By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi nga Mitrovica: Arian Tahiri është kandidati i gjithë qytetarëve
November 3, 2025
Haradinaj nga Krusha e Madhe: Fitore e Latifit është fitore e Rahovecit
November 3, 2025
Abdixhiku premton investime infrastrukturore në Suharekë
November 3, 2025
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Demokratët fitojnë garën për Senat në Arizona
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Demokratët fitojnë garën për Senat në Arizona
Rajon / Botë

Demokratët fitojnë garën për Senat në Arizona

Kosova Times
Last updated: 2022/11/12 at 12:59 PM
Kosova Times Published November 12, 2022
Share
SHARE

Demokratët e presidentit Joe Biden janë më afër që të mbajnë kontrollin e Senatit, pasi senatori Mark Kelly fitoi garën në këtë shtet në zgjedhjet e mesmandatit.

Fitorja e Kellyt ndaj republikanit Blake Masters, e vendos partinë republikane një ulëse larg fitores në Senat.

Demokratët mund të mbajnë kontrollin e Senatit nëse fitojnë Nevada ose në balotazhin në Xhorxhia, që mbahet muajin e ardhshëm. Që republikanët të fitojnë kontrollin në Senat duhet të fitojnë garën në këto dy shtete.

Demokratët do të marrin shumicën nëse fitojnë edhe një ulëse, pasi kanë votën e nënpresidentes amerikane, Kamala Harris.

Republikanët megjithatë ende kanë mundësi që të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, teksa numërimi i votave për zgjedhjet e së martës po vazhdon.

Nëse republikanët fitojnë kontrollin në një prej dy institucioneve të Kongresit, ata mund të pengojnë agjendën e presidentit Biden.

“Nga dita e parë, kjo fushatë ka qenë për shumë qytetarë të Arizonës – demokratë, të pavarur dhe republikanë – të cilët besojnë se duke punuar së bashku mund të përballemi me sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohemi. Kjo është çfarë kam bërë gjatë dy vjetëve në qeverisje dhe do të vazhdoj ta bëj për aq kohë sa jam në këtë detyrë”, tha Kelly përmes një deklarate për media.

Kelly, ish-astronaut, gruaja e së cilit Gabby Giffords i shpëtoi një tentim-vrasjeje në kohën sa ishte ligjvënësve amerikane, u zgjodh dy vjet më parë në Senat, për të zëvendësuar senatorin e ndjerë John McCain.

Kundërkandidati i tij, Masters, ishte mbështetur nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump. Ky i fundit refuzon të pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe vazhdimisht përsërit akuzat e rreme për mashtrime zgjedhore.

Përmes një deklarate, Masters tha se gjatë fushatës ka pasur çështje “shqetësuese”.

“Na presin beteja ligjore”, tha ai.

Rezultati në Arizona është goditje për republikanët, të cilët po shpresojnë që të marrin kontrollin në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.’Përderisa republikanët janë favorit që të fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, gara për Senat është e ngushtë, teksa demokratët kanë dalë më mirë në zgjedhje sesa pritej.

You Might Also Like

Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kosova Times November 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama ndjek nga afër punimet e rrugës `A`: Do të reduktojë kolonat

Kosova Times Kosova Times November 2, 2024
Politico: Vendet e BE-së do të fillojnë diskutimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë në janar
Sulmuesi në Paris që vrau tre persona e pranon se ishte racist
LDK në Suharekë premton ujë të pijshëm e investime në infrastrukturë
Mbi 1.000 rusë të arrestuar në protestat kundër mobilizimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?