By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon
June 27, 2025
Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës
June 27, 2025
Ismaili: BQK për dy vite kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës
June 27, 2025
Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rrjeti energjisë për çdo vit ngarkohet me 30 mijë konsumator të rinj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Rrjeti energjisë për çdo vit ngarkohet me 30 mijë konsumator të rinj
Lajme

Rrjeti energjisë për çdo vit ngarkohet me 30 mijë konsumator të rinj

Kosova Times
Last updated: 2022/11/14 at 10:53 AM
Kosova Times Published November 14, 2022
Share
SHARE

Çdo vit në rrjetin e distribuimit të KEDS-it, kyçen pothuajse 30 mijë konsumatorë të rinj. Kjo bën që të ngarkohet rrjeti i energjisë elektrike edhe më shumë. Ndërkohë “Termokos”, po vazhdon me zgjerimin e rrjetit në lagje të ndryshme të kryeqytetit, ku në proces janë 141 objekte në Lagjen “Mati 1”.

Ndërtimi i hovshëm i objekteve shumëkatëshe, ka bërë që shumë prej tyre të ngrohen me nxehje qendrore me rrymë, apo nxehëse elektrike mobile.  E të gjitha këto po ndikojnë në mbingarkim të rrjetit elektrik si dhe rritjen marramendëse të konsumit gjatë stinës së dimrit. Çdo vit në rrjetin e distribuimit të KEDS-it, kyçen pothuajse 30 mijë konsumatorë të rinj, thotë për Radio Kosovën zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

“Minimumi 30 mijë brenda vitit.  Po flasim për një shifër relativisht të lartë e cila nga viti në vit po përcillet me trendë pothuajse të njëjtë. Po flasim për shifra të larta që ndodhin nga viti në vit si pasojë e ndërtimeve të shumta që ndodhin në vend. Kjo ka sjellë edhe ngarkesë të vazhdueshme të konsumit e që viteve të fundit diku ka kaluar mbi 40 për qind rritja e konsumit”, tha Buzhala.

Nga ana tjetër, Ngrohtorja e qytetit “Termokos” është vazhdimisht në zgjerimin e rrjetit në kryeqytet. Zëdhënësja  Afërdita Uka duke folur për Radio Kosovën thotë se aktualisht në proces të kompletimit të nënstacioneve të ngrohjes, janë 141 objekte banesore në Lagjen Mati 1, ku 17 prej tyre janë kyçur. Sipas saj, punimet kanë filluar edhe në disa pjesë të kryeqytetit.

“Pjesa tjetër e Lagjes “Mati 1” jemi në pritje që të përfundojë pjesa e rrjetit sekondar të ngrohjes. Ditë më parë kanë filluar punimet edhe për hapjen e kanaleve dhe vendosjes së zgjerimit në Lagjen “Arbëria”, ku janë 43 objekte banesore që do të kyçen për herë të parë në rrjetin e ngrohtores”, tha Uka.

Kyçja në rrjetin e Ngrohtores “Termokos”, ka rol pozitiv si në aspektin e amvisërisë dhe atë afarist, vlerëson për Radio Kosovën Safet Fazliu, nga Qendra e Mbështetjes së Bizneseve.

“ Zgjerimi i rrjetit të ngrohtores së qytetit në veçanti në Prishtinë, do të ndikonte në reduktimin e shfrytëzimit të energjisë elektrike dhe rrjedhimisht do të kishim një konsum më të ulët të energjisë elektrike e që do të kishte efekt pozitiv te shumë faktorë”, tha Fazliu.

Ndryshe, sipas përllogaritjeve të ekspertëve të energjisë, shpenzimin më të madh të energjisë elektrike në shtëpitë apo banesat gjatë stinës së dimrit e përbën ngrohja qendrore me rrymë, me diku 70  për qind të shumës totale të faturës mujore.

KEDS-i ka lëshuar një varg rekomandimesh për kursimin e rrymës, duke thënë se edhe hapat e vegjël do të ndihmonin në përmirësimin e situatës energjetike, para stinës së dimrit.

You Might Also Like

Ismaili: BQK për dy vite kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës

Prodhimet vendore shpesh më të shtrenjta se ato të importit

Kurti e Murati takojnë drejtues të Odës Ekonomike të Gjenevës

Rafuna: Shumica e bizneseve kanë dorëzuar padi kundër ZRRE-së|

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Kosova Times November 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Jeta në Mariupolin e rrënuar

Kosova Times Kosova Times November 1, 2022
Çfarë duhet të dini për modelin kroat?
Kritiku i Kremlinit, Ilya Yashin, vendoset në izolim
PRESIDENTI IRANIAN RAISI KËRCËNOI: “Edhe veprimi më i vogël do të përballet me një përgjigje serioze, të gjerë dhe të dhimbshme
PSRK kërkon nga Apeli që lënda ndaj ish-deputetit Frashër Krasniqi dhe të tjerëve të kthehet në rigjykim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?