By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OEK: Vendimi i Qeverisë për automjetet 7.5 tonë po i dëmton rëndë bizneset
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > OEK: Vendimi i Qeverisë për automjetet 7.5 tonë po i dëmton rëndë bizneset
Lajme

OEK: Vendimi i Qeverisë për automjetet 7.5 tonë po i dëmton rëndë bizneset

Kosova Times
Last updated: 2024/07/15 at 4:31 PM
Kosova Times Published July 15, 2024
Share
SHARE

Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar të hënën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë, i cili ka hyrë në fuqi më 14 korrik. Sipas OEK-së, ky vendim ka shkaktuar shqetësime dhe humbje të mëdha te bizneset.

“Ndërkohë që e kuptojmë nevojën për ruajtjen e infrastrukturës rrugore gjatë periudhave të temperaturave të larta, ky vendim ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe shumë të rëndë mbi operimin e rregullt të kompanive dhe aktiviteteve ekonomike brenda dhe jashtë vendit tonë. Duke pasur parasysh se shumica absolute e lëndës së parë importohet në vendin tonë, atëherë si pasojë e këtij vendimi kompanitë prodhuese vendore do të kenë sfidë kryesore sigurimin e lëndës së parë nga vendet tjera”, konsideron OEK.

Për më tepër, kompanitë prodhuese, sipas tij, kanë drojë se mund të humbasin tregjet e jashtme të fituara me shumë mund, “për shkak të kufizimeve të eksportit, veçanërisht për produktet sezonale vendore që mund të eksportohen vetëm në këtë periudhë”.

Kompanitë tregtare dhe ato transportuese, sipas kësaj ode, po përballen me çrregullime në zinxhirin e furnizimit, të cilat do të shkaktojnë rritje të shpenzimeve për kompanitë vendore dhe si rezultat nuk do të jenë në gjendje t’i përballojnë këto kosto.

“Duke konstatuar se asnjë vend i rajonit nuk ka vendosur kufizime të tilla, nuk e shohim të arsyeshme që vetëm Kosova të vendosë një kufizim të tillë, sidomos duke e ditur se rrugët tona janë ndërtuar me cilësi shumë më të lartë se ato të vendeve të rajonit. Në emër të komunitetit të biznesit, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës të shqyrtojë edhe një herë këtë masë të ndalimit, për të mos dëmtuar biznesin dhe për të mos humbur tregjet e jashtme, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e eksportit të vendit tonë”, thuhet në reagimin e OEK-së. /Kosovatimes/

 

You Might Also Like

Kurti e Mesiq biseduan për rritjen e bashkëpunimit Kosovë-Kroaci

Kosova anëtare e GS1M, barkodet kosovare tashmë të njohura globalisht

Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO

BE-ja mbështet vërejtjet e Dhomës së Tregtisë për tregun energjetik

Zejnullahu në Athinë kryeson mbledhjen e Bordit të Komunitetit të Energjisë

TAGGED: #Automjetet 7.5 tonë, #Dëmton rëndë bizneset, #OEK, #Vendimi i Qeverisë
Kosova Times July 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Irani: Do të formojmë aleancë detare me shtetet e Gjirit

Kosova Times Kosova Times June 3, 2023
Gërvalla: Agim Ramadani ishte lider me vizion të qartë për Kosovën e lirë
Uebfaqja e Reporterëve pa Kufij u bllokua në Rusi
Holanda i kërkon BE-së të anulojë regjimin pa viza për Serbinë nëse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë
Arabia Saudite godet Rusinë: OPEC rrit ndjeshëm prodhimin e naftës për muajin e tretë radhazi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?