By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë
December 12, 2025
Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi
December 12, 2025
Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici
December 12, 2025
Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin
December 12, 2025
Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ismaili: BQK e përkushtuar për të nxitur rritjen dhe zhvillimin profesional
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Ismaili: BQK e përkushtuar për të nxitur rritjen dhe zhvillimin profesional
Lajme

Ismaili: BQK e përkushtuar për të nxitur rritjen dhe zhvillimin profesional

Kosova Times
Last updated: 2024/07/03 at 9:45 AM
Kosova Times Published July 3, 2024
Share
SHARE

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili ka marrë pjesë si folës në tryezën e nivelit të lartë të projektit rajonal “We Lead”, i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe organizuar nga Qendra e Ekselencës në Financa (CEF) në Lubjanë të Sllovenisë.

Në njoftimin për media, thuhet se kjo ngjarje mblodhi së bashku drejtues të institucioneve dhe guvernatorë nga rajoni për të diskutuar mbi kompleksitetin dhe sfidat me të cilat përballen institucionet e tyre, duke u fokusuar në zgjidhjet dhe praktikat më të mira.

Guvernatori Ismaili në këtë panel mori pjesë së bashku me zëvendëskryeministrat njëherësh ministra të financave të Sllovenisë dhe Kroacisë, Guvernatoren e Malit të Zi, Zëvendësministrin e Financave të Bosnjë e Hercegovinës dhe një përfaqësues të Komisionit Evropian.

Gjatë kësaj tryeze, Ismaili theksoi iniciativat strategjike të BQK-së për avancimin e proceseve të brendshme dhe forcimin e kapaciteteve të institucionit.

Në fjalën e tij, Ismaili nënvizoi qasjen proaktive të BQK-së për zhvillimin e burimeve njerëzore, duke theksuar rëndësinë e veprimeve konkrete dhe investimeve në ndërtimin e aftësive specifike për bankat qendrore.

Ai nënvizoi përkushtimin e BQK-së për të nxitur rritjen dhe zhvillimin profesional përmes iniciativave dhe programeve të ndryshme të dizajnuara për ta pajisur personelin me ekspertizën e nevojshme.

Ismaili gjithashtu theksoi përpjekjet e vazhdueshme të BQK-së për modernizimin e institucionit dhe avancimin e proceseve në përputhje me Planin Strategjik.

Ai theksoi përfitimet nga programet e mbështetura nga BE-ja që kanë për synim rritjen e kapaciteteve profesionale të BQK-së, në përputhje me objektivat strategjike.

“ Këto iniciativa do ta fuqizojnë BQK-në për të përmbushur në mënyrë efektive standardet rregullatore, të forcojnë stabilitetin financiar dhe të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë”, tha ai.

Ndryshe në njoftim thuhet se BQK-ja mbetet e përkushtuar të marrë pjesë në iniciativa që mbështetin strategjinë e saj, që mbajnë profesionistët dhe sigurojnë kontribut të qëndrueshëm në suksesin afatgjatë të institucionit.

You Might Also Like

OEK-u i kërkon BE-së të heqë masat ndaj Kosovës

Ndahen çmimet ‘Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër’

Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash

Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën

Delegacioni i BQK-së viziton Bankën e Italisë

TAGGED: #Ahmet Ismaili, #BQK
Kosova Times July 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Escobar dhe Lajçak këtë javë në Kosovë dhe Serbi

Kosova Times Kosova Times January 16, 2023
Mungesa e autobusëve urban në Prishtinë, ankohen qytetarët
Kurti e kritikoi, Prokuroria: Komentet e tij janë në kundërshtim me parimet kushtetuese
Migrimi i fëmijëve të pashoqëruar drejt Shteteve të Bashkuara
Nis mbyllja e vendvotimeve në disa shtete
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?