By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një mënyrë më e shpejtë për të përgatitur lazanja të shijshme me mish të grirë – në një tepsi të cekët pjekjeje
October 7, 2025
Shikoni çfarë i ndodhi një ushtari rus në një tunel nën një qytet ukrainas…
October 7, 2025
Burri vdes në ambulancë pasi u qëllua me elektroshok
October 7, 2025
Eksperti austriak ‘shpërthen’ pas përplasjes së presidentit serb me Osmanin – ja mesazhi i tij
October 7, 2025
Në 4 vitet e fundit u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit
October 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Humanisti, Gjon Krasniqi Laureohet me “Stemën e Artë” nga kryetari i Bashkisë së Mirditës, Ndrecë Dedaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Humanisti, Gjon Krasniqi Laureohet me “Stemën e Artë” nga kryetari i Bashkisë së Mirditës, Ndrecë Dedaj
Lajme

Humanisti, Gjon Krasniqi Laureohet me “Stemën e Artë” nga kryetari i Bashkisë së Mirditës, Ndrecë Dedaj

Kosova Times
Last updated: 2022/11/13 at 8:31 PM
Kosova Times Published November 13, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Gjon Krasniqi, një njeri i urtë, fisnik, bujarë, veç tjerash është edhe një unifikues i vlerave njerëzore, njihet edhe si shumë solidar e atdhetar si në Shqipëri, Kosovë e në mërgatën shqiptare (në Zvicër) i cili Shqipërinë, Kosovën dhe trojet e Arbërore i konsideron si Tempuj e dhurata më hyjnore të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Rilindësve Kombëtar e Ismail Qemalit… njëkohësisht mbetet një Samaritan i mirë dhe Dishepull i shqiptarizmit.

Dje, me 12 nëntor 2022, në Pallatin e Kulturës në Rreshen, para shumë të pranishmeve, mërgimtari e humanisti, z. Gjon Krasniqi nga Nepolja e Pejës së Dukagjinit, për kontributin e tij të dhënë nder vite në Mirditë, është vlerësuar dinjitetshëm një njeri i Shëmbëlltyrave ndaj edhe para shumë të pranishmëve është dekoruar me “Stemën e Artë” nga Bashkia e Mirditës- kryetari i saj, Ndrecë Dedaj.

Në këtë Manifestim kulturor pos hierarkisë së pushtetit bashkiak mirditor, krijuesve të zhanreve të ndryshme nga Tirana, Mirdita e Kosova, morën pjesë edhe studiuesi i mirënjohur i vlerave koncize e hulumtuese, prof. dr. Mark Palnikaj, dr. Zef Komani e shumë veprimtarë e personalitete tjera të sferave të ndryshme.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe shumë familjarë, farefis dhe miq (nga Shqipëria, Kosova e mërgata) të z. Gjon Krasniqi, duke veçuar, z. Martin T. Krasniqi, veprimtarë në Zvicër, doajeni e veterani i arsimit, Tush N. Krasniqi, Pashk Krasniqi ish ushtarë i UÇK-së me nofkën Gjenerali, dhe miku i tij, Afrim Batalli nga Gjakova etj.

Manifestimi në fjalë është moderuar nga gazetari e profesionalisti i dëshmuar ndër kohë, z. Gjergj Marku, drejtor i drejtorisë së Kulturës së Rrëshenit, i cili përmes intonimit të himnit Kombëtar e shpalli të hapur Manifestimin në fjalë, ndaj edhe në pika të shkurtra e përshkroi Kullën e tij qe drejtohej nga paraardhësit e tij, Avdi, Sadri e Zef Smajli-Krasniqi, njëkohësisht foli edhe për bujarin dhe fisnikërinë e familjes e Kullës së tij, dhe vlerat shumëdimensionale të dëshmuara në Mirditë nga ana e bamirësit e humanistit, z. Gjon Krasniqit.

Ishte kryetari i Bashkisë së Rrëshenit, Ndrecë Dedaj, i cili i ka dorëzuar Gjon Krasniqi, “Stemën e Artë të Mirditës ” me motivacionin për vlerat e tija të dëshmuara humanitare e bamirëse dhënë Mirditës ndër kohë të ndryshme.

Nga ana e tij, z. Gjon Krasniqi, pas pranimit të “Stemës së Artë” e falënderoi kryetarin e Bashkisë së Rrëshenit duke thënë: Z. Ndrecë Dedaj, Kryetar i Bashkisë së Rrëshenit, ju faleminderit qe sot, po me nderoni me titullin ma te lartë qe e jep kjo Bashki. Kush ka vlera di të vlerësoj, prandaj keni vlerësua punën time te pakt, por me zemër të madhe e detyrim njerëzor dhe vllaznor. Nisur nga parimi ungjillor mos ta di e majta se çka jep e djathta. I Laureurari në fjalë një falënderim tjetër e bëri edhe për për miqtë e tij të çmuar të cilët e kanë mbështetur ne çdo thirrje për humanizëm si ne Shqipëri po ashtu edhe ne Kosovë duke veçuar, Sander ,Nik dhe Mark Nikolli, Gjergj Margjini , Preng dhe Lek Gjoka , Dedë Mus Martini, Martin dhe Pal Mark Krasiqinetj., njëkohësisht edhe familjen tij i cila e ka mbështet në nismat humanitare të përgjithshme.

