By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’
January 2, 2026
Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre
January 2, 2026
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat
January 2, 2026
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia e Kosovës me angazhime konkrete në luftimin e krimit të organizuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia e Kosovës me angazhime konkrete në luftimin e krimit të organizuar
Lajme

Policia e Kosovës me angazhime konkrete në luftimin e krimit të organizuar

Kosova Times
Last updated: 2024/07/09 at 7:31 PM
Kosova Times Published July 9, 2024
Share
SHARE

Në kuadër të fushatës së vazhdueshme kundër krimit të organizuar, krimit ekonomik dhe korrupsionit, Policia e Kosovës ka kryer dy operacione të suksesshme gjatë ditës së sotme në dy rajone të vendit.

Në operacionin e parë në Pejë, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka arrestuar një person të dyshuar për detyrim dhe fajde, të dyshuar për vepra penale të rënda sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Në operacionin tjetër në Ferizaj, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka zbërthyer një rast të shqetësueshëm të keqpërdorimit të tenderëve publikë. Mjeku veterinar me inicialet A.P., pronar i një ambulance private për trajtimin e qenve endacak është arrestuar për veprën “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, fitues i pesë tenderëve, në pesë komuna të ndryshme, për trajtimin e qenve endacak, gjatë trajtimit të tyre, për periudhën kohore gusht-tetor 2023, në cilësinë e mjekut veterinarë, si person përgjegjës, qëllimisht ka shkelur detyrimet qe kanë dal nga kontrata-konkretisht në hospitalizimin pas intervenimit, duke paraqitur të dhëna të rreme; duke shtuar numrin e qenve të trajtuar në regjistrat e dorëzuar tek Autoriteti Kontraktues, duke mos paraqitur rastet e ngordhjes se kafshëve, duke mbajtur të fshehur për autoritetet kontraktuese, me qëllim të përfitimit për vete apo personave tjerë; gjithashtu, nuk ka përfillur procedurat ligjore, ku paraprakisht është dashur të marrë aprovimin nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, për plotësimin e kushteve për të operuar si ambulancë dhe strehimore për qenët endacak, ku sipas raportit të inspektoreve të AUV-it, nuk ka plotësuar kushtet për të operuar, ku rrjedhimisht edhe iu kishte ndaluar operimi, deri në plotësimin e kushteve të kërkuara.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit tjerë me iniciale (A.P. ; I.H. dhe SH.M.) në cilësinë e punëtorëve të dyshuarit të parë, gjatë periudhës kohore gusht-tetor të vitit 2023, duke operuar në bashkëkryerje, gjatë kryerjes së procedurave të trajtimit të kafshëve: kapjes, sjelljes, akomodimit në strehimore dhe dërgimit në destinacionin e kapjes, me veprim kanë keqtrajtuar kafshët duke ’u shkaktuar vuajtje dhe dhembje apo shqetësime të rënda në atë shkallë apo rrethanë të cilat janë të tepruara dhe të pa nevojshme. Me këtë rast i dyshuari i lartcekur me iniciale(A.P.) dyshohet të ketë kryer veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415 i KPRK-së, ndërsa të dyshuarit me iniciale (I.H. ; A.P. dhe Sh.M.) kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve” nga neni 346 i KPRK-së”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, të caktuar sipas detyrës zyrtare, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Zelensky emëron kreun e HUR Budanov si shef të ri të stafit

I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci

Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

Një qytetar nga Ferizaj gjen para dhe i dorëzon në polici

Numërimi i votave jashtë Kosovës, KQZ proceson mbi 90% të vendvotimeve

TAGGED: #Angazhime konkrete, #Luftimi i krimit të organizuar, #Policia e Kosovës
Kosova Times July 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Turqia thotë se thirrja për evakuim në Gazë është “e papranueshme”

Kosova Times Kosova Times October 13, 2023
Re të zeza po shtrihen mbi shqiptarët?
Pronari i ‘Orendas’ kërcënohet nga familjari i infermieres, ndërhyn policia
KQZ-ja siguron zyrat për votim në katër komunat e veriut
Çfarë do të ndodhë nëse Zelenski vdes? Analiza e inteligjencës amerikane zbuloi një sekret të detajuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?