By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet
January 13, 2026
Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre
January 13, 2026
Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit
January 13, 2026
Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive
January 13, 2026
Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: I akuzuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan dënohet me 15 muaj burgim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > I akuzuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan dënohet me 15 muaj burgim
Lajme

I akuzuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan dënohet me 15 muaj burgim

Kosova Times
Last updated: 2024/06/24 at 2:05 PM
Kosova Times Published June 24, 2024
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të hënën me 15 muaj burgim Nenad Orlloviqin për përfshirje në sulmin e 29 majit në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it.

“Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarit N.O, për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, tha Gjykata Themelore në një komunikatë për media.

Gjykata tha se në dënim prej 15 muajve për sulm, atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 23 qershor 2023, kur ishte arrestuar, që nënkupton se ai i kanë mbetur edhe tre muaj burgim për t’i kryer.

Ai u shpall fajtor dhe u dënua me 6 muaj burgim edhe për një akuzën “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, por në marrëveshje me gjykatën vendosi ta zëvendësojë dënimin me burgim me dënim me gjobë prej 12.000 eurove, thuhet në njoftim.

“Më 29.05.2023…i akuzuari N.O, në koordinim me shumë të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, kishin marrë pjesë aktive në grupin e personave në kryerjen e veprave penale serioze, në atë mënyrë që përmes përdorimit të dhunës i kishin sulmuar dhe kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Policia e Kosovës e kishte arrestuar Orlloviqin në Mitrovicën e Veriut më 23 qershor të vitit të kaluar, nën dyshimin se kishte marrë pjesë në sulmin ndaj KFOR-it, misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë, gjatë protestave më 29 maj në Zveçan.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e kishte dënuar arrestimin e Orlloviqit qershorin e kaluar.

Protestat e serbëve në veri të Kosovës, kundër kryetarëve shqiptarë në katër komunat atje, kulmuan me përleshje me pjesëtarët e KFOR-it një vit më parë.

Gjatë përleshjeve të 29 majit 2023, u lënduan 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej të cilëve kishin lëndime të rënda.

Në Kosovë deri më tani janë arrestuar rreth dhjetë persona për dhunën në protesta dhe për sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, por shumica e tyre u liruan për t’u mbrojtur në liri.

Për shkak të dhunës në veri majin e vitit të kaluar, por edhe sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator, KFOR-i rriti praninë ushtarak në Kosovë dhe tani ka rreth 4.700 ushtarë.

KFOR-i është përgjegjësi i tretë për sigurinë e Kosovës, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

You Might Also Like

Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive

Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike

Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

LDK mblidhet, pa deklarata për Abdixhikun

Ambasadori gjerman viziton Fondacionin Jahjaga dhe muzeun `Moment`

Kosova Times June 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia sulmoi Odesen , tre persona u vranë

Kosova Times Kosova Times February 23, 2024
FSB-ja arreston edhe tre persona lidhur me sulmin në Moskë
Ndezen polemika rreth versionit laboratorik te virusit Covid-19
Radoiçiqi grushton brutalisht kundërshtarët
Djali e rreh babanë në Prizren
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?