By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Byroja Kundër Korrupsionit e Ukrainës përballet me akuza për spiunazh mes bastisjeve të SBU-së, pranon ‘rreziqet e infiltrimit’
July 21, 2025
Vdekja e dytë misterioze në kompleksin spanjoll: Ish-oficeri i policisë ukrainase gjendet i vdekur
July 21, 2025
Çmimet e naftës bien nën 69 dollarë
July 21, 2025
Trump publikon videon e arrestimit të Obamës me anë të inteligjencës artificiale
July 21, 2025
Më shumë se 20 vende kanë bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Gaza
July 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKD: Vlerësimi i anëtarëve të KGjK-së dhe KPK-së s’mund të bëhet nga Komisioni për Vlerësimin e Performancës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IKD: Vlerësimi i anëtarëve të KGjK-së dhe KPK-së s’mund të bëhet nga Komisioni për Vlerësimin e Performancës
Lajme

IKD: Vlerësimi i anëtarëve të KGjK-së dhe KPK-së s’mund të bëhet nga Komisioni për Vlerësimin e Performancës

Kosova Times
Last updated: 2024/07/08 at 11:54 AM
Kosova Times Published July 8, 2024
Share
SHARE

Vlerësimi i performancës së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk mund të bëhet nga Komisioni për Vlerësimin e Përformancës. Kështu tha në konferencën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se Ministria e Drejtësisë fatkeqësisht nuk po vepron në mënyrë ligjore për t’i përmbushur kërkesat për një proces transparent.

“Fatkeqësisht në vitet e fundit kemi parë që Ministria e Drejtësisë nuk ka vlerësuar as nuk i ka përmbushur kërkesat që të kemi një proces transparent. Po flasim për politikat e drejtësisë, këto politika që kanë për bazë drejtësinë në përfshirje të Këshillit Gjyqësor dhe ai Prokurorial. Kjo e ulë besimin e publikut”, u shpreh Miftaraj.

Hulumtuesi i IKD-së Melos Kolshi, ka thënë se anëtarët e Këshillave, të cilët janë të mandatuar që ta bëjnë vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të jenë subjekt i vlerësimit të performancës në kapacitetin e tyre si anëtarë të Këshillave.

Kolshi tha se një nga risitë e reformës në drejtësi sa i përket Projektligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjeve të KGjjK-së dhe KPK-së, është edhe vlerësimi i performancës së anëtarëve të Këshillave. Sipas Projektligjit për KGJK-në dhe atij për KPK-në është paraparë që vlerësimi i performancës së anëtarëve të Këshillave të bëhet nga Komisioni për Vlerësimin e Performancës, i cili do të përbëhet nga gjyqtarë nga radhët e Gjykatës Supreme dhe Apelit, përkatësisht prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokurorë nga Prokuroria e Apelit tek KPK-ja.

Sipas Kolshit, Komisioni i Venecias theksoi se anëtarët e Këshillit Gjyqësor mund të shkarkohen vetëm në bazë të një shkelje të rëndë disiplinore dhe se përgjegjësia që bartë një anëtarë i Këshillit është vetëm disiplinore dhe jo përgjegjësi që rrjedh nga vlerësimi i performancës

“IKD vlerëson se anëtarët e Këshillave, të cilët janë të mandatuar që ta bëjnë vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të jenë subjekt i vlerësimit të performancës në kapacitetin e tyre si anëtarë të Këshillave, kjo pasi që Komisioni i Venecias theksoi se anëtarët e një Këshilli Gjyqësor, mund të shkarkohen nga detyra vetëm në bazë të një sjellje serioze të pahijshme (shkelje të rëndë disiplinore), e cila duhet të provohet në një procedurë e cila garanton të drejtën për gjykim të drejtë. Kështu, përgjegjësia e vetme që mund të bartë një anëtar i Këshillit është përgjegjësia disiplinore dhe jo edhe përgjegjësia e cila derivon nga një vlerësim i performancës”, theksoi Kolshi.

Ai gjithashtu potencoi se Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) rekomandon fshirjen e dispozitave që mundësojnë vlerësimin e performancës së anëtarëve të KGjK-së dhe KPK-së.

You Might Also Like

Kurti për buxhetin e RTK-së: Ligji e thotë se ato ndahen nga Kuvendi

Kurti: VV ka dhënë ofertën ndaj NISMA-s, flasim kur finalizohen bisedimet

Policia në Pejë sekuestron motoçikleta dhe ndëshkon 62 kundërvajtës

Kurti: Deklaratat e Popoviq kërcënim, Vuçiq me deklarata të papranueshme

Osmani pret Orav, flasin për ndikimin e ngërçit përballë raporteve me BE-në

TAGGED: #IKD, #KGjK, #KPK
Kosova Times July 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia paralajmëron masa të paspecifikuara ndaj dronëve amerikanë mbi Detin e Zi

Kosova Times Kosova Times June 28, 2024
Banka Botërore: Libani ka pësuar dëme prej 8.5 miliardë dollarësh nga lufta Izrael-Hezbollah
Aksident në Gjinoc të Suharekës, lëndohet një person
Spiropali: Specialja po injoron institucionet sovrane të shtetit të Kosovës
Kosova dhe Maqedonia e Veriut diskutojnë forcimin e marrëdhënieve dhe integrimin evropian
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?