyre rasteve”, thuhet mes tjerash.

Sa i përket dhunës ndaj grave në jetën publike, IKD ka gjetur se kjo dispozitë është në kundërshtim me barazinë para ligjit, për shkak se gjinia e viktimës konsiderohet element i veprës penale.

“Ky inkriminim mund të krijojë probleme në ushtrimin e të drejtës për të protestuar në raste të caktuara me interes publik, përderisa nuk është e përcaktuar se çfarë nënkuptohet me “dhunë fizike, psikologjike, seksuale, ekonomike”. Duhet theksuar faktin se inkriminimi i kësaj vepre penale nuk është çështje e njohur në vendet evropiane. Ky lloj inkriminimi, gjenezën e ka në shtetet e Amerikës Latine, ku Bolivia ka qenë shteti i parë që në vitin 2012 e ka inkriminuar këtë vepër penale. Edhe konteksti i këtyre shteteve, është i ndryshëm nga rasti i Kosovës dhe kështu nuk legjitimohet ky lloj inkriminimi”, vlerëson më tej komunikata.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, publikon analizën: “Masat represive për mbrojtjen e grave”, i cili raport është rezultat i analizës që IKD i ka bërë Projektligjit për  Plotësimin dhe Ndryshimin e Kodit Penal dhe Projektligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

You Might Also Like

Koçi: Fatos Nano tha për Millosheviçin “Çfarë tr*pi qenka”!

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare për kryetarë në 35 komuna

KQZ: Tërheqja e kandidatit nuk ndikon në mbajtjen e balotazhit në Kllokot

Javën e kaluar policia në rajonin e Prishtinës sekuestroi 10 armë zjarri

Takohen Jashari e Ulutash, flasin për situatën e sigurisë në vend e rajon

Kosova Times November 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Pse shumica e burrave nuk kanë shokë të ngushtë?

Kosova Times Kosova Times August 14, 2024
FBI-ja bastisi shtëpinë e një ish-këshilltari të Trump, i cili e ka kritikuar ashpër atë për një kohë të gjatë.
Bloomberg: Ky është kushti kryesor i Putinit për negociatat me Trump mbi Ukrainën
Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Shkup: nuk ka tregues për rrezikimin e qëndrueshmërisë
Lista Serbe: Shkuarja e Sveçlës në Bërnjak, provokim tjetër i Kurtit për përkeqësim të situatës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?