By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Jam me gazetarët, solidarizohem me ata, por jo me pronarin!
August 9, 2025
Policia u kërkon pronarëve të kafeneve në veri respektimin e ligjit
August 9, 2025
Albulena Haxhiu demanton propagandën serbe për rastin e Igor Popoviqit
August 9, 2025
Gërvalla falënderon bashkatdharët në zhvillimin dhe imazhin e Kosovës
August 9, 2025
MKRS investon 2 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Netanyahu pretendon sërish se ShBA-ja po vonon dërgesat e armëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Netanyahu pretendon sërish se ShBA-ja po vonon dërgesat e armëve
Rajon / Botë

Netanyahu pretendon sërish se ShBA-ja po vonon dërgesat e armëve

Kosova Times
Last updated: 2024/06/23 at 4:48 PM
Kosova Times Published June 23, 2024
Share
SHARE

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë kabinetit të tij të dielën që po vërehet “rënie dramatike” në dërgesat e armëve amerikane për përpjekjet e Izraelit në luftën në Gazë.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e ka mohuar këtë pretendim ditë më parë.

Deklarata e Netanyahut është parë si shenjë për rritje të tensioneve mes dy vendeve aleate.

Netanyahu i ka thënë kabinetit të tij se mungesat e para janë vërejtur katër muaj më parë, pa përmendur diçka konkrete, dhe se “disa pajisje kanë arritur në mënyrë sporadike, mirëpo municionet kanë mbetur mbrapa”.

Mospajtimet mes dy vendeve kanë të bëjnë me luftën në Gazë, kryesisht lidhur me qasjen e izraelitëve në këtë konflikt dhe për sigurinë e palestinezëve atje.

Presidenti Biden e ka vonuar dërgimin e disa bombave të rënda qysh prej majit, mirëpo administrata e tij i ka hedhur poshtë deklaratat e Netanyahut se bëhet fjalë edhe për dërgesa tjera.

“Pas asaj që kam dëgjuar në ditët e fundit, shpresoj dhe besoj që kjo çështje do të zgjidhjet shpejt”, ka thënë të dielën Netanyahu, pa dhënë më shumë hollësi.

Ai i ka bërë këto deklarata disa orë pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka udhëtuar në Uashington për t’u takuar me zyrtarë të lartë.

Lufta në Gazë, e nxitur nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – më 7 tetor në jug të Izraelit, ka sfiduar marrëdhëniet Izrael-ShBA, si kurrë më parë.

Në atë sulm janë vrarë rreth 1.200 izraelitë dhe janë marrë peng mbi 240 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë deklaron se prej nisjes së luftës janë vrarë më shumë se 37.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Ndonëse ShBA-ja ka thënë se mbështet fuqishëm synimet e Izraelit për lirim të pengjeve dhe mposhtje të Hamasit, autoritetet amerikane janë të shqetësuara për numrin e viktimave palestineze dhe krizën humanitare të krijuar prej luftës.

You Might Also Like

India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit

Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin

Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak

Zelensky i përgjigjet ashpër Trumpit dhe Putinit

Kapiteni i një anijeje kroate i dënuar me 30 vjet burg, lirohet nga burgu turk

TAGGED: #Armë, #Benjamin Netanjahu, #ShBA
Kosova Times June 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Mblidhet Komisioni Hetimor për tekstet shkollore

Kosova Times Kosova Times July 16, 2024
Vdes ushtari italian i KFOR-it në aksidentin në Pejë
Krem, pikant dhe i papërmbajtshëm: Një recetë për supë të shijshme me kunguj
Trump hyn në garë me kinezët, F-47 ka të ngjarë të jetë luftarak i fundit amerikan që do të fluturohet nga një pilot
Tony Blair i drejtohet Kuvendit të Kosovës më 10 qershor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?