By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Menaxheri i Transneft bie nga dritarja e një shtëpie në Moskë, ‘vetëvritet’
July 4, 2025
Rusia zgjeron përdorimin e armëve kimike në Ukrainë
July 4, 2025
Skemat e mashtrimit turistik që duhet të dini
July 4, 2025
Argëtimi i tyre “diskret” u kushton 20,000 euro
July 4, 2025
Dhjetë të plagosur në shpërthimin në një pikë karburanti pranë Romës
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti flet në Forumin e Paqes për dialogun me Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti flet në Forumin e Paqes për dialogun me Serbinë
Lajme

Kurti flet në Forumin e Paqes për dialogun me Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/11 at 5:12 PM
Kosova Times Published November 11, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në Forumin e Paqes në Paris tha se Kosova dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por shtoi se dialogu mes dy vendeve “është dialog për statusin e marrëdhënieve, jo për statusin e Kosovës”

Forumi i Paqes, që nisi të premten, grumbulloi në Paris liderë botërorë, përfshirë këtu ata të Kosovës: kryeministrin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani dhe homologët e tyre Ana Bërnabiq dhe Aleksandar Vuçiq.

Para nisjes së këtij Forumi, Kurti u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, ku u tha se u diskutua për dinamizmin e dialogut Kosovë – Serbi, gjendjen në veri dhe planin franko-gjerman.

Në fjalimin e tij gjatë Forumit të Paqes, Kurti përsëriti qëndrimin se marrëveshja përfundimtare në këtë dialog duhet të përfshijë njohjen reciproke.

“Normalizimi nënkupton një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër. Nuk po them që në marrëveshje nuk do të ketë edhe shumë gjëra të tjera, por në qendër duhet të jetë njohja reciproke”, tha ai.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të premten se për Serbinë është i papranueshëm çfarëdo propozimi që përfshin njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij në Forumin e Paqes, Kurti tha se këto vende duhet ta ndryshojnë qëndrimin e tyre që “ta ndihmojnë Serbinë ta njohë Kosovën më shpejt duke e njohur vetë së pari”.

Ai shtoi se Kosova nuk do të bëjë “koncesione të tjera të dizajnuara për ta ndarë vendin tonë në linja etnike dhe fetare”.

Më 10 nëntor, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përsëriti kërkesën e perëndimit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin Kurti ka deklaruar disa herë se është kundër formimit të ndonjë asociacioni njëetnik.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013. Më 2015, palët nënshkruan Marrëveshjen mbi parimet për formimin e këtij asociacioni. Po atë vit, Gjykata Kushtetuese konstatoi se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen.

Kurti tha se që kur dialogu kishte filluar në vitin 2011, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë përmirësuar për shkak se “Serbia ka dështuar në demokratizimin dhe ende kërkon konflikt e jo bashkëpunim”.

Ai shtoi se paqja dhe siguria në Evropë nuk po rrezikohet vetëm nga Rusia, por edhe nga Serbia, teksa theksoi se Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

“Frikësohem se Serbia sot nuk është as demokratike, as e pavarur. Është një regjim i udhëzuar nga Kisha Ortodokse dhe dominohet nga Rusia e Putinit”, tha Kurti.

Gjatë qëndrimit të tij në Paris, Kurti u takua të enjten edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, së bashku me presidenten Osmani.

Me presidentin francez shefin dhe shefin e diplomacisë në BE, Josep Borrell, është takuar edhe Vuçiqi.

You Might Also Like

Kurti: FSK po bëhet ushtri profesionale drejt NATO-s

Zëri i Lirisë: Radio Evropa e Lirë shënon 75-vjetorin

BE i kërkon Serbisë t`i ndjekë penalisht autorët e sulmit të Banjskës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Pavarësia e SHBA-së, Begaj: Të bashkuar ndaj vlerave demokratike

Kosova Times November 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjykata Supreme vendos kundër referendumit të Skocisë për pavarësi

Kosova Times Kosova Times November 23, 2022
Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit për takim
Grliq Radman: Kroacia mbështet rrugën evropiane të Serbisë, por ka çështje të pazgjidhura
Prezantuesi legjendar Michael Parkinson është ndarë nga jeta
Roma sfidon Como-n për Varane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?