By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini akuzon Mitsotakis, Gerapetritis, Sakellaropoulou dhe Christodoulides për “rusofobinë”
August 2, 2025
Si ta dallojmë të vërtetën nga e rreme në botën e inteligjencës artificiale?
August 2, 2025
Turqia shpall parqe detare në Egje dhe Mesdheun Lindor – Përjashton Kastellorizon
August 2, 2025
Kurti: Kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurt
August 2, 2025
UNICEF: 18,000 fëmijë të vrarë në Gaza në 22 muaj, 28 në ditë
August 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: S’ka fqinjësi të mirë pa ndëshkim të krimit në Banjskë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: S’ka fqinjësi të mirë pa ndëshkim të krimit në Banjskë
Lajme

Konjufca: S’ka fqinjësi të mirë pa ndëshkim të krimit në Banjskë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/01 at 2:34 PM
Kosova Times Published July 1, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufa pas takimit me homologen e tij nga Sllovenia, Urska Klakocar Zupançiq, ka thënë se Kosova dhe Sllovenia historikisht kanë pasur marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore ndërmjet veti, derisa të dy shtetet duan të thellojnë bashkëpunimin e tyre. Duke folur për dialogun me Serbinë, Konjufca ka theksuar se pa ndëshkimin e kryerësve të krimit në Banjskë nuk do të mund të ketë fqinjësi të mirë.

Kryeparlamentari Konjufca në konferencën për media pas takimit me kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, e ka falënderuar atë për mbështetjen e palëkundur që shteti slloven i jep Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme, e sidomos në ato integruese.

“Biseduam për bashkëpunimin e deritashëm dhe thellimin e këtij bashkëpunimi. Kryetaren Zhupançiq e njoftova për përparimin që ka bërë Kosova viteve të fundit. E falënderova që Sllovenia e përkrahu procesin e liberalizimit të vizave, e njëkohësisht e falënderova edhe për mbështetjen e madhe që na jep shteti slloven për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka theksuar Konjufca.

Ai tutje theksoi se Kosova dhe Sllovenia janë të drejtuara fuqishëm në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës, pas agresionit të paprovokuar nga Rusia.

Konjufca tha se Kosova ende është në pritje të përgjigjes për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, duke qenë i vetmi vend i cili nuk e ka ende këtë status.

“Homologes sllovene ja shpreha shqetësimin tonë për tendencat destabilizuese të shtetit serb, që kulmuan me sulmin e egër dhe terrorist më 24 shtator, meqë rast Serbia përmes një grupi të armatosur vrau rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosi dy policë tjerë. Nuk mund të flasim për fqinjësi të mirë pa u dënuar kryerësit e këtij krimi dhe pa u adresuar përpjekjet e tilla destabilizuese”, tha Konjufca.

Ai ka thënë se në këtë takim e ka njoftuar homologen e tij për qëndrimin parimor të Kosovës për një marrëveshje që duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër si e vetmja rrugë për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe ka kërkuar heqjen e sanksioneve të BE-së, duke pasur parasysh se Kosova i ka ndërmarrë  të gjitha veprimet për të përmbushur kërkesat e BE-së.

Kryeparlamentari  ka thënë se institucionet e sigurisë kanë informacione të sakta se qindra njerëz në Serbi po ushtrohen dhe po përgatiten për një sulm të mundshëm ndaj Kosovës.

“Ka informacione të sakta se një grup prej qindra personash sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po ushtrojnë po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë. Por në jemi gjithmonë të përgatitur dhe institucionet tona të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë”, tha Konjufca.

You Might Also Like

Kurti: Kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurt

Rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti rrugor i Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit

Një i vdekur, 19 të arrestuar në 24 orët e fundit

Mërgimtari tenton ta korruptojë një polic me 20 euro, përfundon në pranga

Zyrtari i lartë i Mbrojtjes së SHBA-së në Kosovë, pritet nga Maqedonci

TAGGED: #Glauk Konjufca, #Urska Klakocar Zupançiq, Banjska
Kosova Times July 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Delegacioni nga Presidenca e Kosovës në Hiroshimë, dërgojnë mesazh paqeje

Kosova Times Kosova Times August 7, 2024
VV në Këshillin e Internacionales Socialiste, anëtare me të drejta të plota
Zyla Kadriu rikthehet në KV “Skënderaj”: Spektakël në Horizont
Prokuroria në Shkup nis hetim ndaj Grubit e Bexhetit pasi SHBA-ja i futi në listën e zezë
Haradinaj prezanton investimet në turizmin malor dhe sportet dimërore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?