By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ikballe Huduti thyen heshtjen për herë të parë pasi nuk u bë pjesë e “BBVK”
November 20, 2025
Fuqia e madhe e Hënës së Re – 20 Nëntori ndryshon fatin e shumë shenjave të zodiakut
November 20, 2025
Ndërprerje e pjesshme e energjisë në Paris – Linjat e metrosë jashtë funksionit
November 20, 2025
Plani i Trump dhe roli i Witkov – Shqetësim midis evropianëve
November 20, 2025
Vuçiç u përpoq ta fshihte stërvitjen ushtarake me rusët, por sapo mori një shuplakë nga Brukseli
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia dhe protestuesit përgatiten për Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Çikago
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Policia dhe protestuesit përgatiten për Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Çikago
Rajon / Botë

Policia dhe protestuesit përgatiten për Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Çikago

Kosova Times
Last updated: 2024/07/06 at 5:59 PM
Kosova Times Published July 6, 2024
Share
SHARE

Kuvend Kombëtar i Partisë Demokratike pas pak javësh do të rikthehet në qytetin e Çikagos, në të njëjtin vend ku përplasjet e përgjakshme në vitin 1968 ndërmjet policisë dhe protestuesve kundër luftës lanë një njollë të pashlyeshme në historinë e kësaj partie. Tani kur konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit po vazhdon dhe protestuesit po kërkojnë nga Presidenti Biden të veprojë për ta ndalur luftën, shqetësimet po shtohen për protesta të ngjashme.

Policia dhe protestuesit po përgatiten për Kuvendin katër ditor, që do të mbahet nga data 19 deri më 22 gusht, ku pritet të marrin pjesë rreth 50,000 vizitorë. Forcat policore po kryejnë stërvitje për të menaxhuar situatën e sigurisë ndërkohë që 50 organizata po planifikojnë protesta kundër administratës së Presidentit Biden dhe qëndrimit të saj ndaj luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Gazë.

Qyteti i Çikagos nuk ka dhënë leje për protesta në afërsi të vendit ku do të mbahet Kuvendi, por aktivistët thonë se kjo nuk do t’i pengojë ata që të shprehin pakënaqësinë e tyre.

“Duam të marshojmë që të shihemi dhe dëgjohemi në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ngaqë besojmë që është tejet e rëndësishme që këto kërkesa t’ua parashtrojmë njerëzve që mund të kenë ndikim. Duam që Joe Biden të na dëgjojë”, thotë Liz Rathburn nga organizata “Studentët për një Shoqëri Demokratike”.

Sipas drejtuesit të organizatës “Koalicioni për marshin”, Kobi Guillory, është përgjegjësi e amerikanëve që të protestojnë kundër qeverisë amerikane që, sipas tij, po i ofron përkrahje Izraelit.

“Administrata demokrate, e udhëhequr nga Joe Biden dhe Kamala Harris, po mundëson gjenocidin në Palestinë. Unë jam rritur në Afrikën e Jugut… dhe mendoj se është përgjegjësi e atyre që jetojnë këtu t’i japin fund përkrahjes amerikane për gjenocidin, aparteidin dhe okupimin e Palestinës në përgjithësi”, thotë ai.

Policia në Çikago, e dyta për nga madhësia në Shtetet e Bashkuara, thotë se do ta mbrojë qytetin.

“Duam që njerëzit të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe do t’i mbrojmë. Por nuk do të tolerojmë krime, dhunë dhe vandalizëm. Gjithmonë do ta mbrojmë qytetin tonë. Jemi gati dhe do të jemi gati për muajin gusht”, thotë Larry Snelling, Drejtor i Departamentit të Policisë së Çikagos.

Tensionet u ngjajnë atyre të vitit 1968, kur gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike që u mbajt në këtë qytet, policia reagoi me forcë ndaj protestuesve që po demonstronin kundër luftës në Vietnam.

Protestat e atëhershme kundër kuvendit të Partisë Demokratike ishin në vargun e trazirave të shumta nëpër qytetet amerikane që erdhën si reagim pas vrasjes së aktivistit Martin Luther King, vetëm disa muaj më parë.

“Protestuesit po trajtoheshin si protestues, që do të thotë se mund të sulmoheshin. Mund të arrestoheshin. Të rriheshin. Ne ishim të këqijtë dhe policia i kishte duart e lira”, thotë Judy Gumbo, protestuese e vitit 1968.

Sipas profesorit të historisë, Kevin Boyle nga Universiteti Northwestern, përgjigja e policisë ndaj protestave ishte shumë e dhunshme, por paralelja midis dy kuvendeve qëndron te konteksti që i rrethon.

“Dy kuvendet mbahen në një kohë kur njerëzit mendojnë se Partia Demokratike po përkrah një luftë që ata nuk e mbështesin dhe ky është një aspekt i krahasimit”, thotë ai.

Por profesori Boyle shpreson që përgjigja e policisë do të jetë e përmbajtur dhe shumë më pak e dhunshme se ajo e vitit 1968.

Autoritetet në Çikago thonë se qëllimi i tyre është të ofrojnë siguri gjatë Kuvendit të Partisë Demokratike dhe se përdorimi i forcës dhe arrestimet do të jenë opsionet e fundit për ta.

You Might Also Like

Ndërprerje e pjesshme e energjisë në Paris – Linjat e metrosë jashtë funksionit

Plani i Trump dhe roli i Witkov – Shqetësim midis evropianëve

Vuçiç u përpoq ta fshihte stërvitjen ushtarake me rusët, por sapo mori një shuplakë nga Brukseli

Mesazh nga të rinjtë nga Ballkani: “Nëse BE-ja nuk na do, ja ku jemi për të”

“Vejushat e Zeza” të Rusisë – Gratë që Martohen me Ushtarë për para

TAGGED: #Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokrate, #ShBA
Kosova Times July 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq tha se Dodik nuk mund të vijnë në Beograd sepse për ta është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Kosova Times Kosova Times March 22, 2025
Finke i artë, thyen rekordin botëror
Vdes një person në Viti, dyshohet se u vetëvra
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm me temperatura deri në 41°C
Dogana sekuestron sasi të konsiderueshme të paisjeve kirurgjike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?