By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Nostradamusi i shekullit të 21-të” zbuloi një profeci për vitin 2025: Do të zbulohen shumë sekrete botërore!
August 3, 2025
Horoskopi ditor për 3 gusht 2025
August 3, 2025
Bloomberg: Agjencitë perëndimore të inteligjencës vërejnë një rënie në numrin e operacioneve sabotuese ruse
August 2, 2025
Greta Thunberg në protestat në Sarajevë: E veshur me një bluzë “Neretva” dhe Lulen e Srebrenicës, ajo lexoi emrat e fëmijëve të vrarë në Gaza
August 2, 2025
Papa mbërrin me helikopter te besimtarët entuziastë në Romë
August 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveri teknike, jo politike!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Qeveri teknike, jo politike!
Opinion

Qeveri teknike, jo politike!

Kosova Times
Last updated: 2024/07/08 at 7:56 AM
Kosova Times Published July 8, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Që nga ri-shpallja e pavarësisë së 17 shkurt-it 2008 dalja e elektoratit në zgjedhje ishte nën 50 %, që i bie se asnjë qeveri deri tek kjo e fundit nuk e ka pasur kredibilitetin e plotë shkaku i daljes së ulët në zgjedhje.

Nuk qeveriset me çerekun e besimit popullor

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit 2021 numri i votuesve të regjistruar ishte 1.794.862, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje ishte 903.379 apo 48.78 %. Kur kjo përqindje të ndahet në dysh, atëherë i bie se Qeveria aktuale i ka fituar rreth 25 % e jo më shumë të besimit të qytetarëve të vendit.

Dhe çfarë po ndodh më pas, më vetëm 25 % apo me çerekun e besimit të qytetarëve të vendit po qeveriset në emër edhe të 75 % popullit që nuk i kanë votuar apo që nuk kanë dal fare në zgjedhje!

Me çerekun e kredibilitetit popullor po manipulohet në vijimësi për kinse besimin e shumicës së qytetarëve të vendit, duke ushtruar kontroll të plotë ndaj të gjitha institucioneve të pavarura dhe diktaturë të paparë ndaj qytetarëve të vendit që mendojnë ndryshe nga pushtetarët.

Të parët që atakohen janë mediat, ndaj të cilave ushtrohet presion për mos publikim e aferave skandaloze korruptive dhe prapësive të shumta qeverisëse në vendin e paradokseve të mëdha.

Edhe në të kaluarën ka pasur tendenca për futjen e mediave nën ‘grilat e qeverisë’, por jo sikurse tani, kur ndërhyrjet e qeverisë janë tepër të vrazhda dhe totalitare sikur në regjimin e kaluar komunist!

Qeveri teknike me kohëzgjatje 2 dyvjeçare

Për të mos u zgjatur me vargun e gjatë të shkeljeve dhe abuzimeve të pushtetit me qytetarët dhe mërgimtarët, po i kthehem temës së sotme për nevojën e krijimit të një qeverie teknike jo vetëm në rastin e qeverisë aktuale, por edhe në vijimësi derisa të zgjidhet një qeveri me kredibilitet qytetar.

Që kjo të ndodh sa më parë dhe sa më shpejt, duhet të nxjerrët një akt nënligjor që e përcakton qartë, se “Në rast se në zgjedhje nuk kalohet 50 % (përqindëshi) i daljes së qytetarëve në zgjedhje, të mos ketë qeveri politike, por teknike”.

Dihen kriteret e qeverisjes teknike, fillimisht depolitizohet KQZ-ja, në qeverisjen e vendit zgjidhen ekspert të fushave përkatëse për secilën qeveri e jo si deri më tani, juristi me e drejtuar ministrinë e bujqësisë apo mjeku me e drejtuar ministrinë e drejtësisë!

Nga paslufta e deri më tani, problematike ishte edhe zgjedhja e presidentit, e cila gjithnjë u bë mollë sherri e ndarjes në parlament dhe jo figurë unifikuese e skenës politike. Mbase problemi i zgjedhjes së postit të presidentit nuk do të zgjidhet asnjëherë pa kaluar në sistemin presidencial.

Largimi i këtyre paradokseve zgjedhore dhe zgjedhja e njerëzve të merituar nëpër secilën ministri do të ishte e shëndetshme për të ardhmen e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Përzgjedhja e tre emrave për tre institucionet e larta të vendit: parlament, qeveri dhe presidencë duhet të bëhet nga një komision i zgjeruar i ekspertëve dhe shoqëria civile me qëllim të krijimit të kredibilitetit dhe kthimit të besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit.

Qeveria teknike duhet të jetë me kohëzgjatje 2 vjeçare dhe në çdo 6 muaj duhet të raportojë në Parlamentin e Kosovës për punën dhe aspektet financiare.

Në këtë mënyrë do të kthehet besimi i qytetarëve dhe do të rritet motivimi i daljes së qytetarëve në zgjedhje. Në ndërkohë duhet të lind një forcë e re dhe e shëndoshë politike nga gjiri i popullit dhe jo si inercion i urrejtjes ndaj klasës aktuale politike.

You Might Also Like

Syzet e Edi Ramës dhe guri në Lumë!

“Gazetari që nuk tregoi të gjithë të vërtetën, rasti i Vlorës dhe përgjegjësia e munguar”!

Gurët që heshtin, populli që nuk dëgjohet

Në politikë nuk ka kohë për gjumë- kur lind dielli fillo vrapin

Absurde nga Presidentja që kërkon ‘MASË TË PËRKOHSHME’ nga Gjykata kushtetuese nga abuzimet e deputetëve

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times July 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Banorët e Vlashnjës të rrezikuar nga rrjeti i amortizuar elektrik

Kosova Times Kosova Times October 20, 2024
Në ShBA mbahet konferencë në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë
Kelmendi me ekspertë amerikan të FMCS-së flasin për ndërmjetësim
Vajza e Nemtsov: Putini më shumë i frikësohet Navalnyt të vdekur, sesa Navalnyt të gjallë
“Ky është binjaku im i parë”. Dublerit i IA se Putinit shfaqet në konferencë, udhëheqësit të vërtetë nuk i pëlqeu shakaja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?