By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 nëntor
November 2, 2025
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykatësja liron nga akuzat 28 individë në rastin e Dokumenteve të Panamasë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjykatësja liron nga akuzat 28 individë në rastin e Dokumenteve të Panamasë
Rajon / Botë

Gjykatësja liron nga akuzat 28 individë në rastin e Dokumenteve të Panamasë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/29 at 11:33 PM
Kosova Times Published June 29, 2024
Share
SHARE

Një gjykatëse ka liruar nga akuzat 28 individë të përfshirë në çështjen e skandalit ndërkombëtar të pastrimit të parave të njohur si “Dokumentet e Panamasë”, mes tyre edhe bashkëthemeluesin e firmës ligjore, për të cilën autoritetet thanë se ishte në qendër të veprimtarisë për fshehjen e parave të lidhura me aktivitetet e paligjshme.

Jürgen Mossack është themelues i firmës ligjore “Mossack & Fonseca” në bashkëpunim me zotin Ramón Fonseca, i cili vdiq në maj.

Zoti Mossack u lirua nga akuzat të premten së bashku me të tjerët pasi një gjykatëse panameze gjeti se provat kundër tij nuk përputheshin me zinxhirin dokumenteve të ofruara nga prokuroria pasi autoritetet bastisën zyrën e firmës, tashmë të shpërbërë.

Prokuroria ngriti akuza ndaj drejtuesve të firmës ligjore dhe të tjerëve për krijimin e kompanive guaska dhe përdorimin e transaksioneve financiare komplekse për të fshehur paratë nga aktivitetet e paligjshme që lidhen me skandalin e korrupsionit të kompanisë braziliane “Odebrecht” e cila u deklarua fajtore në një gjykatë federale amerikane. Autoritetet amerikane kishin ngritur akuza ndaj kompanisë braziliane të ndërtimit për shfrytëzimin e kompanive guaskë për të fshehur miliona dollarë në ryshfete të paguara në mbarë botën për të fituar kontrata publike.

Gjykatësja në Panama vuri në dukje se provat e tjera në çështjen Dokumentet e Panamasë “nuk ishin të mjaftueshme dhe bindëse për të përcaktuar përgjegjësinë penale ndaj të akuzuarve”.

Gjykatësja gjithashtu hoqi masat e ngrirjes së pasurive dhe pronave të vëna ndaj të gjithë të akuzuarve, thuhet në një deklaratë të gjykatës.

“Ndihemi të kënaqur mes të emocioneve të përziera, sepse shumë jetë u prekën gjatë procesit”, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press, Guillermina Mc Donald, avokatja mbrojtëse në çështje, firma e së cilës përfaqësoi 80% të të akuzuarve të firmës panameze.

Gjykatësja Balaoisa Marquínez kishte vendosur të bashkonte çështjen “Panama Papers” me çështjen madhore të korrupsionit të firmës braziliane të ndërtimit.

Ajo vendosi të premten se në rastin e kompanisë braziliane, “nuk ishte e mundur të përcaktohej hyrja e parave nga burime të paligjshme, të ardhura nga Brazili, në sistemin financiar panamez me qëllim të fshehjes, maskimit ose ndihmës për të shmangur pasojat ligjore të krimit të mëparshëm”.

Në qershor 2022, Mossack, Fonseca dhe 37 persona të tjerë u shpallën të pafajshëm në një rast të veçantë nën akuzat për pastrim parashë.

Hetimi në Brazil filloi në vitin 2014. Firma ligjore “Mossack & Fonseca” u vu në shënjestër pas rrjedhjes së 11 milionë dokumenteve financiare të lidhura me kompaninë.

Skandali i Dokumenteve të Panamasë pati pasoja në të gjithë botën, duke çuar në dorëheqjen e një kryeministri në Islandë dhe shkaktuar pikëpyetje të mëdha për udhëheqësit e atëhershëm të Argjentinës dhe Ukrainës, politikanë kinezë dhe presidentin rus Vladimir Putin, mes të tjerësh.

Në të drejtën penale, lirimi nga akuza nuk do të thotë se i akuzuari është pafajshëm, por do të thotë se prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për të arsyetuar gjetjen fajtor.

You Might Also Like

Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”

Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

TAGGED: #28 individë, #Dokumente, #Gjykatësja, #Lirim nga akuza, #Panama
Kosova Times June 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kryeministri polak thotë se anëtarësimi i shpejtë i Moldavisë në BE është i mundur

Kosova Times Kosova Times April 7, 2023
Besa inkuadrohet në Superligën e hendbollit
Associated Press shkruan për dëshminë e James Rubinit në Speciale
Në Moskë, policia hyri në banesën e një diplomati Kirgistan
ShBA-ja: Kemi rrëzuar 15 dronë mbi Detin e Kuq
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?