By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Marrëdhënie seksuale në zyrë, Apeli i Posaçëm ashpërson dënimin për Gjicin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Marrëdhënie seksuale në zyrë, Apeli i Posaçëm ashpërson dënimin për Gjicin
Rajon / Botë

Marrëdhënie seksuale në zyrë, Apeli i Posaçëm ashpërson dënimin për Gjicin

Kosova Times
Last updated: 2024/06/24 at 6:49 PM
Kosova Times Published June 24, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri Gjykata e Posaçme e Apelit ashpërsoi dënimin për ish kryebashkiakun socialist të Kukësit Safet Gjici, duke ndryshuar dhe akuzën për të cilën ishte dënuar me 3 vjet heqje liri në shkallën e parë, nga “Shpërdorim detyre”, në “Korrupsion pasiv”. Apeli pranoi kërkesën e Prokurorisë duke i dhënë atij një dënim me 4 vjet e gjysmë burgim, që për shkak të gjykimit të shkurtuar, ulet me një të tretën.

Zoti Gjici u arrestua qershorin e vitit të kaluar, një javë pasi në rrjetet sociale u publikua një video në të cilën ai shfaqej në zyrën e tij, duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua, Alma Kaçin. Për këtë të fundit, Apeli po ashtu ndryshoi akuzën, nga ajo e “Prostitucionit” e vendosur nga Gjykata e Shkallës së parë, në atë të “Korrupsionit pasiv”, duke e ulur dënimin nga 2 në 1 vit e gjysëm burgim, që përllogaritur me zbritjen e një të tretës, redultohet përfundimisht në 1 vit heqje lirie.

Sipas Prokurorisë, zonja Kaçi, është personi që i ka ofruar përfitime në formën e favorit seksual kryebashkiakut, i cili më pas i ka premtuar dhe ka pranuar ta ndihmojë, me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Kukësit. Por zoti Gjici, gjatë gjithë kohës ka pretenduar pafajësinë, ndërsa ka akuzuar prokurorinë se kishte shmangur hetimet rreth lidhjeve, sipas tyre, të zonjës Kaçi me ish kreun e Këshillit të qarkut Kukës, kundërshtarin e tij politik Abedin Oruçi. Ky i fundit, është konsideruar nga zoti Gjici, si porositësi i materialit video. Nga ana tjetër, zoti Gjici dhe avokatët e tij kanë këmbëngulur se projekti për qentë, për të cilin kishte diskutuar me zonjën Kaçi, nuk ishte shtruar për diskutim në Këshillin bashkiak të Kukësit dhe se Bashkia që ai drejtonte nuk ka pasur asnjë fond për një projekt të tillë, duke nënvizuar se dënimin më të madh, atë moral ai e kishte marrë tashmë.

Publikimi i videos, në qershor të vitit të kaluar, mori një vëmendje të lartë. Zoti Gjici, i sapo rizgjedhur, dha menjëherë dorëheqjen nga posti, duke deklaruar se “prej disa kohësh kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë”, duke pretenduar nga ana tjetër, se kishte rënë pre e një kurthi të organizuar nga kundërshtarët e tij politik.

You Might Also Like

Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve

Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit

Venezuela ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska, Pekini dhe Teherani

Shikoni pritjen spektakolare të studentëve në Novi Sad: Fishekzjarre dhe brohoritje me “Pumpaj!”

Pentagoni aprovon furnizimin e Ukrainës me Tomahawk, vendimi te Trump-i

TAGGED: #Apeli i Posaçëm, #Ashpërsim dënimi, #Kryebashkiak i Kukësit, #Marrëdhënie seksuale në zyrë, #Safet Gjici
Kosova Times June 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Unë jam specialiste e kancerit dhe e munda në fazën e tretë: hëngra këto 2 ushqime dhe të gjithë duhet t’i shmangin këto

Kosova Times Kosova Times August 30, 2024
Osmani: Serbia është burim i destabilizimit të Kosovës dhe rajonit për shkak të synimeve të saj territoriale dhe hegjemoniste
Tentativë për vrasjen e kreut të partisë Alternativa për Gjermaninë?
Indeksi i Cilësisë së Jetës. Tirana renditet e fundit në Europë
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjenocid
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?