By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini ka një taktikë të re. Ushtarët e vdekur bëhen “dezertorë” për të mbuluar humbjet e tyre
December 8, 2025
Zelensky zbret në Londër përpara takimeve kyçe të BE-së dhe NATO-s
December 8, 2025
Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake për dy vjet
December 8, 2025
Droni godet një kopsht dhe një spital në Sudan. 114 persona të vrarë, përfshirë 63 fëmijë
December 8, 2025
Delegacioni i BQK-së viziton Bankën e Italisë
December 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Veriut dënon deklaratën e samitit të NATO-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Koreja e Veriut dënon deklaratën e samitit të NATO-s
Lajme

Koreja e Veriut dënon deklaratën e samitit të NATO-s

Kosova Times
Last updated: 2024/07/13 at 3:42 PM
Kosova Times Published July 13, 2024
Share
SHARE

Koreja e Veriut ka dënuar deklaratën e samitit të NATO-s të mbajtur në Uashington, përmes së cilës u dënuan eksportet e armëve verikoreane në Rusi. Pheniani e quajti këtë dokument “të paligjshëm”, raportoi media shtetërore verikoreane më 13 korrik.

Në deklaratën e përbashkët të lëshuar këtë javë, liderët e NATO-s kritikuan Korenë e Veriut për ndihmën që i ofron luftës së Rusisë kundër Ukrainës “duke i ofruar mbështetje direkte ushtarake” Moskës.

Liderët e NATO-s po ashtu shprehën “shqetësim të thellë” lidhur me mbështetjen që Kina i ofron Rusisë.

Pheniani vazhdimisht mohon pretendimet se i dërgon armë Rusisë, por në qershor lideri verikorean, Kim Jong Un, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkruan një marrëveshje që përfshin edhe zotimin se shtetet do të ndihmojnë njëri-tjetrin nëse ndonjëri do të sulmohej.

Media shtetërore në Korenë e Veriut tha se Ministria e Jashtme e shtetit “dënon dhe refuzon fuqishëm” deklaratën e NATO-s.

Duke cituar një zëdhënës i Ministrisë, KCNA raportoi se deklarata “nxit një Luftë të re të Ftohtë dhe konfrontim ushtarak në shkallë globale” dhe kërkon “një forcë të re dhe mënyrë të re kundërveprimi”.

Në margjinat e samitit të NATO-s, Seuli dhe Uashingtoni gjatë kësaj jave nënshkruan një udhëzues për sistemin e integruar të parandalimit në Gadishullin Korean për të zmbrapsur kërcënimet bërthamore dhe ushtarake që vijnë nga Koreja e Veriut.

Zyra e Presidentit në Korenë e Jugut tha se Seuli dhe Uashingtoni do të kryejë stërvitje të përbashkëta ushtarake për të ndihmuar në zbatimin e udhëzuesit të ri, që formalizon dislokimin e aseteve bërthamore të ShBA-së në dhe përreth Gadishullit Korean për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur sulmeve të mundshme bërthamore nga Pheniani.

Në një deklaratë të ndarë të publikuar po të shtunën, Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Veriut akuzoi Seulin dhe Uashingtonin se me nënshkrimin e udhëzuesit, ata “qëllimshëm po rrisin përgatitjet e tyre për një luftë bërthamore” kundër Veriut.

Raportet mes dy Koreve janë në pikën më të ulët ndër vite, teksa Pheniani ka intensifikuar testimin e armëve dhe është afruar më shumë me Rusinë.

You Might Also Like

Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

KQZ miraton dizajnin e fletëvotimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ambasadori i BE-së takoi krerët e katër komunave të veriut të vendit

Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar

Rexhepi: BE konfirmon shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Serbi

TAGGED: #Deklarata, #Koreja e Veriut, #Samiti i NATO-s
Kosova Times July 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Donald Trump ra dakord për një bisedë me FBI-në në lidhje me atentatin

Kosova Times Kosova Times July 29, 2024
Termocentrali Zmievskaya u shkatërrua plotësisht në rajonin e Kharkovit
DhTIK kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare
Ushtria ukrainase thotë se ia ka rrëzuar Rusisë dy avionë spiunë
Vendosja e kamerave gjatë zgjedhjeve në Kosovë – të mirat dhe mangësitë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?