By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Handanović: Nuk kemi dëgjuar nga pala ruse as një plan dhe as një program për NIS-in
October 11, 2025
Montgomery: Bombardimi i Serbisë nga NATO ishte një gabim!
October 11, 2025
Rregulla të reja për hyrjen dhe daljen nga BE-ja po hyjnë në fuqi
October 11, 2025
Mesazhi i Belfastit:BE nuk e ka harruar Ballkanin Perendimor
October 11, 2025
Tentojnë të rrëmbejnë të miturën , përfundojnë në pranga dy persona
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Një dritë në ditët e errëta të Shqipërisë”, mediat e huaja shkruajnë për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Një dritë në ditët e errëta të Shqipërisë”, mediat e huaja shkruajnë për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë
Lajme

“Një dritë në ditët e errëta të Shqipërisë”, mediat e huaja shkruajnë për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/01 at 10:23 AM
Kosova Times Published July 1, 2024
Share
SHARE

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për ndarjen nga jeta në moshën 88-vjeçare të gjeniut të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

Yahoo News shkruan se romancieri Ismail Kadare, i cili ka vdekur në moshën 88-vjeçare, përdori stilolapsin e tij si një ‘armë’ për t’i mbijetuar diktatorit komunist paranojak të Shqipërisë Enver Hoxha.

Tregimi i tij i sofistikuar — shpesh i krahasuar me atë të George Oruell ose Franz Kafka — përdori metaforë dhe ironi për të zbuluar natyrën e tiranisë nën Hoxhën, i cili sundoi Shqipërinë nga viti 1946 deri në vdekjen e tij në 1985. “Kohët e errëta sjellin surpriza të pakëndshme, por të bukura”, tha Kadare për AFP.

“Letërsia ka prodhuar shpesh vepra madhështore në epokat e errëta, sikur të kërkonte të korrigjonte fatkeqësinë që u është shkaktuar njerëzve”, tha ai.

Ai shpesh u nominua të fitonte një çmim Nobel për punën e tij të madhe, e cila kishte të bënte me mitet dhe historinë e vendit të tij për të zbërthyer mekanizmat e totalitarizmit.

Edhe France 24 ka raportuar për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare.

“Pas kthimit në Shqipëri në vitin 1960, ai fitoi fillimisht famë si poet përpara se të botonte romanin e tij të parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në vitin 1963, një përrallë tragjikomike që më pas u përkthye në dhjetëra gjuhë të tjera.

Romani i tij i dytë, “Përbindëshi”, për banorët e qytetit që jetojnë në një gjendje të përhershme ankthi dhe paranojë pasi një kalë trojan prej druri shfaqet jashtë qytetit, u ndalua.

Romani i tij i vitit 1977 “Dimri i madh”, edhe pse disi i favorshëm për regjimin, zemëroi besimtarët e Hoxhës, të cilët e konsideruan atë jo mjaftueshëm lavdërues dhe kërkuan ekzekutimin e shkrimtarit “borgjez”. Megjithatë, ndërsa disa shkrimtarë dhe artistë të tjerë u burgosën — apo edhe u vranë — nga qeveria, Kadare u kursye”, thuhet në shkrim.

Edhe mediat e tjera ndërkombëtare kanë raportuar për vdekjen e shkrimtarit më të njohur shqiptar, Kadare.

“Romancieri i njohur shqiptar Ismail Kadare ndërroi jetë të hënën nga një atak në zemër në moshën 88-vjeçare, i tha AFP-së redaktori i tij dhe një spital i Tiranës.

Mjekët u përpoqën ta ringjallën shkrimtarin kur ai u soll në një spital të Tiranës por ai u deklarua i vdekur në orën 8:40 të mëngjesit me orën lokale, tha spitali. Redaktori dhe botuesi Bujar Hudhri konfirmoi vdekjen e tij”, raportojnë mediet e huaja.

You Might Also Like

Rregulla të reja për hyrjen dhe daljen nga BE-ja po hyjnë në fuqi

Tentojnë të rrëmbejnë të miturën , përfundojnë në pranga dy persona

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Arrestohet një person në Gjilan për rrëmbim, viktima arrin të shpëtojë

Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë vendin

Kosova Times July 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“Lule kundër luftës”: Refugjatja ukrainase hap ekspozitë në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times June 20, 2023
Vendosen pamflete në veri që nxisin urrejtje, kapet në flagrancë i mituri
Në Kroaci u themelua një parti e re politike, pas gjithçkaje qëndron ish-miku i ngushtë i të ndjerit Milan Bandiç…
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Kontradiktat mes beogradasve, pikëpamje të ndryshme për Kosovën, BE-në, Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?