By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin
June 28, 2025
Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Udha ishte qëllimi (2)
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Udha ishte qëllimi (2)
Opinion

Udha ishte qëllimi (2)

Kosova Times
Last updated: 2024/06/25 at 11:18 PM
Kosova Times Published June 24, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Pal ShTUFI

Pasi kaluam një ditë dhe një natë në Napoli, herët në mëngjes u nisëm për Romë. Gjatë udhës vazhdoi të ishte temë Napoli dhe motoçiklistët e atij qyteti me komunikacion të stërngarkuar. Ishte premi apo mbijetesë normale ta përshkoje tërë Napolin me makinë e mos të kishe ndonjë fatkeqësi, këtë nuk dinim ta shpjegonim. Halili tha se ky kaos i kontrolluar ka diçka mistike. Askush askujt nuk i thoshte asgjë kur tjetri gabonte, qoftë me makinë ose me motoçikletë. Të gjithë ishin të pajtuar që të gabonin. As sirena makinash nuk dëgjohej – të gjithë në paqe ishin!

Rruga për Romë ishte gjithashtu një përjetim i bukur. Bukuritë e natyrës tani ishin ndryshe nga ato të mëhershmet, por edhe ato ishin bukuri magjepse. Mbase edhe më magjepse dhe madhështore ishte arritja në territorin e Romës, aty ku përfundonin malet dhe para nesh u hap e gjithë rrafshina e Romës.

AKUADUTI ROMAK

Kishim ndoshta edhe 25 km për të arritur në Romë, kur pamë ujësjellësin antik, Akuadukti Romak (Acquedotto romano) me mure shumë të larta, të cilin e kishte filluar ta ndërtonte perandori Kaligula (Gaius Julius Caesar Augustus Germanicus) që në vitin 28 të erës sonë.

Sa për dijeni, Akuadukti më i gjatë romak është 87 km, por një pjesë e madhe e tij është nën tokë, prandaj nuk mund të shihet si tërësi. Edhe sot e kësaj dite tre Akuadukte tjera, të këtij projekti historik, janë aktiv dhe furnizojnë Romën me ujë, si Aqua Virgo, Acqua Vergine, Aqua Alexandrina.

Romakët e vjetër por edhe italianët e sotëm e kanë vlerësuar shumë lartë kualitetin e ujit të Romës. Edhe sot e kësaj dite italianët përqeshin turistët, të cilët blejnë ujin me para, sepse shumë më kualitativ është uji nga ujësjellësi i Romës se uji që blihet në markete. Pikërisht, për shkak të këtij kulti mbi ujin, Roma ka në dispozicion dymijë çezme me ujë falas në tërë hapësirën e qytetit.

BAZILIKA “SANTA MARIA MAGGIORE”

Që kur ishim në Kosovë e përzgjodhëm hotelin “Morgana”, për shkak se ishte afër Bazilikës “Santan Maria Maggiore” (Shën Mëria e Madhe), e cila u ndërtua në shekullin e 5-të, gjatë kohës së papatit Papa Sixtus III (432-440 pas erës sonë), si një shenjë e përkushtimit ndaj Virgjëreshës Mari (nëna e Krishtit).

Madhështia arkitektonike e kësaj bazilike nuk shpjegohet me fjalë, prandaj unë përzgjodha fotografi dhe video.

Kur u futëm brenda bazilikës, veprimi i parë që bëri Halili ishte ulja e tij në dyshemenë e bazilikës. Krejt instinktivisht. Si duket, nga ajo pozitë mendonte se do të shihte më mirë artin në kupën e lartësisë.

Pastaj Halili më thirri të bëja fotografi tek skulptura e Papa Clementit IX – i njohur si Papa Albani (Giovanni Francesco Albani) – lindur në Urbino më 1649 dhe vdekur në Romë më 1721. Së këndejmi, mund të themi se në Romë kanë hise edhe shqiptarët.

Ndërkaq, Dritani u shkëput tërësisht nga ne, sepse kishte përshtypjen sikur ne e bezdisnim. Iku labirinteve dhe nuk ngopej duke shikuar mrekullitë arkitektonike dhe filigraniste të 15 shekujve të shkuar. I fundit doli nga ajo bazilikë dhe kur sërish u takuam jashtë, përmes një përqafimi që na e bëri, sikur i tha të gjitha – pa e thënë asnjë fjalë!

http://199.192.21.43/2024/06/21/udha-ishte-qellimi/

KULTURA E KRISHTERË

Jo vetëm kjo bazilikë tregon që kulturën e krishterë e ka bërë kaq madhështore edhe kulti ndaj gruas. Skulpturat e grave gjysmëlakuriqe të punuara nga talentet epokal të kohërave të ndryshme, gjithsesi rrëfejnë për thellësinë e kulturës së krishterë, por edhe për një ndjeshmëri të hollë ndaj gruas, ndjeshmëri e munguar në botën përtej romake.

Arti i krishterë është dimension përmasash që tejkalon epokat e mbase edhe vetë kuptimësinë e religjionit. Papatët kanë qenë të pasionuar për të prodhuar art, si në arkitekturë ashtu edhe në skulpturë, pikturë e letërsi. Këtë pasion e vëren edhe sot e kësaj dite, kur sheh kujdesin e tyre për vlerat historike që kanë, pavarësisht që numri i besimtarëve ka rënë në mënyrë të ndjeshme.

Si rrjedhim, mendoj që krishterimi edhe mund të shuhet si religjion, por kultura e tij me gjasë e ka fituar përjetësinë.

CONCORDIA

Natyrisht, vizituam Vatikanin… Pastaj i kemi hyrë Romës Antike, gjysmë të rrënuar, në të cilën çdo kënd dhe çdo rrënojë përmban histori madhështore.

Kur arritëm në Forum Romanum, Halilit i la përshtypje të veçantë mbishkrim “Concordia” për të cilin unë mezi prita ta merrja fjalën.

Conkordia, në kontekstin romak, i referohet perëndeshës së harmonisë dhe marrëveshjes. Ajo ishte perëndeshë që simbolizonte paqen dhe unitetin, veçanërisht në kuadrin e marrëdhënieve shoqërore dhe politike. Në latinisht, emri i saj “Concordia” do të thotë “harmoni” ose “marrëveshje”.

Një nga tempujt më të njohur të Concordias është ai në Forum Romanum, ndërtuar fillimisht në vitin 367 para erës sonë nga Furius Camillus, pas luftërave civile mes patricëve dhe plebejve. Pra romakët i kanë dhënë rëndësi marrëveshjes aq shumë sa atë e kanë shpallur të shenjtë.

* * *

Sado të shkruash për Romën, sërish i mbetesh borxh asaj. Prandaj, që të kursehem nga fjalët, po sjell fotografi…

(vazhdon me Firencen…)

You Might Also Like

Fatmir Limaj e tha burrërisht: – Kushtetuesja veç e shkroi me ligj!

Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë

Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike

Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?

Deri kurë kështu- vend të bashkimit kemi inate, në vend të shtetndërtimit grupe interesi

TAGGED: #Dritan Dragusha, #Halil Matoshi, #Pal Shtufi
Kosova Times June 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Sylvinho: E kam analizuar Kroacinë dhe se Shqipëria është gati

Kosova Times Kosova Times June 18, 2024
Kreu i Bologna-s: Do të bëjmë gjithçka që ta mbajmë Mottan
Arrin në Turqi 13-vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi i bombolës në Kçiq
Gëzuar, me këmbë të mbarë në vitin 2025
Kryeministri Kurti vizitoi Mensën e Studentëve me rastin e përurimit të renovimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?