By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendarët që po vendosin vija, po i shndërrojnë njerëzit në skllevër të zakonshëm
June 29, 2025
The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë
June 29, 2025
Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë
June 29, 2025
Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia
June 29, 2025
Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita lëshon seancën e Kuvendit, shkak Projektligji për KPM-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Opozita lëshon seancën e Kuvendit, shkak Projektligji për KPM-në
Lajme

Opozita lëshon seancën e Kuvendit, shkak Projektligji për KPM-në

Kosova Times
Last updated: 2024/06/27 at 2:27 PM
Kosova Times Published June 27, 2024
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë lëshuar sallën ku po mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

 

Kjo pasi mazhoranca nuk e mbështeti kërkesën e tyre që Projektligji për KPM-në të hiqet nga rendi i ditës e t’i kthehet komisionit për shqyrtim.

“Ju po votoni kundër standardeve të Bashkimit Evropian. Ju as për konsultë nuk po pranoni ta dëgjoni Komisionin e Venecias, vërtet keni zgjedh një rrugë qorre për vendin. Nuk e di se kujt po i shërbeni”, tha deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Edhe nga partitë tjera thanë se me këtë qasje Kosova është larg Bashkimit Evropian. Por, pretendimet e opozitës i mohuan nga mazhoranca.

Opozita ka kërkuar që Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe ai për Zyrtarët Publikë t’iu kthehen komisioneve parlamentare për shqyrtim.

Projektligji për Agjencinë e sigurisë dhe mbrojtjes, kthehet në rishqyrtim

Në kushte të jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës po mban seancën e radhës. Me të nisur seanca janë ngritur kritika sa i përket Projektligjit për Agjencinë e Intelegjencës, Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Nga opozita kërkuan që projektligji të mos kalojë në Kuvend, pasi sipas tyre i njëjti do ta cenojë sigurinë e vendit.

“Ky projektligj nuk duhet të kaloj. Projektligji do të cenojë sigurinë dhe bashkëpunimin në këtë fushë me partnerët tanë. Nëse ky ligj do të kalojë do t’i bëni problem shtetit. Nuk e di nëse vetëm keni qëllim për kapje por kjo do t’i bëjë problem shtetit”, tha kryetari i Komisionit për Siguri, nga rradhët e AAK-së, Bekë Berishaj.

Kritika ndaj këtij projektligji patën edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj e ai i LDK-së, Anton Quni.

“Është mirë që projektligji të hiqet nga sponzorizuesi dhe të kthehet në komision. Nuk ka nevojë të jesh njohës i fushës dhe të shohësh tendencat që janë reflektuar nga grupi punues. Vërehet se është një konflikt mes dy institucioneve kryesore të vendit. Për mua nuk është me rendësi se kush është kryeministër e kush presidente”, tha ai.

“Ky është një cenim i sigurisë nacionale, kombëtare. Besoj me kthimin e projektligjit në komision do t’i kalojmë mosmarrëveshjet që kemi”, shtoi deputeti i LDK-së, Anton Quni.

Mirëpo pretendimet e opozitës i mohuan nga partia në pushtet, LVV.

“Nuk qëndrojnë pretendimet që zotri Berisha i ka përmendur. Grupi Parlamentar i LVV ka dakordimin që ligji të kthehet në komision në mënyrë që të ketë dakordime. Ne pajtohemi që sot ky projektligj të kthehet në komision e jo të tërhiqet. Pra në kuadër të komisionit të trajtohet më tutje”, tha shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Me 69 vota për, 4 kundër dhe asnjë abstenim, projektligji u vendos t’i kthehet komisionit për shqyrtim.

You Might Also Like

The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë

Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën

Kurti: Investimi në KEK rritë sigurinë dhe ulë importin e energjisë

Pas përleshjes në veri një person ndalohet për 48 orë

Nesër nis gjyqi i Berishës, ish-kryeministri në bankën e akuzës

Kosova Times June 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Hulumtimi amerikan: Serbia është vendi më i cenueshëm në Evropë, e ndjekur nga…

Kosova Times Kosova Times March 31, 2023
Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që njeh Rusinë si një shtet sponsorizues të terrorizmit
Rama: Rikualifikimi i doganës së Hanit të Hotit dhe Muriqanit, mikpritje dinjitoze e vizitorëve të huaj
Opozita kërkonë hetim dhe shkarkim të Kusari-Lilës pas përgjimeve
BQK: Norma e interesit për kredi në qershor ka arrit në 6.5 për qind
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?