By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025
November 3, 2025
E thjeshtë, e shijshme dhe e shëndetshme: Torte me portokall dhe çokollatë pa pjekje
November 3, 2025
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog
November 3, 2025
Katër raste të armëmbajtjes pa leje në Gjakovë dhe Prishtinë
November 3, 2025
Aksident trafiku me fatalitet në Rahovec
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: NATO-n e duam në Kosovë, Kosovën në NATO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: NATO-n e duam në Kosovë, Kosovën në NATO
Lajme

Kurti: NATO-n e duam në Kosovë, Kosovën në NATO

Kosova Times
Last updated: 2024/07/14 at 5:16 PM
Kosova Times Published July 14, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ekzistojnë disa arsye që jo vetëm që qytetarët e Kosovës të mos largohen nga Kosova por madje edhe për t’u kthyer në atdhe, raporton Koha.net.

Në një fjalim në mbledhjen e 55-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të dielën, Kurti ka thënë se Kosova ka qeverisje të mirë.

“Tash kemi rritje ekonomike dhe stabilitet institucional, progres shoqëror me qeverisje të mirë, sundim të ligjit e shtrirje të sovranitetit, lëvizje të lirë e pa viza për shumë vende. Këto janë arsye jo vetëm për të qëndruar në Kosovë, por edhe për tu kthyer në atdhe”, është shprehur Kurti.

Ai ka folur edhe për regjistrimin e mërgatës, dhe u ka bërë thirrje atyre që të vazhdojnë ta bëjnë këtë.

“Regjistrimi online i mërgatës po vazhdon. Ai është i hapur deri në fund të muajit gusht e edhe nga këtu sot u bëj thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tonë të dashur që patjetër të regjistrohen ata të cilët tashmë nuk e kanë bërë këtë gjë dhe jo vetëm kaq”, ka deklaruar kryeministri.

Kurti si të arritur e ka përmendur edhe statusin e anëtarit të asociuar që Kosova mori para disa muajsh në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

“Në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Kuvendi ynë me shumicë dërmuese të votave të delegatëve të shteteve anëtarë të NATO-s mori statusin e anëtarit të asociuar. NATO-n e duam në Kosovë. Kosovën e duam në NATO”, ka thënë ai.

Derisa ka folur për fushën e energjisë, Kurti ka konsideruar se ka pasur rezultate të rëndësishme, të cilat madje i ka vlerësuar si historike.

“Fillimisht funksionalizuam bursën e përbashkët të energjisë elektrike me Shqipërinë – ALPEX pas shkëputjes nga blloku energjetik me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut dhe bashkimin me bllokun energjetik rregullues me Shqipërinë, inaugurimi i bursës ALPEX është arritja tjetër e madhe në pavarësimin tonë energjetik, si dhe në bashkëpunimin tonë kombëtar”, është shprehur ai.

You Might Also Like

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Katër raste të armëmbajtjes pa leje në Gjakovë dhe Prishtinë

Aksident trafiku me fatalitet në Rahovec

51 aksidente trafiku dhe 23 persona të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Kosova Times July 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla: Kosova është tregim suksesi i Perëndimit

Kosova Times Kosova Times September 4, 2024
Konjufca: Nëse nuk ndëshkohet, Serbia mund ta përsëris skenarin e Banjskës
Detaje te reja nga dokumentari shokues per Pamela Anderson: “Ai ishte 25 vjeç dhe unë 12. Më përdhunoi nga…”
Vrasja me pagesë në Deçan, ky është arsyetimi i Gjykatës së Apelit për kthimin e rastit në rigjykim
Horoskopi ditor për 23 shtator 2024!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?