By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për një rosto festash me rozmarinë dhe hudhër
December 23, 2025
Mark Rutte: “Nëse nuk investoni në mbrojtje, mund të flisni rusisht pas 5-10 vitesh”
December 23, 2025
LDK shënon 36-vjetorin e themelimit me homazhe tek Ibrahim Rugova
December 23, 2025
Institucionet parashkollore në Prishtinë në pushim për disa ditë
December 23, 2025
Ryanair gjobitet me 255.7 milionë euro për abuzim me pozicionin dominues
December 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi ynë po e zemëron Beogradin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi ynë po e zemëron Beogradin
Lajme

Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi ynë po e zemëron Beogradin

Kosova Times
Last updated: 2024/07/06 at 10:46 PM
Kosova Times Published July 6, 2024
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti i ka përshëndetur punimet e Komitetit për Evropë në kuadër të Internacionales Socialiste përmes një video mesazhi, teksa ka uruar liderin e Partisë Laburiste, Keir Starmer, për zgjedhjet e suksesshme dhe fitoren e partisë së tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke kujtuar se kjo fitore shërben si dritë karshi prapavijës së errët me të djathtën ekstreme në Evropë.

Kurti përshëndeti panelet që adresuan ngritjen e të djathtës, dhe foli për rrezikun që paraqet për sigurinë dhe paqen ideologjia ekspansioniste e Rusisë dhe Serbisë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Ashtu sikur në vitet para të Luftës së Dytë Botërore, Serbia, me ndihmën e aleatit të saj të ngushtë Rusisë, po përpiqet të mobilizojë mbështetjen për ambiciet e saj ekspansioniste përmes dezinformimit dhe propagandës duke gënjyer popullin e saj për armiqtë e supozuar të Serbisë dhe të serbëve etnik në vendet fqinje”, potencoi Kurti.

Një gënjeshtër e tillë, tha ai, është pretendimi i përsëritur i Serbisë se Kosova po kryen spastrim etnik ose pogrome kundër popullatës etnike serbe.

“Ky pretendim është hedhur poshtë gjerësisht nga organizata të pavarura si Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Iniciativa Evropiane e Stabilitetit në Berlin. Në fakt, e kundërta është e vërtetë: Qeveria jonë social-demokrate në Kosovë jo vetëm që ka pasur sukses në luftimin e korrupsionit dhe krijimin e vendeve të punës – ne gjithashtu kemi siguruar që të gjithë qytetarët tanë, përfshirë komunitetin etnik serb, të gëzojnë frytet e zhvillimit tonë. Ky progres është pikërisht ajo që e zemëron kaq shumë Beogradin: Sa më shumë qytetarë etnik serbë që integrohen në Republikën e Kosovës, aq më e vështirë është për Serbinë të arrijë vizionin e saj për zgjerim territorial”, tha Kurti, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë ditës së sotme, ku u zhvilluan punime dhe diskutime mbi bashkëpunimin e progresistëve evropianë në betejën kundër të djathtës ekstreme, Sekretari Organizativ i LVV-së, Alim Rama, dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Hajrulla Çeku, zhvilluan disa takime të rëndësishme me përfaqësues të partive simotra, përfshi këtu kryeministrin spanjoll, Pedro Sánchez, dhe atë rumun, Marcel Ciolcau, kryetarin e CHP të Turqisë dhe shumë të tjerë.

Në fund të punimeve, të pranishmit miratuan një deklaratë të përbashkët mbi qëndrimet për ngjarjet e fundit, ku ndër të tjera theksohej urgjenca e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si hap që do të siguronte stabilitet, paqe, siguri, zhvillim e prosperitet për këto shtete.

“Lëvizja Vetëvendosje bashkë me subjekte të tjera socialdemokrate vazhdon të jetë e angazhuar në luftën e përbashkët kundër ngritjes të së djathtës ekstreme në Evropë”, thuhet në komunikatën e këtij subjekti politik. /Kosovatimes/

You Might Also Like

LDK shënon 36-vjetorin e themelimit me homazhe tek Ibrahim Rugova

Institucionet parashkollore në Prishtinë në pushim për disa ditë

Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë është e qetë, por ende e brishtë

Tri raste të dhunës në familje në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Gjakovë

LDK shënon 36-vjetorin

TAGGED: #Albin Kurti, #Internacionalja #Socialiste
Kosova Times July 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Si qeveria në Serbi shkatërroi opozitën e Putinit: shembuj të tmerrshëm që vërtetojnë lidhjet e Beogradit me FSB-në

Kosova Times Kosova Times February 21, 2024
Stoltenberg bën thirrje për më shumë armë për Ukrainën
Dënohen me 75 vite burgim tre të akuzuarit për vrasjen në Suharekë
Hoti: Kuvendi nuk është i konstituuar, janë shkelur parimet kushtetuese
Shigeru Ishiba pritet të emërohet kryeministër i ri i Japonisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?