By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë
June 1, 2025
Kurti: Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë
June 1, 2025
Kryediplomati i Bosnje dhe Hercegovinës arrin në Kosovë
June 1, 2025
Bajrami kritikon Rizvanollin për furnizimin me energji nga KEK
June 1, 2025
Vjen në Kosovë, përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s
June 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Nata e parë pa Kadarenë kaloi mbrëmë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Kurti: Nata e parë pa Kadarenë kaloi mbrëmë
Lajme

Kurti: Nata e parë pa Kadarenë kaloi mbrëmë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/02 at 3:21 PM
Kosova Times Published July 2, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar sërish për shkrimtarin Ismail Kadare një ditë pas vdekjes së tij. Ai ka thënë se mbrëmë kaloi nata e parë pa Kadarenë, derisa më herët dihej që është diku në bibliotekën e tij.

“Shkrimtari ynë i madh u nda nga ne. Mbase filozofi francez, Gilles Deleuze, na thotë diçka që mund të na shërbejë për kuptimin e kësaj ndarjeje. Artisti bën një vepër artiste. Në një farë mënyre është vepra ajo që krijon përherë. Kadare nuk na la në paqen e një shoqërie të përgjumur, por na hodhi në intrigën e tij. Aty janë dhe do të jenë ende personazhet dhe situatat, gjenerali i të vdekurve dhe kako Pino, koncerti i fundit dhe pallati i dimrit të përhershëm, Broadway i zhvendosur në Tiranë dhe hija e kineastit shqiptar në Paris, Eskili i degdisur dhe faraoni i tejvarrosur, trupi i Lul Mazrekut dhe përkthyesi i katërt, valltari i vargjeve të popullit apo autoriteti i nëndheshëm i Lasgushit… Të gjithë do të jenë aty nën paradigmën e uraganit të pandërprerë të letërsisë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Ndër të tjera, ai ka thënë se “shkrimtari i madh ka aftësinë të ndërtojë mision, e ky mision është vetëm stil, alegori, porosi, kolektiv kuptimi, dyshim kolektiv. Ai lidh kohët e shkrimeve, por edhe gjeografitë e prozës. Dalja e tij përtej kufijve ngjall problem, sepse ai e dyzon kufirin: e kthen nga kufi talenti në kufi politik, ose, edhe më mirë: ai përzien të tashmen me një të shkuar të dyfishtë. Andaj do të jetë sa shkëlqim edhe problem”.

“Si një mesazh i habitshëm mund të përmendet edhe fakti që vetëm së shpejti do të shfaqet në Francë biseda e tij e pothuaj tri dekadave më herët me të munguarin e madh Ukshin Hoti. Kushdo që e ka lexuar Kadarenë e di etjen e tij të pashuar për të munguarit e mëdhenj. Sepse Kadareja e dëshironte hetimin e çështjes. Miti i furnizoi një sërë të gjatë të munguarish, duke nisur me Kostandinin. Si të thuash: nga Konstandini te Ukshini. Kadareja e di se dhe Ukshini e ka sjellë Doruntinën e vet. Koherencë e paanalizueshme e shkrimtarit të madh”, ka shkruar kryeministri, i cili shkrimin përkujtues e ka përfunduar me këtë fjali: “I munguar i madh, nga dje, u bë edhe vetë Kadareja”.

You Might Also Like

Muzeu Etnografik në Elbasan, vizitorët vendas e të huaj interes për trashëgiminë kulturore

Festivali 63 i Këngës për Fëmijë, fituesi në Junior Eurosong

Ndahen çmimet e Konkursit Letrar të Gegnishtes për vitin 2025

Hollywood kthen sytë nga Shqipëria: Dhoma Amerikane mëngjes pune me gjigantët e industrisë së filmit

Nisi “Java e Albanologjisë”, marrin pjesë 107 studiues

TAGGED: #Albin Kurti, #Ismail Kadare
Kosova Times July 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Eksperti ushtarak: Çfarë përfitoi Rusia nga “incidenti me rakete” në Poloni ?

Kosova Times Kosova Times November 18, 2022
Kurti nga Fortesa: Shumë varre këtu janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë
Zyrtari çeçen i sportit me të kaluar kriminale merr nënshtetësinë serbe
Ademi pas shortit: Është mision i vështirë, por jo i pamundur
Biden paraqiti një kërkesë në Kongres për të shlyer borxhin ndaj Ukrainës prej 4.6 miliardë dollarësh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?