By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkup, qeveria synon shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shkup, qeveria synon shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve
Rajon / Botë

Shkup, qeveria synon shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve

Kosova Times
Last updated: 2024/07/06 at 9:12 PM
Kosova Times Published July 6, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski, synon shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve, për të cilët thotë se nuk kanë besimin e qytetarëve dhe vetëm se paraqesin barrë për buxhetin e shtetit. Por, komuniteti ndërkombëtar vlerëson se kjo qasje paraqet ndërhyrje në veprimtarinë e gjyqësorit, teksa i bën thirrje qeverisë në Shkup që reformat të realizohen përmes dialogut dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë. Këto këshilla mes tjerash miratojnë dhe mund shkarkojnë gjykatësit, kryetarët e gjykatave apo prokurorët nga detyra.

Synimet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski për shfuqizimin e Këshillit Republikan Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve, kanë hasur në pakënaqësinë e një pjese të diplomatëve perëndimorë dhe të ekspertëve në vend.

Zoti Mickovski vlerëson se këto organe të drejtësisë nuk kanë besim tek populli dhe paraqesin barrë për buxhetin e shtetit. Por, komuniteti ndërkombëtar, në veçanti ambasadorët e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian në Shkup nuk dëshirojnë shpërbërjen e këtyre Këshillave, ndërsa idenë e qeverisë e kanë quajtur ndërhyrje në pushtetin gjyqësor. Ambasadorët sugjerojnë vazhdimin e reformave në gjyqësorin e Maqedonisë së Veriut.

Por, kryeministri Mickovki ka drejtuar akuza ndaj diplomatëve perëndimorë se janë ata të cilët po përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut, teksa iu ka kërkuar që nëse kanë, të ofrojnë zgjidhje dhe këshilla të mirëfillta të cilat do të ishin në dobi të reformave të gjyqësorit. Kryeministri maqedonas, ndërkaq thotë se Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve kanë një besueshmëri prej dy përqind.

“Unë po të kisha një besueshmëri prej vetëm dy përqindësh do të isha turpëruar dhe do të largohesha nga detyra të cilën e bëj”, thekson ai.

Reformat, sipas kreut të qeverisë në Shkup, parashikonin “përgjegjësi e llogaridhënie dhe heqjen e kolltukëve të rehatshme”.

Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer tha se do të vazhdojë angazhimi me qeverinë dhe organet tjera të sistemit për të diskutuar mënyrat më të mira mbi reformat e domosdoshme në gjyqësor. “Ne duam një dialog dhe marrëdhënie konstruktive”, u tha ai gazetarëve në Shkup.

“Ne kemi synime të njëjta sa i takon anëtarësimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha ambasadori David Geer.

Anëtarët e Këshillave të prekur thonë se këto organe janë vlerësuar pozitivisht nga institucionet ndërkombëtare dhe nëse ka ndonjë lloj parregullsie në punën e tyre, të kërkohet përgjegjësia tek individët dhe jo te i gjithë Këshilli.

Megjithatë, besimi i opinionit publik vazhdon të jetë i ulët sa i takon sundimit të ligjit. Në anketat e instituteve ndërkombëtare, siç është IRI, rreth 65 për qind e të anketuarve mendojnë se sundimi i ligjit nuk zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë; një çështje që, sipas ekspertëve duhet të paraqesë shqetësim për autoritetet dhe institucionet politike në Maqedoninë e Veriut.

You Might Also Like

68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre

Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE

FOTO DHE VIDEO Shefi i NATO-s viziton rajonin e Çernihovit në Ukrainë

Tusk thotë se Epstein mund të ketë qenë spiun rus. Reagimi i parë i Kremlinit ka mbërritur

U shënua 32-vjetori i masakrës së Markales: Edhe pas tre dekadash, nuk ka aktakuza për rrethimin e Sarajevës

TAGGED: #Këshilli Gjyqësor, #Prokurorët, #Qeveria e Maqedonisë së Veriut, #Synon shpërbërjen
Kosova Times July 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Netanyahu: Izraeli do të jetë përgjegjës për sigurinë në Rripin e Gazës pas përfundimit të konfliktit

Kosova Times Kosova Times November 7, 2023
Rusia dërgon trupa me nxitim në Pokrovsk, rezervat po mbarojnë
Autoritetet ukrainase raportojnë vdekje në një sulm me bombë në rajonin Sumy
Vdekja e kadetit të policisë në Klinë, Apeli vërteton dënimin prej 15 vite burgim ndaj dy të akuzuarve
“Nervat m’i qetësojnë” – Bariu i Strellcit që la Zvicrën për dhentë e tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?