By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
IPK rekomandoi suspendimin për një zyrtar policor në Kaçanik
October 8, 2025
Kosova vazhdon përgatitjet me përkushtim të madh para duelit me Slloveninë
October 8, 2025
Rafuna takon ambasadoren e Finlandës për forcimin e bashkëpunimit ekonomik
October 8, 2025
Kurti në Vushtrri premton investime dhe përmirësim të jetës së qytetarëve
October 8, 2025
Ambasadorët e BE-së kanë miratuar një plan për të hequr gradualisht gazin rus deri në vitin 2028. Nëse miratohet, Hungaria dhe Sllovakia do të duhet të zbatojnë këtë plan
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Digjitalizohen shërbimet e kontrolleve zyrtare të AUV-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Digjitalizohen shërbimet e kontrolleve zyrtare të AUV-së
Bujqësi

Digjitalizohen shërbimet e kontrolleve zyrtare të AUV-së

Kosova Times
Last updated: 2024/07/03 at 8:44 PM
Kosova Times Published July 3, 2024
Share
SHARE

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë sot në lansimin e projektit të digjitalizimit në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit, projekt i cili është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, Ministri Peci ka theksuar se lansimi i këtij projekti shënon një avancim të çmuar kur bëhet fjalë për modernizim e shumë aspekteve, të cilat kanë të bëjnë me trajtimin e dokumentacionit e mbi të gjitha vlerësoi se digjitalizimi i avancuar rritë sigurinë ushqimore, e mbi të gjitha e bënë akoma më shumë transparente punën e AUV-së.

Ndër tjerash, Ministri Peci tha se ky sistem do të lehtësojë punën edhe në fushën e subvencioneve dhe granteve që Qeveria e Kosovës jep për fermerët, prodhuesit dhe përpunuesit.

“Në të kaluarën ndaj kësaj kategorie të rëndësishme të ekonomisë sonë, ishin krijuar panevojshëm barriera gati të patejkalueshme burokratike. Pikërisht për këtë, ndër objektivat tona si MBPZhR është eliminimi i burokracive dhe lehtësimi i punës me dokumentacionin. Operatorët e Biznesit në kuadër të sektorit të ushqimit, tani kanë mundësinë e lehtë të kenë qasje në dosjet digjitale. Çdo inspektim është i gjurmueshëm dhe mbetet pjesë e dosjes digjitale. Gjithashtu mundësohet menaxhim adekuat me matrikulat”, tha Ministri Peci.

Ky projekt, ai ka vlerësuar se krahas tjerash paraqet hapin më të rëndësishëm në reformën që kanë ndërmarrë, si dhe përafron edhe me tej politikat dhe legjislacionin kombëtar me kërkesat e acquis të BE-së.

“Falë miqve tanë nga Zyra e BE-së, tani sistemet digjitale në dispozicion të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, trajtojnë dhe procedojnë vëllime të mëdha të dhënash për të identifikuar tendencat dhe modelet në prodhimin, importin, eksportin, shpërndarjen dhe trajtimin e ushqimit”, tha Ministri Peci.

Në anën tjetër, Drejtori Ekzekutiv i AUV-së Bekim Hoxha tha se ky mekanizëm do ta vendos AUV-në në nivelin e autoriteteve evropiane për llogaridhënie, transparencë dhe shërbime kontrolli lehtë të qasshme dhe të mbikëqyrura.

Përfaqësuesi nga Zyra e BE në Kosovë, Olivier Boudart theksoi se Sistemi i Kontrollit dhe Gjurmueshmërisë së Ushqimit, i zhvilluar me ndihmën financiare të BE-së është një moment i ri historik në punën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës.

Ndryshe, projekti i digjitalizimit në AUV, i mbështetur nga Zyra e BE-së arrin vlerën prej 1,95 milionë euro. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kosova kryeson Grupin Rajonal për Zhvillimin Rural

Konfirmohet sëmundja e murtajës së deleve në Kosovë

100 milionë euro në vit për fermerët, mbështetje sipas praktikave të BE-së

Blegtorë e bujq rogovas bëjnë gati ushqimin e bagëtive për dimër

AUV dhe ASK nënshkruajnë marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave

TAGGED: #AUV, #Digjitalizimi, #Shërbimet e kontrolleve zyrtare
Kosova Times July 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Buxheti i miratuar i mbrojtjes i SHBA-së ndau 300 milionë dollarë për të mbështetur Ukrainën

Kosova Times Kosova Times December 23, 2023
Osmani pret në takim homologun letonez
Zelensky njoftoi vdekjen e më pak se 80 mijë ushtarëve ukrainas që nga fillimi i luftës
12 lloje perimesh dhe frutash me më shumë pesticide në vitin 2025
Në fundjavë fillon sezoni i ri në Ligën e Parë, femrat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?