By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?
June 5, 2025
Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë
June 5, 2025
Ky njeri dyshohet se qëndron pas sulmit historik, rusët kanë nisur një kërkim njerëzish. Kush është ai?
June 5, 2025
Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”
June 5, 2025
Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tiranë, dhunohet gazetari-Doçi: Goditje për shkak të detyrës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Tiranë, dhunohet gazetari-Doçi: Goditje për shkak të detyrës
Rajon / Botë

Tiranë, dhunohet gazetari-Doçi: Goditje për shkak të detyrës

Kosova Times
Last updated: 2022/11/13 at 11:10 PM
Kosova Times Published November 13, 2022
Share
SHARE

Gazetari Adriatik Doçi, i njohur për shkrime investigative në Report Tv dhe Shqiptarja.com, u godit sot me grushte nga një person ende i paidentifikuar.

Kështu bëri të ditur policia në njoftimin e ngjarjes, duke theksuar se hetuesit dhe forcat e rendit po kontrollojnë zonën, ndërsa hetuesit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gazetari Doçi ka deklaruar se beson që sulmi ndaj tij ka ndodhur për shkak të detyrës, kur një grup personash e kanë ndjekur dhe një prej tyre e ka goditur pas shpine me grushte dhe sende të forta në afërsi të banesës së tij.

Personi që e sulmoi ishte rreth 25 vjeçar, sipas tij, me kapuç, pjesëtar i një grupi që e ndoqi dhe e goditi befasisht nga pas, ndaj nuk arriti të identifikonte asnjë prej tyre.

Ai është shprehur se sulmi mund të jetë nxitur nga segmente të krimit dhe korrupsionit. Zoti Doçi dëshmoi në polici se u sulmua befasisht nga pas dhe se nuk arriti të identifikonte autorët e sulmit.

“Ky sulm burracakësh më shton kurajën për të raportuar dhe nuk më ndal në punë e as më largon nga Shqipëria”, është shprehur Doçi.

Ai shtoi se më herët ka patur kërcënime verbale, për shkak të detyrës, por jo dhunë fizike, një akt që ndodhi sot kundër tij për herë të parë.

Dy vjet më parë komisioni parlamentar për sigurinë zhvilloi një seancë dëgjimore me gazetarin investigativ Adriatik Doçi, i cili kishte publikuar disa shkrime që vinin në dyshim saktësinë ligjore të disa dekreteve për dhënien e shtetësisë shqiptare nga ish presidenti i Republikës Ilir Meta.

Zoti Meta i ka hedhur poshtë këto akuza, duke theksuar se të gjithë veprimet e tij në këtë fushë janë në përputhje me ligjin.

Gazetari Adriatik Doçi u thirr nga deputetët e komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare pas shkrimeve të tij se presidenti Meta ka dhënë shtetësi shqiptare në shkelje të ligjit, disa personave të inkriminuar nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, një futbollisti afrikan brenda disa orësh, si dhe fshirjen e dekreteve nga faqet online të institucionit.

Këto janë vetëm një pjesë e vogël mes dhjetëra shkrimeve denoncuese të tij për ngjarje të dyshuara korrupsioni dhe afera për shkelje ligjore nga qeveria Berisha, mes të cilave investigimi mbi ish kompleksin sportiv Partizani, si dhe afera korruptive nga gjyqtarë dhe prokurorë.

You Might Also Like

Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?

Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë

Ky njeri dyshohet se qëndron pas sulmit historik, rusët kanë nisur një kërkim njerëzish. Kush është ai?

Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”

Trump u kërkoi vendeve të Ballkanit të pranojnë emigrantët e deportuar

Kosova Times November 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Disa njerëz u plagosën në një sulm me raketa në Odessa

Kosova Times Kosova Times April 21, 2024
Dodik në forumin në Vjenë, bisedoi me bashkëpunëtorët e Trump
BSPK-ja mbështetë “Marshin për Drejtësi” me 2 prill
BIK-u njofton se është nisur grupi i tretë për ta kryer haxhin
Donald Trump ra dakord për një bisedë me FBI-në në lidhje me atentatin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?