Prof. dr. Hivzi MUHARrEMI
Me rastin e ekspozitës personale të piktorit Nikollë Nikprelaj e cila kohë më parë është hapur në Galerinë e Arteve në Pejë. Kjo ekspozitë pason pas një numri të konsiderueshëm të Artistëve Figurativ e Aplikativ që ishin prezent para dashamirëve të artit pejan. Nikollë Nikprelaj haperimet e para të artit i filloi nga vitet e tetëdhjeta përkatësisht pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Arteve në vitin 1988 në klasën e Profesor Rexhep Ferrit. Nikollë Nikprelaj është këngëtar i njohur nga Trieshi i Malësisë së Madhe. Gjithmonë ka pasur pasion për këngën, ku si profesionist ka filluar të këndoj në vitet e vonshme të rinisë.
Piktori akademik, Nikollë Nikprelaj krahas pikturës që nga shkolla fillore, e mesme dhe gjatë studimeve universitare e deri me sot i është qasur edhe vokacionit të muzikës ku talenti i tij , është shpërfaqë që nga mosha fëmijërore. Pra, këto dy fusha artistike lirisht mund të themi se në shpirtin e tij kanë qenë të rrënjosura dhe me përkushtim të madh deri me sot në mënyrë aktive mirret. Në këtë dikitomi artistike reflektojnë tablotë pikturale dhe njëra tjetrën e plotësojnë në finalizimin e kompozicioneve. Në shumë tablo të Nikprelës struktura koloristike e ngjyrave të vajit dhe akrilikut, ku piktori përmes këtyre dy teknikave i realizon tablotë duke filluar nga fryma e introduktit real nga faza më e hershme e krijimtarisë e deri tek ato abstrakte të peizazheve dhe inkorporimit të figuracionit në sfondin kompozicional të frymës abstrakte autori e implementon tonalitetet e ngjyrave primare të së kuqës, ngjyrës blu, si dhe atyre sekondare të ngjyrave, të gjelberta. Pra, si nismë e krijimtarisë së tij artistike kreative shpërfaqet kontrasti koloristik, të cilin autori nga faza në fazë me devocion të madh e implementon në tablotë pikturale. Në këtë dikitomi koloristike autori me një invencion shpirtëror e transferon elementin e dritës e cila në fillim në mënyrë difuze futet në tërësin strukturale koloristike të kompozicionit dhe e vë në pah thellësinë përkatësisht përspektivën kompozicionale. Këto karakteristika më së miri reflektojnë në ciklin e fundit të veprave të artistit ku kryesisht janë realizuar në frymën e introduktit të ekspresionizmit abstrakt. Pra kjo frymë e artit abstrakt perkundër figuracionit dhe portreteve të malësorëve apo peizazheve me imazhe e motive nga vendlindja e tij Tuzi nga Malësia do jenë veprat e ciklit të fundit të trajtuar në ketë frymë abstrakte.
Kjo është nisma e krijimtarisë së piktorit e cila nga kjo fazë e deri me sot në mënyrë të paprajshme do ta fillojë shtegtimin e tij në botën e artit me një bagazh frymëzimesh nga ambienti autokton i Malësisë me të cilin në mënyrë të drejtëpërdrejt ka qenë i lidhur dhe i mishëruar me motivet dhe imazhet e nduranduarta duke filluar nga vispamjet e bjeshkëve e deri tek lashtësia e trashëgimisë kulturo-historike të atyre viseve në përgjithësi.
Kjo periudhë njihet si faza e “Transformimit” të këtyre formave të gjetura nga natyra. Kjo fazë kryesisht mbështetjen e ka gjatë viteve të fundit të krijimtarisë së tij artistike.
Gjithashtu duhet cekur se në tablotë e ekspozuara të piktorit mund të venerohen edhe skena të brishta, skena e imazheve nga periudha e brisht të Kosovës të periudhës së okupimit nga agresori famkeq serb.
Gjithashtu duhet vecuar ciklin e portreteve si dhe kompozimin “Malësorja”, ku piktori me një mjeshtri e paraqet kohën kur malësoret pos punëve fizike të rëndomta që janë marrë në këto ambiente të viseve të Malësisë, ato gjithnjë e më shumë i kanë kultivuar edhe punët e zakonshme ditore shtëpiake të artizanatëve të ndryshme nga endja e deri të realizimi i imazheve të ndryshme të qilimave. Figurat e femrave-grave gjithnjë e më shumë e humbin trajtimin real të anatomisë së tyre dhe kalojnë në trajtimin abstrakt. Edhe në këto vepra dominon trajtimi i elementit pastuoz të ngjyrës me akcentime në ato të kuqe, të zeza dhe në sfondin transparent të ngjyrave të hirta. Pra, autori Nikollë Nikprelaj gjithnjë e më shumë synon drejtë realizimit të këtyre imazheve nga ambienti i vendlindjes nga Malësia e Tuzit ku pikësynimi i tij është futja në frymën e introduktit ekspresivo abstrakt të realizimit të veprave artistike. Kjo frymë reflekton edhe në veprat: “ Varka”, “Lëndimi”, “Pranvera e vonuar”, “Ngjyra zemre”, “Shpresë”, “Hapësirë 2, “Paralajmërim” etj.
Pra, autori është kultivues i frymës së introduktit ekspresivo-abstrakt që nga faza e vonshme të krijimtarisë së tij gjë që deri me sot i mbetet besnik këtij stili artistik.