By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat
June 6, 2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
June 6, 2025
Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun
June 6, 2025
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK: Qeveria ia humbi Kosovës 21 milionë euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > PDK: Qeveria ia humbi Kosovës 21 milionë euro
Lajme

PDK: Qeveria ia humbi Kosovës 21 milionë euro

Kosova Times
Last updated: 2024/07/11 at 1:33 PM
Kosova Times Published July 11, 2024
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për të t’i ndarë 21 milionë euro kompanisë “Contour Global” si epilog i procesit të arbitrazhit pas dështimit të ndërtimit të termocentralit.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj në një konferencë për media ka thënë se përtej humbjes financiare, menaxhimi i munguar dhe i dështuar i këtij projekti, dëshmon se Qeveria ka dështuar të ndërtojë një vizion të qartë dhe të qëndrueshëm për adresimin e nevojave të qytetarëve të Kosovës për furnizim me energji.

“Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi që të paguajë 21 milion euro, si pasojë e humbjes së procesit të Arbitrazhit ndaj Kompanisë Coutour Global. 21 milion euro janë të barabarta me 42 mijë paga mesatare në Kosovë”, theksoi ai.

Nikaj rikujtoi se Qeveria nuk ka arritur të përfundojë projektet e nisura, e as nuk ka nisur ndonjë projekt të ri në këtë fushë.

“Përveç projektit të Termocentralit të Ri, qeveria e udhëhequr nga LVV ka anuluar edhe projektin e gazit natyral, projekt i cili ishte nisur dhe përkrahur nga MCC, por edhe nga donatorë të tjerë siç janë EBRD dhe Komisioni Evropian. Rezultat i të gjitha këtyre dështimeve janë çmimet e larta të energjisë sot, të cilat qytetarët tanë i përjetojnë çdo ditë e çdo muaj në faturat e tyre, por edhe një pasiguri e skajshme e furnizimit posaçërisht në muajt e dimrit”, ka thënë ai.

Ndërsa, anëtari i tjetër i kryesisë, Blerand Stavileci ka thënë se dështimi këtij projekti është një dëm i madh që i është shkaktuar buxhetit dhe ekonomisë së vendit tonë.

“Gjendja në të cilën jemi, e mbi të gjitha, rritja e tarifave dy herë brenda dy viteve, edhe pse asnjë megavat nuk iu shtua sistemit, na tregon që dështimin e qëllimshëm të këtij projekti nga kjo qeveri, përveç parave të paguara nga buxheti i taksapaguesve do ta paguajmë edhe shumë vite më pas, sepse asnjë nga projektet aktuale nuk e zgjidhë ngarkesën e furnizimit bazë dhe siguria e furnizimit do të jete sfida më e madhe dhe problem i vazhdueshëm i sistemit dhe sektorit, e kjo do të thotë që do të vazhdojmë të jemi thellësisht e tmerrësisht të varur nga importi”, ka theksuar ai.

Stavileci ka deklaruar se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një vizion të qartë, i cili siguron qëndrueshmëri energjetike me çmime të përballueshme.

“Të gjitha vonesat, mospuna dhe paaftësia e kësaj qeverie fatkeqësisht do të faturohen në kurrizin e qytetarëve, në dëm të së ardhmes së tyre. Ekonomia e vendit tonë dhe qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për energji dhe ekonomi të qëndrueshme dhe çmime të përballueshme në mënyrë që të kenë standard të mirë jetese. Fatkeqësisht kjo nuk mund të pritet nga qeveria e udhëhequr nga LVV”, ka theksuar  Stavileci.

You Might Also Like

BE-ja mbështet vërejtjet e Dhomës së Tregtisë për tregun energjetik

Zejnullahu në Athinë kryeson mbledhjen e Bordit të Komunitetit të Energjisë

ATK: 460.4 milionë euro të hyra tatimore në pesë muajt e parë të vitit 2025

KEK fton konsumatorët për kontrata komerciale me kushte më të mira

Dyshohet që bizneset me marrëveshje e kanë ngritur çmimin e bukës

TAGGED: #21 milionë euro, #Contour Global, #PDK, #Qeveria e Kosovës
Kosova Times July 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti sot pret në takim Lajçakun

Kosova Times Kosova Times December 6, 2022
Gjykata e Lartë për imunitetin e zotit Trump: presidentët gëzojnë imunitet për aktet zyrtare, jo për ato jo-zyrtare
Salihu: Rreth 800 premtime parazgjedhore janë përmbushur plotësisht
Kontigjenti shqiptar i KFOR-it nisi me stërvitje për menaxhimin e trazirave
PDK-ja kërkon hetimin e zyrtarëve të MPJD-së, sot dorëzon kërkesë në Prokurorinë Speciale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?