By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse
January 11, 2026
Numri i të vdekurve në Iran po rritet
January 11, 2026
“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oreshnik
January 11, 2026
Armë dhe mjete të ftohta të konfiskuara në Obiliq dhe Prizren
January 11, 2026
Dhunë fizike dhe familjare, policia raporton për disa raste
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja sanksionon financuesit e Hamasit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > BE-ja sanksionon financuesit e Hamasit
Rajon / Botë

BE-ja sanksionon financuesit e Hamasit

Kosova Times
Last updated: 2024/06/28 at 10:40 PM
Kosova Times Published June 28, 2024
Share
SHARE

Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesa të udhëtimit për disa individë dhe kompani, të cilat akuzohen se po ndihmojnë financiarisht Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe blloku evropian.

Ky është rundi i dytë i sanksioneve që ka vendosur BE-ja ndaj Hamasit dhe grupit palestinez, Xhihadi Islamik Palestinez, pasi ata sulmuan Izraelin më 7 tetor, gjë që nxiti luftën në Gazë.

Deri më tani, blloku evropian ka vendosur në listën e zezë 12 individë dhe tri entitete për shkak të lidhjeve të tyre me këto dy grupe.

Në rundin e fundit të sanksioneve, veç tjerash u sanksionuan tri kompani që përdoren nga financuesi kryesor i Hamasit, Hamza Abdelbasit, i cili sipas BE-së, përdor këto kompani për të dërguar fonde te grupi.

Në mesin e kompanive të sanksionuara është edhe firma spanjolle e patundshmërive, Al Zawaya Group, dhe dy të tjera me bazë në Sudan, u tha në njoftimin e BE-së.

Sanksionet evropiane po ashtu kanë shënjestuar kreun e Hamasit që bën transferimin e parave nga Irani.

BE-ja tha po ashtu se ka vendosur sanksione edhe ndaj Ali Morshed Shirazi, oficer i lartë i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, i cili mbikëqyr raportet mes grupeve palestineze dhe Teheranit.

Në listën e sanksioneve të BE-së është futur edhe zyrtari i lartë i Hamasit, Maher Rebhi Obeid, “përgjegjës për udhëheqjen e operacioneve terroriste të Hamasit në Bregun [e pushtuar] Perëndimor”, u tha në njoftim.

Nga sulmi i Hamasit në Izrael u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivën së Izraelit, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 37.000 palestinezë.

Në prill, BE-ja kishte sanksionuar katër kolonë “ekstremistë” izraelitë dhe dy grupe lidhur me dhunën kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.

You Might Also Like

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Numri i të vdekurve në Iran po rritet

“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oreshnik

“Pushtimi i Kievit në 3 ditë” nga Putini zgjat më shumë se beteja më e madhe e Luftës së Dytë Botërore

Axhenda ndërkomëtare

TAGGED: #BE-ja, #Financuesit e Hamasit, #Sanksione
Kosova Times June 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Diplomatët amerikanë të tronditur për shkak të ndryshimeve në Departamentin e Shtetit, buxheti do të përgjysmohet

Kosova Times Kosova Times April 21, 2025
Gjermania u dha azil 55 rusë që ikën nga mobilizimi
Fronti Europian: Është vënë në pikëpyetje fryma e Marrëveshjes së Ohrit
Hakmarrja ruse për arratisjen poshtëruese: rusët shënjestruan ashpër Kherson
Emilia Rexhepi: I votojmë krejt; Gërvalla nuk jam kandidate për kryetare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?