By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
RTSH humb kameramanin Ervin Hoti. La pas qindra orë xhirime, nga raportimet deri të spektaklet
September 16, 2025
Valtonen: Shpresoj se së shpejti do të formohen institucionet e shtetit
September 16, 2025
Kurti: Qeveria ka ndërmarrë hapa për të përkrahur fuqizimin e grave
September 16, 2025
Trupat ruse sulmuan Zaporozhye-n. Ka të vdekur dhe të plagosur
September 16, 2025
Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin
September 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vukotiqit i rikonfirmohet dënimi për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vukotiqit i rikonfirmohet dënimi për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë
Lajme

Vukotiqit i rikonfirmohet dënimi për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/11 at 5:25 PM
Kosova Times Published November 11, 2022
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë shqyrtimit të ri gjyqësor përsëri shpalli Zoran Vukotiq-in përgjegjës për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe e dënoi me 10 vjet burgim.

Pas vendimit për dënim me 10 vite burgim për krimin e dhunës seksuale gjatë luftës të marrë më 5 korrik 2021 nga Gjykata Themelore e Prishtinës kundër Zoran Vukotiq, për shkak të parashtrimit të ankesës në Gjykatën e Apelit, rasti ishte kthyer në gjykim të serishëm dhe sot Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special shpalli Aktgjykimin dënues, me të cilin Zoran Vukotiq shpallet fajtor për krimin e dhunës seksuale gjatë luftës kundër viktimës shqiptare.

Vendimi i marrë në vitin 2021 ishte një pikë kthese për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë, duke ua rikthyer besimin në institucionet e drejtësisë dhe shpresën për dënimin e personave përgjegjës për krimet e dhunës seksuale gjatë luftës. Kurse konfirmimi i sotëm i të njëjtit vendim e fuqizon edhe më tutje këtë besim që po ndërtohet përmes guximit të të mbijetuarve që kanë paraqitur rastet e tyre në prokurori dhe përkushtimit të institucioneve të drejtësisë për t’i shkuar deri në fund procesit të vënies së drejtësisë në vend.

Ky vendim përçon mesazhin që krimet e dhunës seksuale as harrohen e as falen, por pavarësisht kohës që ka kaluar dhe përpjekjeve për t’i ikur drejtësisë, ajo herët ose vonë do të arrihet dhe do të jetë e palëkundshme.

Rruga e drejtësisë e cila është hapur me këtë vendim është në vazhdimësi dhe do të jetë e pandalshme dhe të gjithë presim që drejtësia të arrihet edhe për rastet e tjera në proces duke i dhënë fund pandëshkueshërisë që ka mbizotëruar deri tash.

Andaj, ftojmë institucionet relevante që të vazhdojnë ndjekjen e drejtësisë me të njëjtin përkushtim dhe profesionalizëm në mënyrë që drejtësia të vihet në vend për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

RTSH humb kameramanin Ervin Hoti. La pas qindra orë xhirime, nga raportimet deri të spektaklet

Valtonen: Shpresoj se së shpejti do të formohen institucionet e shtetit

Kurti: Qeveria ka ndërmarrë hapa për të përkrahur fuqizimin e grave

Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

Vrasje në Ferizaj: Kushëri vrau kushëririn pas një mosmarrëveshjeje

Kosova Times November 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia vazhdon presionin në Bahmut, Ukraina e vendosur ta mbrojë qytetin

Kosova Times Kosova Times March 15, 2023
Kosova përfundon në vendin e tretë në European Esports Championship në lojën “Dota 2”
Video që shokoi Moskën: Ikja e rusëve nga Bakhmuti, duke vrapuar pa kokë, duke lënë ushtarë të vdekur përreth…
Tetë të arrestuar për dyshime për terro*izëm
Gazetarët në veri nën rrezik të vazhdueshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?