By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Kosova u veçua nga gjitha shtetet në ShBA, aleancën ta ruajmë si sytë e ballit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Kosova u veçua nga gjitha shtetet në ShBA, aleancën ta ruajmë si sytë e ballit
Lajme

Osmani: Kosova u veçua nga gjitha shtetet në ShBA, aleancën ta ruajmë si sytë e ballit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/12 at 5:41 PM
Kosova Times Published July 12, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje për qëndrimin e saj në ShBA në kuadër të Samitit të NATO-së.

Ajo në një intervistë për “Five” të TV Dukagjinit, tha se trajtimi që iu bë Kosovës nga ShBA ishte tejet i veçantë dhe se sipas saj kjo u arrit falë bashkëpunimit të ngushtë të Presidencës me ta.

“Është e mundur kur punon afër me aleatin strategji dhe presidenca e Kosovës e ka bërë këtë, duke kuptuar që sukseset e Kosovës janë shumë afër të ndërlidhura me bashkëpunimin me ShBA. Asnjë sukses i Kosovës nuk ka ekzistuar pa pasur mbështetje nga ShBA. Ata janë aleati kryesor strategjik dhe i sigurisë”, tha ajo.

Ajo tutje tha se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i dha jehonë sukseseve të Kosovës, madje e veçoi atë nga gjitha shtetet pjesëmarrëse.

“Kur punon shumë afër, kur ata të shohin si partner, kur shohin që Kosova mund të jep kontribut, siç ishin dy aktivitetet e NATO-së. Atëherë ata jo që e ftojnë presidenten e Kosovës, por i japin jehonë suksesit të Kosovës, para gjitha shteteve pjesëmarrëse”, tha ajo.

“Blinken e veçoi vetëm shtetin e Kosovës dhe pjesëmarrjen e presidentes nga gjitha shtetet që ishin aty pjesëmarrës në hapjen e samitit të NATO-së, duke treguar për rolin udhëheqës që po e bëjmë ne dhe në veçanti presidenca e republikës në agjendën për gratë paqen dhe sigurinë… Kosova mund të jetë vend i vogël por mund të japë shembull të madh. Mund ta arrijmë këtë nëse e ruajmë aleancën me ShBA si sytë e ballit”, vijoi ajo.

Samiti i NATO-s, Osmani: Pjesëmarrje historike për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përfaqësuar vendin në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington me ftesën e presidentit amerikan, Joe Biden.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “FIVE”, Osmani ftesën e presidentit amerikan, Biden e ka quajtur si mesazh të fuqishëm për Kosovën duke thënë se është treguar se rruga e Kosovës drejt NATO-s është e pakthyeshme dhe është potencuar rëndësia e jashtëzakonshme e partneritetit ShBA-Kosovë.

“Kosova është e nderuar shumë nga Shtëpia e Bardhë, me Bidenin në vecanti me ftesën për të marrë pjesë në aktivitetin përmbyllës. Kjo ftesë ka dhënë mesazh të fuqishëm se rruga e Kosovës drejt NATO-s është e pakthyeshme, ka treguar rëndësinë jashtëzakonisht të madhe që ShBA-të i jepin partneritetit me Kosovën”, ka deklaruar Osmani.

Pjesëmarrjen në këtë samit, e para e vendit e ka cilësuar si pjesëmarrje historike për Kosovën.

“Në përgjithësi ishte pjesëmarrje historike për Kosovën, që tregoi përkushtimin e Aleancës dhe ShBA-së me Kosovën”, ka vijuar Osmani.

Osmani ka thënë se ShBA-të e mundësuan këtë për Kosovën, përkundër që Kosova nuk është anëtare e NATO-s e Partneritetit për Paqe.

Ajo ka treguar se çfarë ka biseduar me presidentin amerikan, Joe Biden.

“Biseduam për kontributin që ka dhënë djali i tij i ndjerë, Boe Biden në fushën e sundimit të ligjit, përvec kësaj në aktivitetet e parë të këtij samiti, biseduam për hapat përpara që duhet të bëjmë. Administrata ka treguar përkushtim të vecantë, që siguria në Kosovë të mbahet në nivel të lartë. Përkushtimi i vetë presidentit Biden tregon se ShBA-të do vazhdojnë me përkrahje të palëkundur për shtetin tonë”, ka theksuar Osmani.

Osmani ka thënë se Biden ka bërë çmos që si presidente të jetë e pranishme në këtë samit.

“Ky është mesazh për skeptikët e NATO-s që me rolin udhëheqës të ShBA-së e kanë shpëtuar një popull nga shfarosja, e tashmë jemi shtet demokratik. Administrata e Biden ka bërë çmos që unë si presidente të jem e pranishme, tregon përkushtim të veçantë”, ka potencuar ajo.

You Might Also Like

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

TAGGED: #Aleanca, #ShBA, #Vjosa Osmani
Kosova Times July 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Komisioni shqyrton projektligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave

Kosova Times Kosova Times May 30, 2024
Harta e publikuar e Evropës që zbulon emrat më të njohur të meshkujve për të sapolindurit
Rama: Termokosi do të transformohet përmes energjisë diellor
Kievi i kërkon NATO-s ta sigurojë Detin e Zi dhe ta integrojë mbrojtjen e Ukrainës
34 gjoba, 17 konfiskime të motoçikletave e skuterëve në Ferizaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?