By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
September 18, 2025
September 18, 2025
Jahjaga takon Barack Obamën në samitin global në SHBA
September 18, 2025
Dronët goditën një uzinë të Gazprom në Bashkortostan
September 18, 2025
Interfax: Kërkesa e Kozakut për dorëheqje është miratuar
September 18, 2025
Urdhër arresti i lëshuar për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit, klubi i ndërpret menjëherë kontratën
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në Simpoziumin Ndërkombëtar SYMI: Me pabarazinë në rritje, po rriten dhe diktatura e fashizmi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në Simpoziumin Ndërkombëtar SYMI: Me pabarazinë në rritje, po rriten dhe diktatura e fashizmi
Lajme

Kurti në Simpoziumin Ndërkombëtar SYMI: Me pabarazinë në rritje, po rriten dhe diktatura e fashizmi

Kosova Times
Last updated: 2024/06/30 at 5:54 PM
Kosova Times Published June 30, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në edicionin e 26-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi e ku po marrin pjesë politikanë progresistë, akademikë të shquar dhe udhëheqës organizatash ndërkombëtare.

Në fjalën e tij në ceremoninë dhe panelin hapës të simpoziumit, ai potencoi që bota ndodhet përballë tre sfidave globale të një niveli të paprecedent: ndryshimet klimatike, pabarazia shoqërore dhe kërcënimet e sigurisë. Duke vënë theksin te pabarazia shoqërore, ai iu referua një studimi të vitit të kaluar të organizatës ndërkombëtare Oxfam sipas së cilës top 1 përqindëshi i më të pasurve posedon 45.6% të pasurisë globale dhe 59% të të gjitha aseteve financiare në botë. Sipas së njëjtës organizatë, në dekadën e fundit, ky 1% ka vënë në zotërim më shumë se gjysmën e të gjithë pasurisë së re globale.

“Për aq kohë sa 1% i më të pasurve zotërojnë gjysmën e pasurisë globale, kam drojë që nuk do të ketë paqe të vërtetë ndërmjet shoqërive dhe njerëzve dhe as me natyrën e planetit tonë”, tha kryeministri Kurti.

Ai foli për rëndësinë e rikthimit dhe ruajtjes së domethënies por edhe konkretizimit të ideve të mëdha të lirisë, barazisë, demokracisë dhe drejtësisë dhe për nevojën për të fituar zgjedhje demokratike në mënyrë që të ketë qeverisje demokratike. Kryeministri nënvizoi se një gjë e tillë nuk ka qenë më shumë e rëndësishme se sot, në 80 vjetët e fundit, qysh prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Me pabarazinë gjithmonë e në rritje, gjasat për diktatura dhe fashizëm janë po ashtu në ngritje, tha ai. Në këtë kontekst, kryeministri bëri thirrje për solidaritet më të madh për organizim më të mirë, fitore më të shumta demokratike dhe qeverisje më të gjata të progresistëve e socialdemokratëve, duke mos harruar që demokratët ndihen të kërcënuar nga lufta, kurse autokratët nga paqja.

“Paqja që na duhet është një paqe demokratike dhe demokracia që na duhet është socialdemokracia”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.

Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-Kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet në baza vjetore. Edicioni i këtij viti titullohet “Hyni në të ardhmen – Prometheu i lirë: Fuqia e riimagjinuar për një Demos të Paqes, Barazisë dhe Qëndrueshmërisë” (Eng: Step into the Future: “Prometheus Unbound: Power Re-imagined for a Demos of Peace, Equity and Sustainability”). /Kosovatimes/

You Might Also Like

September 18, 2025

Jahjaga takon Barack Obamën në samitin global në SHBA

Për 24 orë u ngritën 53 aktakuza ndaj 62 personave për vepra të ndryshme

Arrestohet në Leposaviq një person për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohet zëvendëskryetarja e Leposaviqit, dyshohet se sulmoi një qytetare

TAGGED: #Albin Kurti, #Diktatura, #Fashizmi, #Rriten, #Simpoziumi Ndërkombëtar, #SYMI
Kosova Times June 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

” Parisi digjet – mijëra demonstrues në rrugë, policia hedhe gaz lotsjellës (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times March 17, 2023
Çitaku-Çekut: Kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotsjellësin…
ShBA-ja sulmon një lider të Shtetit Islamik në veri të Sirisë
Pastrueset fituan një milion dollarë në llotari, më pas u kthyen në punë
Sylvinho pas humbjes nga Ukraina: Nuk luajtëm mirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?