By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovc ndaj Serbisë
October 11, 2025
Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori
October 11, 2025
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dislokimi i armëve të ShBA-së “mund t’i bëjë kryeqytet evropiane caqe të Rusisë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dislokimi i armëve të ShBA-së “mund t’i bëjë kryeqytet evropiane caqe të Rusisë”
Rajon / Botë

Dislokimi i armëve të ShBA-së “mund t’i bëjë kryeqytet evropiane caqe të Rusisë”

Kosova Times
Last updated: 2024/07/13 at 5:19 PM
Kosova Times Published July 13, 2024
Share
SHARE

Kremlini paralajmëroi se dislokimi në Gjermani i raketave të Shteteve të Bashkuara do t’i bëjë kryeqytetet evropiane caqe për raketat ruse. Moska tha se kjo do të ishte një përsëritje e konfrontimit të stilit të Luftës së Ftohtë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimtry Peskov, foli për një “paradoks” në të cilin, “Evropa është cak i raketave tona, shteti ynë është cak i raketave amerikane në Evropë”.

“Ne kemi kapacitete të mjaftueshme për t’iu bërë ballë këtyre raketave, por viktimat potenciale janë kryeqytetet e këtyre shteteve”, tha ai për televizionin shtetëror rus, Russia 1.

Peskov aludoi se një konfrontim i tillë do ta minonte Evropën si tërësi.

“Evropa nuk po kalon në periudhën e saj më të mirë. Në një konfigurim tjetër, përsëritja e historisë është e pashmangshme”, tha ai, kur gazetari i Russia 1, Pavel Zarubin tha se Lufta e Ftohtë kishte përfunduar me kolapsimin e Bashkimit Sovjetik.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën, gjatë samitit të NATO-s, se do të dislokojë në mënyrë periodike armë me rreze të gjatë veprimi, përfshirë raketat lundruese Tomahawk, në Gjermani nga viti 2026, si pjesë e strategjisë parandaluese.

“Ushtrimi i këtyre aftësive të avancuara do të demonstrojë angazhimin e ShBA-së ndaj NATO-s dhe kontribuuesve të aleancës për strategjinë e integruar evropiane të parandalimit”, tha Shtëpia e Bardhë.

Kremlini e ka kritikuar vendimin e ShBA-së për dislokimin e armëve në Gjermani, duke e akuzuar Uashingtonin se ka bërë një hap drejt një Lufte të re të Ftohtë dhe për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në konfliktin në Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha një ditë më parë se ministri i Mbrojtjes, Andrei Selousov, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin, dhe dy zyrtarët kanë diskutuar për uljen e rrezikut “të një përshkallëzimi të mundshëm”.

Shtetet e NATO-s kanë forcuar mbrojtjen e tyre në Evropë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.

You Might Also Like

Ja si dukej sheshi i pengjeve: Natanyahu u fishkëllye, Trump u duartrokit në këmbë

57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine

Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre

Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë

Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut

TAGGED: #Rusia, #ShBA
Kosova Times July 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Plantacioni i drogës në Pejë, shpallen në kërkim 5 shtetas të Shqipërisë

Kosova Times Kosova Times October 15, 2024
Hyn në fuqi ligji i ri gjerman që lehtëson rrugën për dyshtetësi 1 orë më herët
Vuçiq: SHBA do të vendosë sanksione ndaj industrisë serbe të naftës
Kreshnik Mahmuti dhe Shega Hashani Fitues të turneut “Adem Jashari”
Grupet palestineze lansojnë barazh raketash drejtë Izraelit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?