By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti viziton fushën me luledielli në Ferizaj: Ushqimi – nga toka jonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Kurti viziton fushën me luledielli në Ferizaj: Ushqimi – nga toka jonë
Bujqësi

Kurti viziton fushën me luledielli në Ferizaj: Ushqimi – nga toka jonë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/13 at 2:09 PM
Kosova Times Published July 13, 2024
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar fushën e mbjellë me luledielli nga fermeri Shukri Sallahu në Zllatar të Komunës së Ferizajt.

 

Ndonëse rezultati përfundimtar i fushës së mbjellë me luledielli do të shihet në fund të muajit gusht, kryeministri Kurti shprehu përgëzime për punën e deritanishme të fermerit Sallahu i cili këtë vit mbolli 53 hektarë, derisa vitin e kaluar pati mbjellur 30 hektarë me luledielli.

“E përgëzova për punën dhe për rezultatin i cili shihet qysh tash ndonëse përfundimisht do ta shohim në fund të gushtit atëherë kur kjo fushë me luledielli do të korret dhe do të mund të ngarkohet për t’u shndërruar në vaj”, tha kryeministri.

Ai shtoi se Ministria Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka subvencionuar vitin e kaluar fermerët që kanë mbjellë gjithsej 280 hektarë me luledielli, ndërkaq sivjet kanë pranuar aplikime për subvencionim për 1100 hektarë me luledielli.

“Ushqimi ynë në tryezat tona duhet të jetë nga toka jonë në të gjitha kulturat bujqësore që mund të bëhen në Kosovën tonë të dashur”, përfundoi kryeministri Kurti.

Ndërkaq, Shukri Sallahu, fermer i fshatit Zllatar, pati falënderim të veçantë për kryeministrin. Ai tha se me lehtësimin e procedurave për aplikim dhe rritjen e subvencioneve për fermerët nga Qeveria, është rritur edhe vullneti për punë.

Kurti u shoqërua nga zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, deputetët e Kuvendit, Valon Ramadani, Shqipe Metaj Isufi, Adelina Grainca dhe Enver Haliti.

Këtë vit në mesin e shumë kulturave tjera bujqësore, fermerët aplikues përfituan subvencione prej 454 euro për një hektar të mbjellur me luledielli nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

You Might Also Like

Çmimet bujqësore rriten për 8.2%

Temperaturat e larta ulin rendimentin e patates, shitja me çmim të mirë

Fillon vaksinimi nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit të kafshëve të egra

Rreziku nga `Gjuha e Kaltër`, ndalohet importi i kafshëve nga Mali i Zi

Kosova kryeson Grupin Rajonal për Zhvillimin Rural

Kosova Times July 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Klubi i pingpongut ‘’Priping’’ pjesëmarrës në ‘European Trophy’ në Zagreb

Kosova Times Kosova Times December 5, 2023
Restaurohet shtëpia tradicionale e familjes Safqi në Prishtinë
Danimarka e Anglia ndahen baras
Kurti: Ata kriminelë që plagosën policin do të ndiqen dhe dënohen
Italia ka miratuar ekstradimin e një ukrainasi në rastin e bombardimit të gazsjellësit Nord Stream 2
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?