By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA dhe Japonia me stërvitje ushtarake, si përgjigje ndaj Kinës dhe Koresë së Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA dhe Japonia me stërvitje ushtarake, si përgjigje ndaj Kinës dhe Koresë së Veriut
Rajon / Botë

ShBA dhe Japonia me stërvitje ushtarake, si përgjigje ndaj Kinës dhe Koresë së Veriut

Kosova Times
Last updated: 2022/11/10 at 6:23 PM
Kosova Times Published November 10, 2022
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia nisën stërvitje ushtarake të përbashkëta të enjten, në pjesën jugore të Japonisë, si tentim për rritjen e gatishmërisë shkaku i veprimeve të Kinës dhe intensifikimit të lëshimeve të raketave nga Koreja e Veriut.

Stërvitjet “Keen Sword”, që zhvillohen çdo dy vjet, nisën në një bazë ajrore japoneze dhev, deri tash, u mbajtën në disa vende përreth Japonisë. Ato do të zgjasin deri më 19 nëntor.

Rreth 26 mijë japonezë dhe rreth 10 mijë trupa amerikane, së bashku me 30 anije dhe 370 avionë nga të dyja palët, do të marrin pjesë në këto stërvitje, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Japonisë. Australia, Bahreini dhe Kanadaja do t’u bashkohen disa pjesëve të ushtrimeve, sipas kësaj ministrie.

Stërvitjet e përbashkëta fushore janë planifikuar të zhvillohen në disa ishuj të largët në jugperëndim të Japonisë, si: Tokunoshima, Amami dhe Tsutarajima.

Japonia po i shton kapacitetet mbrojtëse në rajon, mes tensioneve në ngritje me Kinën.

Kina i ka përforcuar pretendimet e saj për pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore duke ndërtuar ishuj artificialë të pajisur me instalime ushtarake dhe fusha ajrore. Pekini ka pretendime edhe për një varg ishujsh që kontrollohen nga Japonia në Detin e Kinës Lindore dhe ka rritur kërcënimet ushtarake ndaj Tajvanit të vetëqeverisur, për të cilin thotë se është pjesë e Kinës që do të aneksohet me forcë nëse është e nevojshme.

Stërvitjet e përbashkëta po bëhen, gjithashtu, pas intensifikimit të lansimit të raketave nga Koreja e Veriut – më shumë se 30 sosh vetëm këtë vit – duke përfshirë një të mërkurën që ra në detin midis Gadishullit Korean dhe Japonisë.

Muajin e kaluar, një raketë balistike ndërkontinentale kaloi mbi Japoninë veriore.

Kryeministri Fumio Kishida, duke përmendur përkeqësimin e sigurisë në rajon, është zotuar të rrisë kapacitetet ushtarake japoneze dhe potencialisht të lejojë ndërtimin e kapaciteteve për sulme parandaluese nga larg ndaj vendlëshimeve armike të raketave. Këto plane pritet të jenë pjesë e strategjisë së sigurisë kombëtare, që është duke u rishikuar, dhe e udhëzimeve afatmesme dhe afatgjata për mbrojtje këtë vit.

Zhvillimi i kapaciteteve të sulmit përbën një ndryshim të madh në parimin e Japonisë që ka princip vetëm vetëmbrojtjen. Por, Japonia ka përforcuar me shpejtësi rolin dhe kapacitetet e ushtrisë së saj gjatë dekadës së fundit për të punuar më ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerë të tjerë në rajon dhe Evropë.

Stërvitjet si “Keen Sword” u ofrojnë forcave japoneze dhe amerikane “mundësi për t’u stërvitur së bashku në një sërë fushash misioni në skenarë realistë për të rritur gatishmërinë, ndërveprimin dhe për të arritur një parandalim kredibil”, u thuhej në një deklaratë të forcave të ShBA-së të enjten.

You Might Also Like

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane

Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit

MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre

Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem

Kosova Times November 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SHBA përgatit garden për konflikt me Rusinë në Arktik

Kosova Times Kosova Times January 31, 2023
Rrugëtimi 25-vjeçar i Kosovës nga bombardimet në ëndrrën për hyrje në NATO
Mbi tri orë pritjet për të dalë nga Kosova në Merdarë
Izraeli njofton vrasjen e udhëheqësit të mundshëm të ardhshëm të Hezbollahut
Udhëheqësit e AfD-së mbajnë takim të papritur në Shtëpinë e Bardhë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?