Në këtë Manifestim fillimisht e ka marrë fjalën studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur i përmasave të larta letrare, z. Ndue Dedaj, i cili në vija të holla foli mbi veprimtarinë ekselente të humanistit Gjon Krasniqi.

Ndërsa në vazhdim ishte prof. Pal Canaj nga Klina, i cili në fjalimin e tij veç tjerash tha se: “Gjon Krasniqi, sipas prizmës së tij pasqyron profilin e njeriut të mirë shqiptar, ku në plotninë e këtij profili sintetizohen vlerat familjare, virtytet njerëzore, guximi prej atdhetari, racionaliteti intelektual dhe ndjenja prej humanisti, atribute të tija të brumosura në personalitetin e tij janë shpërfaqur me përkushtimin e tij në kohë , rrethana dhe segmente të ndryshme , në të mirë të familjes, me kontributin e dhënë në shërbim të lirisë së Kosovës, me dashamirësinë e tij në rrethet shoqërore, me prezantimin e vlerave intelektuale, si dhe me përkushtimin e tij prej humanisti të devotshëm si në Mirditë ashtu edhe në treva e tjera të etnikumit shqiptare”.

Prof. Gjon Dedaj, (ish kryetar i Rrëshenit) veç tjerash tha se: “Komplimente për përcjelljen, Gjon Krasniqi është bash florini i kësaj shoqërie dhe për shkak te veprës se Tij mundesh me e zëvendësua fjalën “Historia” me “Bamirësia” dhe vargjet shekspiriane ruajnë kuptimin e plote : “Bamirësia” njeh mijëra raste/ kur shemben yje e bien përbetime/ bukuria bie ne pak çaste / e te madhërishmit bahen copë e thërrime” !!

Me nga një fjalë rasti duke i çmuar vlerat e Gjon Krasniqit, folën edhe don Fran Kolaj, Pal M. Krasniqi (anesteziolog në Klinikën “Shën Ana” në Lucern të Zvicrës i cili edhe ishte, është dhe mbetet mbështetës i fuqishëm i vëllait të tij-Gjonit ), don Pal Tunaj, pater Nue Kajtazi, dhe z. Tomor Krasniqi.

Në emër të familjes Krasniqi, një falënderim i posaçëm për kryetarin e Bashkisë, Ndrecë Dedaj, e bëri edhe prof. Jozef P. Krasniqi etj.

Ishte ish ushtari i UÇK-së dhe ish eprori i FSK-së, tashmë në pension, z. Kristë D. Krasniqi, i cili në emër të familjes Krasniqi në shenjë falënderimi i dhuroj një guri të çmueshëm të “TREPÇËS” së Mitrovicës së Dardanisë, kryetarit të Bashkisë, z. Ndrecë Dedaj.

Me një recitim e dedikim poetik drejtuar humanistit, Gjon Krasniqit, është paraqitur edhe krijuesi, Hil Alija nga Durrësi.

Pjesa tjetër e manifestimit kulturorë pas ceremonisë së dorëzimit “Stema e Artë” bamirësit, Krasniqi, ishte konceptuar me një program artistik e kulturorë, ku të pranishmit në fjalë i argëtuan Mrikë Trumshi, Prena Beci, Kastriot Kola, Prena Beleshi, Dava Gjergji, por edhe si Arben Pacani dhe Ronaldo Mesuli.

Manifestimi në fjalë është përmbyllur me një koktej rasti për të gjithë të pranishmit.

You Might Also Like

Eksperti austriak ‘shpërthen’ pas përplasjes së presidentit serb me Osmanin – ja mesazhi i tij

Në 4 vitet e fundit u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit

Moti në Shqipëri parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare

Moti i vranët dhe me reshje shiu

Vrasja e gjyqtarit: Autori i vrasjes ishte në konflikt me 31 familje

Kosova Times November 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Çitaku: Si kaluam nga diskutimi për normalizim te grindjet e vogla për targa

Kosova Times Kosova Times November 21, 2022
Një person i vdekur, 69 të plagosur nga tërmeti i fundit në Turqi
Vuçiq takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut
Zvicra do të organizojë konferencë ndërkombëtare për paqe në Ukrainë
Kurti në Davos u takua me shefen e USAID-it, forcimi i stabiliteti rajonal temë diskutimi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?